Pavdekėsia e shpirtit (Pjesa 2)

“Dhe, si u bė i pėrkryer, u bė vepronjėsi i shpėtimit tė amshuar pėr tė gjithė ata qė qė i binden” (Hebrenjve 5:9).

Parathėnie

Nė studimin tonė tė mėparshėm, vumė re se si autorėt e Dhiatės sė Vjetėr dhe tė Re nuk i pranuan idetė e rreme tė rėnies nė gjumė tė shpirtit dhe tė zhdukjes pėrfundimtare tė tij. Nė pjesėn e dytė lidhur me kėtė temė, do t’i hedhim njė sy asaj qė ndodh pas vdekjes, si edhe shpėrblimeve qė marrin ata qė e ndjekin Krishtin.

Parajsa

Nė mėsimet e Tij, Zoti Jezus Krisht na vė nė dukje faktin e pavdekėsisė sė shpirtit. Historia e pasanikut dhe e Llazarit (qoftė kjo e vėrtetė apo njė shėmbėlltyrė) tek Luka 16:19-31 na tregon se jeta vazhdon edhe pėrtej varrit. Mateu 22:31-32 ėshtė provė absolute nga goja e Krishtit se jeta nuk pėrfundon me vdekjen: “Pastaj sa pėr ringjalljen e tė vdekurve, a nuk e keni lexuar ē’ju ishte thėnė nga Perėndia kur thotė: "Unė jam Perėndia i Abrahamit, Perėndia i Isakut dhe i Jakobit"? Perėndia nuk ėshtė Perėndia i tė vdekurve, por i tė gjallėve”. Pra, si nė rastin e pasanikut nė ferr, ashtu edhe tė Llazarit nė gjirin e Abrahamit (ose nė parajsė), shohim se tė dy kėta njerėz egzistojnė nė rrethana tė ndryshme pas vdekjes. Po qe se tė vdekurit nuk do tė ringjalleshin, atėherė nuk do tė kishin kuptim mėsimet e Jezusit rreth gjykimit tė tė gjithė njerėzve pėrpara fronit tė Perėndisė (Mateu 25:31-46, Zbulesa 20).

Jezusi ėshtė Jeta dhe jo vdekja

Jezu Krishti erdhi pėr t’i sjellė njeriut dhuratėn e jetės sė pėrjetshme nė praninė e Perėndisė: “Unė kam ardhur qė tė kenė jetė e ta kenė me bollėk… Por ju nuk doni tė vini tek unė qė tė keni jetėn… Por kėto gjėra janė shkruar qė ju tė besoni se Jezusi ėshtė Krishti, Biri i Perėndisė dhe qė, duke besuar, ta keni jetėn nė emėr tė tij” (Gjoni 10:10, 5:40, 20:31). Po qe se vdekja do t’i sillte fundin jetės, atėherė duhet tė besojmė se Jezusi po gėnjente kur tha: “Nė shtėpinė e Atit tim ka shumė banesa; pėrndryshe do t’ju thoja. Unė po shkoj t’ju pėrgatis njė vend. Dhe kur tė shkoj e t’ju pėrgatis vendin, do tė kthehem dhe do t’ju marr pranė meje, qė aty ku jam unė, tė jeni edhe ju” (Gjoni 14:2-3).

Gjendja nė tė cilėn do tė ndodhen tė shpėtuarit nė tė ardhmen

Apostulli Pjetėr bėn fjalė pėr trashėgiminė tonė tė pėrjetshme nė Qiell: “Qoftė bekuar Perėndia edhe Ati i Zotit tonė Jezu Krisht, i cili me anė tė mėshirės sė tij tė madhe na rilindi pėr njė shpresė tė gjallė me anė tė ringjalljes sė Jezu Krishtit prej sė vdekurish, pėr njė trashėgim tė paprishshėm, tė panjollė dhe tė pafishkur, qė ėshtė ruajtur nė qiejt pėr ju” (1 Pjetrit 1:3-4), dhe se si kjo jetė, tė cilėn e kemi pranuar, nuk do tė prishet: “Sepse jeni ringjizur jo nga njė farė qė prishet, por qė nuk prishet, me anė tė fjalės sė Perėndisė sė gjallė dhe qė mbetet pėrjetė” (vargu 23).

