Plangprishėsi

Parathėnie

Shėmbėlltyra e Djalit Plangprishės tek Luka 15:11-24 na mėson se “veprimi i tė pabesėve ėshtė i dėmshėm” (Fjalėt e Urta 13:15). Por, pėr atė qė e pranon mėkatin e tij dhe pendohet, gjithmonė egziston njė rrugė pėr t’u kthyer tek Perėndia. Ati ėshtė gjithmonė nė pritje tė fėmijėve tė Tij plangprishės, qė tė kthehen prapė nė shtėpi.

Prishėsi (shpenzuesi) i parave

Nė kėtė histori, djali i ri e hodhi poshtė dhe e shpėrdoroi gjithēka, pėr shkak tė kėnaqėsisė, qė ai mendonte se do ta gjente tek mėkati. Nuk e mori nė konsideratė fare tė ardhmen. Mendonte se kishte para tė mjaftueshme pėr tė plotėsuar nevojat e tij, por, sa kohė qė ke para nė xhep,  ke edhe miq e shokė. Iku paraja, iku miku! Ky djalė ishte harxhues, jo vetėm i parasė, por, edhe i vendit ku shkelte kėmbėn.

Sot ka shumė nga ata, qė mendojnė se mund t’ia hedhin Zotit, pa patur njė marrėdhėnie tė ngushtė me Krishtin. Janė mirė pėr njė farė kohe, por nė fund, ata gjithmonė pėrfundojnė tek stalla e derrave. Vendimet qė marrim, kanė pasoja pėr tė ardhmen. Ndoshta nuk po harxhojmė para si djali plangprishės, por a po e harxhojmė kohėn, nė vend qė ta shfrytėzojmė atė (Efesianėve 5:16)? Shumė tė krishterė mendojnė se Perėndia nuk ua vė re atyre, kur sillen si bota, apo kur janė pijanecė, por do vijė dita kur ata do tė kthehen tek Ai dhe do tė vėnė nė pėrdorim ato shqisa, qė nuk iu janė korruptuar prej botės.

Shpėrdoruesi shumė shpejt zuri shoqėri tė keqe. Satanai ėshtė gati pėr tė na dhėnė miq tė rinj nė vend tė atyre qė i hedhim poshtė. Mė thuaj me kė rri, tė tė them se cili je! Shpėrdoruesit gjithmonė zėnė miqėsi me shpėrdorues tė tjerė, dhe kėshtu, ata shpėrdorojnė njėri-tjetrin. Si tė krishterė qė jemi, ne duhet tė jetojmė ndryshe nga bota. Me fjalė tė tjera, nuk duhet t’i pėrshtatemi botės. Pėrkundrazi, le ta ēmojmė pa masė Shtėpinė e Atit tonė dhe vėllezėrit tanė nė Krishtin. Kisha tė tėra mundohen ta sigurojnė miratimin e botės, duke u sjellė nė mėnyrė tė paperėndishme, por ato pėrfundojnė nė stallėn e derrave.

Penduesi

Tek u ul me derrat, gati pėr tė ngrėnė kėllirėn e tyre, djali plangprishės e kuptoi se sa i marrė ishte treguar.

Ai erdhi nė vete (vargu 17) – A e shihni se ėshtė e mundur qė edhe mė i madhi i mėkatarėve tė marrė vendime tė drejta? Vendimi mė i mirė qė mori ky djalė, ishte vendimi qė e pranoi se kishte gabuar.

U kthye nė gjurmėt e veta (vargu 18) – Ai mori drejtimin tė kthehej nga pisllėku i botės, drejt atij vendi, tė cilit i pėrkiste.

Fajėsoi veten (vargu 18) – Sa herė dėgjojmė njerėzit tek bėjnė me faj tė tjerėt, kur heqin dorė nga Zoti! Ky djalė e kishte dashur botėn, por tani ai e kuptoi se ajo qė i nevojitej ishte vetėm shtėpia e babait tė vet. Atij s’i mungonte asgjė, para se tė nisej pėr nė ekskursion drejt mėkatit.

U pėrul (vargu 19) – Para se tė nisej, ai ishte mendjemadh dhe kokėfortė, por pėrvoja e tmerrshme qė kishte kaluar, ia kishte larguar krenarinė. Tani ai ishte gati tė punonte si shėrbėtor, ose tė bėnte ēfarėdo lloj pune tjetėr, vetėm e vetėm qė tė largohej prej sė jetuarit me derrat. E kishte parė mėkatin, ashtu siē ishte me tė vėrtetė.

I restauruari

Djali plangprishės u restaurua tek pozita qė i takonte nė familje, jo sepse e meritonte, por pėr shkak tė hirit dhe mėshirės sė tė atit (vargu 20-24). Shtėpia e tij ishte vendi mė i begatė nė tokė. Atij iu dha:

a)      Njė rrobė, si shenjė nderi dhe pranimi. Edhe neve kur edhėm tek Krishti, na u dha njė rrobė drejtėsie. Kjo rrobė na bėn tė pranueshėm pėrpara Perėndisė: “Unė do tė gėzohem shumė tek Zoti, shpirti im do tė kremtojė Perėndinė tim, sepse mė ka veshur me rrobat e shpėtimit, mė ka mbuluar me mantelin e drejtėsisė, ashtu si njė dhėndėr qė vė njė diademė, si njė nuse qė zbukurohet me xhevahiret e saj” (Isaia 61:10). Po nuk patėm veshur rrobat e shpėtimit, atėherė nuk i pėrkasim Atit.

b)      Njė unazė, si shenjė pasurie. Djali tani mund ta shijonte pėrsėri tė gjithė pasurinė qė kishte i ati. Ishte bėrė i varfėr, pėr shkak tė mėkatit. Ishte kthyer nė shtėpi kėmbėzbathur, i dėrrmuar e i mavijosur, por tani ai ishte restauruar.

c)      Sandale tė reja pėr nė kėmbė. Tani ai mund tė ecte pėrsėri nė rrugė tė drejtė.     

Pėrfundim

I ati u gėzua shumė, kur pa tė birin planprishės tek afrohej. Jezusi tha: “Dhe unė po ju them se po kėshtu nė qiell do tė ketė mė shumė gėzim pėr njė mėkatar tė vetėm qė pendohet” (Luka 15:7). Ēdo besimtari, qė ėshtė larguar nga Zoti, nuk i mbetet gjė tjetėr veēse tė kthehet tė Zoti. Kur kthehet, atė pastaj e pret mėshira, falja dhe restaurimi (ose kthimi nė gjendjen e mėparshme).

BACK

Page created 3 May 2006