Para se tė vijė Ai

“Ju lutemi, o vėllezėr, lidhur me ardhjen e Zotit tonė Jezu Krisht dhe me tubimin tonė me tė, tė mos lejoni qė menjėherė t’ju prishet mendja ose tė trazoheni as prej fryme, as prej fjale, as prej ndonjė letre gjoja tė shkruar prej nesh, thua se ja, erdhi dita e Krishtit. Askush tė mos ju gėnjejė kursesi, sepse ajo ditė nuk do tė vijė, pa ardhur mė parė rėnia dhe pa u shfaqur njeriu i mėkatit, i biri i humbjes, kundėrshtari, ai qė lartėson veten mbi ēdo gjė qė quhet perėndi ose objekt adhurimi, aq sa tė shkojė e tė rrijė nė tempullin e Perėndisė si Perėndi, duke e paraqitur veten se ėshtė Perėndi
(2 Thesalonikasve 2:1-4)

Parathėnie
Ne besojmė se Zoti Jezu Krisht do tė kthehet njė ditė nė kėtė botė, pėr tė ngritur mbretėrinė e Tij mijėvjeēare. Besojmė gjithashtu se disa vite para kėsaj ngjarjeje, Zoti do ta rrėmbejė Kishėn pėr nė qiell. Nė kėtė studim, do t’i hedhim njė vėshtrim tė shkurtėr kushteve qė do tė egzistojnė mbi tokė para ardhjes sė dytė tė Krishtit.

Shkelja e ligjit   
“Misteri i paudhėsisė nė fakt ėshtė tashmė nė veprim, duke pritur vetėm qė tė hiqet nga mesi ai qė e ndalon tashti” (2 Thesalonikasve 2:7).
Nuk mund ta mohojmė se jetojmė nė njė epokė kur shkelja e ligjit egziston nė mbarė botėn. Qė nga terrorizmi e deri tek vjedhja mė e vogėl, tė gjithė njerėzit, sikur po bėjnė atė qė atyre u duket e drejtė, sidomos kur duket sikur ata qė janė nė pushtet, janė tė pafuqishėm pėr tė zbatuar ligjet e drejta. “Nė atė kohė nuk kishte asnjė mbret nė Izrael; secili bėnte atė qė i dukej e drejtė nė sytė e tij” (Gjyqtarėt 21:25). Ata qė janė pėrgjegjės pėr ruajtjen e ligjit, duket sikur janė gati t’i pengojnė dhe t’i akuzojnė tė gjithė ata qė duan perėndishmėrinė dhe drejtėsinė. Ēdo komb qė e braktis Perėndinė, do tė gjejė vetėm tė liga tė mėdha nė rrugėt e tij. “Tė pabesėt do tė zbresin nė Sheol; po, tė gjitha kombet qė harrojnė Perėndinė” (Psalmi 9:17). Humanizmi, fetė e rreme, dhe ata qė bėjnė mirė dhe kujtojnė se janė tė shpėtuar, jo vetėm qė e kanė verbuar drejtėsinė, por ia kanė nxjerrė jashtė sytė komplet asaj.

Rėnia  
“Askush tė mos ju gėnjejė kursesi, sepse ajo ditė nuk do tė vijė, pa ardhur mė parė rėnia” (2 Thesalonikasve 2:3).
Shkelja e ligjit gjithmonė tė ēon nė mėkat tė madh. Bota ėshtė e neveritshme nė sytė e Perėndisė dhe qėndron nė prag tė ndėshkimit. Po ē’mund tė themi lidhur me Kishėn? Nė vend qė Kisha t’i japė mėsim botės, ajo ndikohet nga bota. Ata qė thonė se janė tė krishterė, nuk e quajnė gabim tė jetuarit sipas tė njėjtave standarte si tė atyre qė nuk janė besimtarė. Mėsimet dhe doktrinat e Kishės janė harruar, dhe nė vend tė tyre egzistojnė ato mėsime qė tė gudulisin veshėt: “Sepse do tė vijė koha kur njerėzit nuk do ta durojnė doktrinėn e shėndoshė, por, sipas ėndjeve tė veta, do tė mbledhin grumbull mėsues pėr tė gudulisur veshėt dhe do t’i largojnė veshėt nga e vėrteta e do t’i sjellin drejt pėrrallave” (2 Timoteut 4:3-4). Predikuesit e ditėve tė sotme ofrojnė helm tė lyer me sheqer, nė vend qė tė predikojnė mėsime biblike qė tė prekin shpirtin. Anėtarėt e kishave tė sotme dinė gjithēka rreth kėngėtarėve tė rinj tė muzikės rrok, por nuk dinė asgjė rreth Zotit Jezus Krisht.