Ata qė e kanė pranuar Krishtin, kanė atė jetė tė pėrjetshme, e cila i lejon qė ta shijojnė pėrjetė privilegjin e pranisė sė Perėndisė. Pali na mėson se ne, pėr momentin, kemi njė banesė tokėsore (d.m.th. trupin tonė), por njė ditė do tė marrim njė banesė hyjnore: “Ne e dimė nė fakt se, nė qoftė se kjo ēadėr, vendbanimi ynė tokėsor, prishet, ne kemi njė godinė nga Perėndia, njė banesė tė pėrjetshme, nė qiej, qė nuk ėshtė bėrė nga dorė njeriu. Sepse nė kėtė ēadėr ne psherėtijmė duke dėshėruar fort tė vishemi me banesėn tonė qiellore, nėse do tė gjindemi tė veshur e jo tė zhveshur. Sepse ne qė jemi nė kėtė ēadėr psherėtijmė duke qenė tė rėnduar, dhe pėr kėtė arsye nuk duam, pra, tė na zhveshin, por tė na veshin, qė ē’ėshtė e vdekshme tė pėrpihet nga jeta. Dhe ai qė na ka formuar pikėrisht pėr kėtė ėshtė Perėndia, i cili na dha edhe kaparin e Frymės. Ne, pra, kemi gjithnjė siguri besimi dhe e dimė se gjersa banojmė nė trup, jemi larg Zotit, sepse ecim nėpėrmjet besimit dhe jo nėpėrmjet vizionit. Por jemi tė sigurt dhe na parapėlqen mė tepėr ta lėmė trupin dhe tė shkojmė e tė banojmė bashkė me Zotin. Prandaj edhe pėrpiqemi t’i pėlqejmė atij, qoftė duke banuar nė trup, qoftė duke e lėnė atė. Sepse ne tė gjithė duhet tė dalim para gjyqit tė Krishtit, qė secili merr shpagimin e gjėrave qė ka bėrė me anė tė trupit, nė bazė tė asaj qė ka bėrė, qoftė nė tė mirėn apo nė tė keqen” (2 Korintasve 5:1-10). Nė kėto vargje, ne sigurohemi se, kur njė besimtar vdes, ai shkon nė praninė e Zotit. Po tė mos jetė e vėrtetė kjo gjė, atėherė autori i Psalmit 116 e pati gabim kur tha: “Ėshtė e ēmueshme nė sytė e Zotit vdekja e tė shenjtėve tė tij” (Psalmi 116:15). Kjo jetė e pėrjetshme iu ėshtė garantuar atyre qė i qėndrojnė besnikė Zotit: “Sipas tė priturit tim me padurim dhe me shpresė, se unė nuk do tė turpėrohem nė asnjė gjė, por me ēdo guxim, tani si gjithmonė, Krishti do tė madhėrohet nė trupin tim, ose me jetėn ose me vdekjen. Sepse pėr mua tė jetuarit ėshtė Krishti dhe tė vdekurit fitim” (Filipianėve 1:20-21). Nė momentin e vdekjes (apo nė atė tė marrjes prej Zotit nė qiell, varet se kush vjen mė parė), trupat tanė do tė transformohen, me qėllim qė ne tė mund tė banojmė nė pėrjetėsi: “Kėshtu do tė jetė edhe ringjallja e tė vdekurve; trupi mbillet nė prishje dhe ringjallet nė paprishje. Mbillet nė ēnderim dhe ringjallet nė lavdi; mbillet i dobėt dhe ringjallet nė fuqi. Mbillet trup natyror dhe ringjallet trup frymėror. Ka trup natyror, ka edhe trup frymėror” (1 Korintasve 15:42-44). Kėta trupa tė rinj do t’i ngjasojnė trupit tė lavdishėm tė Krishtit: “Shumė tė dashur, tani jemi bij tė Perėndisė, por ende nuk ėshtė shfaqur ē’do tė jemi; por dimė se, kur tė shfaqet ai, do tė jemi tė ngjashėm me tė, sepse do ta shohim se si ėshtė ai… I cili do ta transformojė trupin tonė tė pėrunjur, qė tė bėhet i ngjashėm me trupin e tij tė lavdishėm, sipas fuqisė sė tij qė t’i nėnshtrojė ndaj vetes tė gjitha gjėrat” (1 Gjonit 3:2, Filipianėve 3:21).

