Pavdeksia e shpirtit (Pjesa 1)

“Dhe, si u bė i pėrkryer, u bė vepronjėsi i shpėtimit tė amshuar pėr tė gjithė ata qė qė i binden” (Hebrenjve 5:9).

Parathėnie

Nė kėtė studim me dy pjesė, do tė investigojmė se ē’do tė thotė shprehja ‘pavdekėsia e shpirtit’. Egzistojnė shumė kulte, madje ka edhe nga ata besimtarė tė rilindur, tė cilėt e keqkuptojnė atė qė na mėson Bibla lidhur me kėtė temė.

Gjithė jeta vjen nga Perėndia

Bibla na mėson se vetėm Perėndia ka pavdekėsi tė Vetes sė Tij dhe nė Veten e Tij: “Ai qė i vetmi e ka pavdekėsinė dhe rri nė dritė tė paafrueshme, tė cilėn asnjė njeri nuk e ka parė kurrė dhe as mund ta shohė; atij i qoftė nderi dhe pushteti i pėrjetshėm” (1 Timoteut 6:16). Por e gjithė jeta (si shpirtėrore, ashtu edhe fizike), rrjedh prej Tij. Tė gjitha qėniet shpirtėrore janė tė paprekura nga shkatėrrimi shpirtėror dhe nga vdekja (kėtu hyjnė Perėndia, ėngjėjt, djajtė dhe njeriu). Adami, njeriu i parė, do tė kishte mbetur i pavdekshėm fizikisht, po qe se nuk do ta kishte sjellė mėkatin nė botė: “Por mos ha nga pema e njohjes tė sė mirės dhe tė sė keqes, sepse ditėn qė do tė hash prej saj ke pėr tė vdekur me siguri… Do tė hash bukėn me djersėn e ballit, deri sa tė rikthehesh nė dhe sepse nga ai ke dalė; sepse ti je pluhur dhe nė pluhur do tė rikthehesh” (Zanafilla 2:17, 3:19).

Pikėpamja e shenjtorėve tė Dhiatės sė Vjetėr

Shenjtorėt e Dhiatės sė Vjetėr shikuan pėrtej jetės dhe vdekjes fizike, drejt jetės sė pėrjetshme nė praninė e Perėndisė nė Qiell: “Unė e kam vėnė vazhdimisht Zotin pėrpara syve tė mi; duke qenė se ai rri nė tė djathtėn time, unė nuk do tė hiqem kurrė nga vendi. Prandaj zemra ime gėzohet dhe shpirti im ngazėllon pėr lavdinė e trashėgimisė sime; edhe mishi im do tė qėndrojė tėrė besim dhe nė siguri, sepse ti nuk do ta lėsh shpirtin tim nė Sheol dhe nuk do tė lejosh qė i Shenjti yt tė shohė korruptimin. Ti do tė mė tregosh shtegun e jetės; ka shumė gėzim nė praninė tėnde; nė tė djathtėn tėnde ka kėnaqėsi nė pėrjetėsi… Por Perėndia im do ta shpengojė shpirtin tim nga pushteti i Sheolit, sepse ai do tė mė pranojė… Sepse e madhe ėshtė mirėsia jote ndaj meje; ti ke shpėtuar shpirtin tim nga Sheoli” (Psalmi 16:8-11, 49:15, 86:13). Jobi e dinte se egzistonte jetė pėrtej varrit (kuptimin ‘varr’ ka edhe fjala “Sheol” nė vargjet e mėsipėrme), dhe se njeriu as nuk zhdukej, as nuk shfarosej, as edhe shpirti i tij nuk flinte gjumė: “Por unė e di qė Shpėtimtari im jeton dhe qė nė fund do tė ngrihet mbi tokė. Mbas shkatėrrimit tė lėkurės sime, nė mishin tim do tė shoh Perėndinė. Do ta shoh unė vetė; sytė e mi do ta sodisin, dhe jo njė tjetėr. Po mė shkrihet zemra” (Jobi 19:25-27). Edhe Danieli gjithashtu e pėrmendi egzistencėn e jetės pėrtej varrit: “Shumė nga ata qė flenė nė pluhurin e tokės do tė zgjohen, disa nė njė jetė tė pėrjetshme, tė tjerė nė turpin dhe nė poshtėrsi tė pėrjetshme” (Danieli 12:2). Gjithashtu edhe profetėt Isaia dhe Hosea bėjnė fjalė pėr pavdekėsinė e shpirtit: “Tė vdekurit e tu do tė rijetojnė, bashkė me kufomėn time, do tė ringjallen. Zgjohuni dhe gėzohuni, o ju qė banoni nė pluhur! Sepse vesa jote ėshtė si vesa e njė drite qė shkėlqen dhe toka do tė nxjerrė nė dritė tė vdekurit… Unė do t’i shpengoj nga pushteti i Sheolit, do t’i shpėtoj nga vdekja. O vdekje, unė do tė jem murtaja jote. O Sheol, unė do tė jem shkatėrrimi yt. Pendimi ėshtė fshehur nga sytė e mi” (Isaia 26:19, Hosea 13:14). Tek Apokrifa (njė libėr qė nuk konsiderohet mė si Bibėl), unė gjeta njė varg interesant lidhur me temėn e pavdekėsisė, varg qė ngjason me mendimet e Dhiatės sė Re, para se tė ishte shkruar ajo. “Sepse Perėndia e krijoi njeriun qė tė ishte i pavdekshėm dhe e bėri atė qė tė ishte imazhi i vetė pėrjetėsisė sė Tij” (Menēuria e Salomonit 2:23).