Frenuesi
“Tani e dini atė qė e ndalon atė qė tė shfaqet vetėm nė kohėn e vet. Misteri i paudhėsisė nė fakt ėshtė tashmė nė veprim, duke pritur vetėm qė tė hiqet nga mesi ai qė e ndalon tashti” (2 Thesalonikasve 2:6-7).
Fryma e Shenjtė ka njė shėrbesė tė dyfishtė. Sė pari, Ai i bind njerėzit se janė mėkatarė dhe i bėn qė tė kthen tek Krishti: “Dhe kur tė ketė ardhur, ai do ta bindė botėn pėr mėkat, pėr drejtėsi dhe pėr gjykim” (Gjoni 16:8). Sė dyti, Ai e ndalon Satanain qė tė bėjė si t’i dojė qejfi nė kėtė botė; pėrndryshe gjendja e kėsaj bote do ishte shumė mė e keqe.
Ka shumė mundėsi qė ky ndikim frenues i Frymės sė Shenjtė do tė largohet nga bota, ndoshta nė kohėn kur Kisha do tė rrėmbehet nga Perėndia pėr nė parajsė, sepse Kisha ėshtė tempulli i Frymės: “A nuk e dini se trupi juaj ėshtė tempulli i Frymės sė Shenjtė qė ėshtė nė ju, tė cilin e keni nga Perėndia, dhe se nuk i pėrkitni vetvetes?” (1 Korintasve 6:19). “Sepse, po tė besojmė se Jezusi vdiq dhe u ringjall, besojmė gjithashtu qė Perėndia do tė sjellė me tė, me anė tė Jezusit, ata qė kanė fjetur. Dhe kėtė po jua themi me fjalėn e Zotit: ne tė gjallėt, qė do tė mbetemi deri nė ardhjen e Zotit, nuk do tė jemi pėrpara atyre qė kanė fjetur, sepse Zoti vetė, me njė urdhėr, me zė kryeengjėlli dhe me borinė e Perėndisė, do tė zbresė nga qielli dhe ata qė vdiqėn nė Krishtin do tė ringjallen tė parėt; pastaj ne tė gjallėt, qė do tė kemi mbetur, do tė rrėmbehemi bashkė me ata mbi retė, pėr tė dalė pėrpara Zotit nė ajėr; dhe kėshtu do tė jemi pėrherė bashkė me Zotin” (1 Thesalonikasve 4:14-17).
Heqja e ndikimit frenues tė Frymės sė Shenjtė duhet tė ndodhė para se Krishti tė themelojė mbretėrinė e Tij mijėvjeēare. Nuk e imagjinojmė dot se sa vėshtirė do tė jetė atėherė kur forcat e demonėve do tė lihen tė lira mbi tokė. “Prandaj gėzohuni, o qiej, dhe ju qė rrini nė ta. Mjerė ju banorė tė tokės e tė detit, sepse zbriti djalli drejt jush duke pasur zemėrim tė madh, duke ditur se ka pak kohė” (Zbulesa 12:12).

Shfaqja e Antikrishtit
“Askush tė mos ju gėnjejė kursesi, sepse ajo ditė nuk do tė vijė, pa ardhur mė parė rėnia dhe pa u shfaqur njeriu i mėkatit, i biri i humbjes, kundėrshtari, ai qė lartėson veten mbi ēdo gjė qė quhet perėndi ose objekt adhurimi, aq sa tė shkojė e tė rrijė nė tempullin e Perėndisė si Perėndi, duke e paraqitur veten se ėshtė Perėndi.” (2 Thesalonikasve 2:3-4).
Kapitulli 13 i Zbulesės na tregon diēka reth asaj qė do tė ndodhė, kur tė shfaqet Antikrishti dhe tė marrė adhurimin e botės. Edhe pse ai ndoshta nuk do tė mund ta ketė nėn kontroll tė gjithė botėn, s’ka dyshim qė tė gjithė qeveritarėt dhe qytetarėt e botės do ta pėrqėndrojnė vėmendjen tek ai. Ai do tė adhurohet prej tyre njėsoj sikur tė ishte perėndi. Mbretėria e Antikrishtit do tė zgjasė rreth 7 vjet, dhe do tė ngrihet para ardhjes sė dytė tė Zotit. “Bisha” do tė synojė qė tė kontrollojė jetėt e tė gjithė atyre qė kanė mbetur nė botė, si nga ana fizike, ashtu edhe nga ajo shpirtėrore. Ai do t’ia arrinte kėtij qėllimi, po qe se nuk do tė ndėrhynte Zoti me ardhjen e Tij.