Gjendja nė tė cilėn do tė ndodhen tė humburit nė tė ardhmen 

Pėrpara atyre qė e mohojnė Krishtin nė kėtė jetė, egziston vetėm vdekja e pėrjetshme. Nė Bibėl, vdekja e pėrjetshme i referohet ndėshkimit tė pėrjetshėm nė Ferr apo nė Liqenin e Zjarrtė. Pali na mėson rreth kėsaj vuajtjeje tė pafundme tek 2 Thesalonikasve 1:8-9: “Nė njė zjarr flakėrues, pėr t’u hakmarrė kundėr atyre qė nuk njohin Perėndi, dhe tė atyre qė nuk i binden ungjillit tė Zotit tonė Jezu Krisht. Ata do tė ndėshkohen me shkatėrrim tė pėrjetshėm, larg nga fytyra e Zotit dhe nga lavdia e fuqisė sė tij”. Edhe Jezusi foli pėr ringjalljen e tė drejtėve dhe tė tė padrejtėve: “Dhe do tė dalin prej tyre; ata qė kanė bėrė tė mira, nė ringjallje tė jetės, dhe ata qė kanė bėrė tė liga, nė ringjalljen e dėnimit” (Gjoni 5:29). Nė shėmbėlltyrat e Tij, Jezusi na tregon se egziston njė flakė/zjarr i pėrjetshėm, qė do t’i ndėshkojė ata qė refuzojnė ta ndjekin rrugėn e Tij: “Atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk fiket” (Marku 9:44). “Do ta ndėshkojė rėndė dhe do t’i rezervojė fatin e hipokritėve. Atje do tė jetė e qara dhe kėrcėllim dhėmbėsh” (Mateu 24:51).

Pėrfundim

Bibla na mėson vazhdimėsinė e jetės pas vdekjes, si pėr tė drejtėt, ashtu edhe pėr tė padrejtėt. Ata qė janė tė rilindur, kanė jetė tė pėrjetshme nė qiell. Pėr ta, vdekja ėshtė mundur pėrgjithmonė: “Edhe ky trup qė prishet, kur tė veshė mosprishjen, edhe ky i vdekshėm kur tė veshė pavdekėsinė, atėherė do tė realizohet fjala qė ėshtė shkruar: “Vdekja u pėrpi nė fitore”. O vdekje, ku ėshtė gjėmba jote? O ferr, ku ėshtė fitorja jote? Edhe gjėmba e vdekjes ėshtė mėkati; dhe fuqia e mėkatit ėshtė ligji. Por ta falėnderojmė Perėndinė qė na jep fitoren me anė tė Zotit tonė Jezu Krisht” (1 Korintasve 15:54-57). Pėr ata qė e kanė mohuar Krishtin, do tė ketė ndarje tė pėrjetshme nga Perėndia dhe ndėshkim tė pėrjetshėm nė ferr (i cili, nė fillim nuk ishte planifikuar pėr njeriun, por pėr djallin dhe ėngjėjt e tij): “Pastaj ai do t’u thotė edhe atyre qė do tė jenė nė tė majtė: "Largohuni nga unė, tė mallkuar, nė zjarr tė pėrjetshėm, tė pėrgatitur pėr djallin dhe engjėjt e tij” (Mateu 25:41). 

BACK

Page created 2 June 2006