Vazhdimėsia e jetės

Shkrimtarėt e Dhiatės sė Re flasin gjithashtu rreth pavdekėsisė sė shpirtit, por nė njė  mėnyrė mė tė plotė. Ata pėrdorin fjalė tė ndryshme greke, tė cilat shprehin vazhdimėsinė e jetės (ose jetėn qė kurrė s’ka fund).

  1.      ‘Aphtharsia’ (emėr) do tė thotė ‘paprishmėri, pashkatėrrueshmėri dhe pavdekėsi’. Kjo fjalė ndodhet tek Romakėve 2:7, “Jetė tė pėrjetshme atyre qė kėrkojnė lavdi, nder e pavdekėsi, duke ngulmuar nė veprat e mira”; 1 Korintasve 15:42,50,53-54: “Kėshtu do tė jetė edhe ringjallja e tė vdekurve; trupi mbillet nė prishje dhe ringjallet nė paprishje…Edhe kėtė po ju them, o vėllezėr, se mishi dhe gjaku nuk mund tė trashėgojnė mbretėrinė e Perėndisė, as prishja nuk mund tė trashėgojė paprishjen… sepse ky trup qė prishet duhet tė veshė mosprishjen dhe ky i vdekshėm tė veshė pavdekėsinė. Edhe ky trup qė prishet, kur tė veshė mosprishjen, edhe ky i vdekshėm kur tė veshė pavdekėsinė, atėherė do tė realizohet fjala qė ėshtė shkruar: “Vdekja u pėrpi nė fitore”; 2 Timoteut 1:10, “Dhe tani u shfaq me anė tė dukjes sė Shpėtimtarit tonė Jezu Krishtit, qė e prishi vdekjen dhe nxori nė dritė jetėn dhe pavdekėsinė me anė tė ungjillit”. Mbiemri i fjalės ‘aphtharsia’ ėshtė ‘aphthartos’, qė do tė thotė ‘i paprishur’. Kjo fjalė shihet nė vargje tė tilla si p.sh. tek Romakėve 1:23, “Dhe e shndėrruan lavdinė e Perėndisė sė pakalbshėm”; 1 Timoteut 1:17, “Dhe Mbretit tė amshuar, tė pavdekshmit, tė padukshmit, tė vetmit Perėndi tė ditur, i qoftė nder e lavdi nė shekuj tė shekujve”; 1 Pjetrit 1:4, “Pėr njė trashėgim tė paprishshėm, tė panjollė dhe tė pafishkur, qė ėshtė ruajtur nė qiejt pėr ju”.

2.      Njė fjalė tjetėr greke qė do tė thotė ‘pavdekshmėri’ ėshtė ‘athanasia’. Kuptimi i kėsaj fjale pėrshkruhet prej Palit si ‘pavdekėsi’ tek 1 Timoteut 6:16 dhe tek 1 Korintasve 15:53-54.

3.      ‘Azoen aionion’ ėshtė njė shprehje tjetėr qė do tė thotė thjeshtė ‘jetė e pėrjetshme’ (ose jetė nė pėrjetėsi). Apostulli Gjon preferon ta pėrdorė kėtė shprehje tek Gjoni 3:15-16, 10:28, 17:2-3. 1 Gjonit 1:2, 2:25. Pėrdoret gjithashtu edhe nga Pali tek Romakėve 2:7, 5:21, 6:22-23, Galatasve 6:8, 1 Timoteut 1:16, 6:12, 2 Timoteut 2:10, Titit 1:2, 3:7. Nė secilin rast, kjo shprehje i referohet vazhdimėsisė sė jetės pas kėsaj jete tė tanishme nė mish (ose nė trup).

Kėto vargje dhe fjalė nė gjuhėn greke vėrtetojnė se koncepti i pavdekėsisė sė shpirtit ishte i themeluar mė sė miri nė Bibėl, pavarėsisht nga fakti se grupe tė ndryshme fetare, si p.sh. Saducenjtė, e mohonin ringjalljen prej sė vdekurit dhe pavdekėsinė e shpirtit. Ringjallja e Krishtit ėshtė provė e sigurtė se tė vdekurit ringjallen pėrsėri, dhe duke qenė se ata ringjallen, atėherė duhet tė ketė jetė pas vdekjes: “Por, nė qoftė se predikohet se Krishti u ringjall prej sė vdekurish, si atėherė disa nga ju thonė se nuk ka ringjallje tė tė vdekurve? Nė qoftė se nuk ka ringjallje tė tė vdekurve, as Krishti nuk u ringjall. Por nė qoftė se Krishti nuk ėshtė ringjallur, predikimi ynė ėshtė i kotė dhe i kotė ėshtė edhe besimi juaj. Atėherė edhe ne do tė ishim dėshmitarė tė rremė tė Perėndisė, sepse dėshmuam pėr Perėndinė, se ai ringjalli Krishtin, tė cilin ai nuk e paska ringjallur, po tė jetė se me tė vėrtetė tė vdekurit nuk ringjallen. Nė qoftė se tė vdekurit nuk ringjallen, as Krishti nuk ėshtė ringjallur” (1 Korintasve 15:12-16).    

Pėrfundim

Do tė bėjmė mė shumė kėrkime mbi kėtė temė nė studimin tonė tė ardhshėm.

BACK

Page created 20 May 2006