Shkatėrrimi i Antikrishtit
“Atėherė do tė shfaqet ky i paudhė, tė cilin Zoti do ta shkatėrrojė me hukatjen e gojės sė tij dhe do ta asgjėsojė me tė dukurit e ardhjes sė tij. Ardhja e atij tė paudhi do tė bėhet me anė tė veprimit tė Satanit, bashkė me ēudira, shenja dhe mrrekullish tė rreme, dhe nga ēdo mashtrim ligėsie pėr ata qė humbin, sepse nuk pranuan ta duan tė vėrtetėn pėr tė qenė tė shpėtuar” (2 Thesalonikasve 2:8-10).
Zoti do ta shkatėrrojė “tė paudhin”, kur tė kthehet. Mbretėria e tij e ligė do tė zhduket pėrnjėherėsh, dhe ai do tė hidhet nė liqenin e zjarrtė: “Dhe pashė bishėn, dhe mbretėrit e dheut, dhe ushtritė e tyre tė mbledhura qė tė bėnin luftė kundėr atij qė kalėronte kalin dhe kundėr ushtrisė sė tij. Dhe bisha u kap, dhe bashkė me tė profeti i rremė qė kishte bėrė shenja pėrpara saj, me tė cilat i mashtroi ata qė morėn damkėn e bishės, dhe ata qė adhuruan figurėn e saj; qė tė dy i hodhėn tė gjallė nė liqenin e zjarrtė qė digjet me squfur” (Zbulesa 19:19-20).

Pėrfundim
Shenjat e ditėve tė fundit para ardhjes sė Krishtit janė kudo pėrreth nesh. Ritmi gjithnjė e nė rritje i “misterit tė paudhėsisė” nganjėherė edhe na frikėson. Kudo shohim evidenca tė “gėnjimit tė madh” (2 Thesalonikasve 2:11). Mėkati mbizotėron si nė botė, ashtu edhe nė kishė, dhe tė paktė janė ata qė synojnė t’i paralajmėrojnė tė tjerėt pėr pasojat e kėsaj shkelje tė ligjit. Brezi i sotėm dėshiron gėnjeshtrat nė vend tė sė vėrtetės, sepse e vėrteta e fjalės sė Perėndisė iu duket e neveritshme. “Sepse kushdo qė bėn gjėra tė mbrapshta e urren dritėn dhe nuk vjen te drita, qė tė mos zbulohen veprat e tij; por kush bėn tė vėrtetėn vjen te drita, qė veprat e tij tė zbulohen, sepse u bėnė nė Perėndinė” (Gjoni3:20-21).
Pavarėsisht nga kėto kushte, ne e kemi pėr detyrė tė bėjmė dy gjėra: 1) Tė vazhdojmė ta predikojmė Ungjillin e Krishtit derisa tė vijė Ai: “Shkoni, pra, dhe bėni dishepuj nga tė gjithė popujt duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Frymės sė Shenjtė, dhe duke i mėsuar tė zbatojnė tė gjitha gjėrat qė unė ju kam urdhėruar. Dhe ja, unė jam me ju gjithė ditėt, deri nė mbarim tė botės” (Mateu 28:19-20). 2) Ta ruajmė veten nga ēdo veprim dhe standart i ligė i kėsaj bote: “Feja e pastėr dhe pa njollė pėrpara Perėndisė dhe Atit ėshtė kjo: tė vizitosh jetimėt dhe tė vejat nė pikėllimet e tyre dhe ta ruash veten tė pastėr nga bota” (Jakobi 1:27) dhe “qė ta nxjerrė atė pėrpara vetes tė lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjė gjė tė tillė, por qė tė jetė e shenjtė dhe e paqortueshme” (Efesianėve 5:27).

Page created 11 February 2006