Predikuesit e ėmbėl

“Qė u thonė shikuesve: "Mos kini vegime," dhe profetėve: "Mos na profetizoni gjėra tė vėrteta, na tregoni gjėra tė kėndshme,
na profetizoni gjėra mashtruese”
(Isaia 30:10).

Parathėnie

Nė ditėt e sotme, kishat janė tė mbushura me njerėz qė nuk duan ta dėgjojnė tė vėrtetėn, por, pėrkundrazi, duan tė dėgjojnė pėrralla, gėnjeshtra dhe mashtrime, si p.sh. profecitė e Nostrodamit, kodin e Da Vinēit, apo Ungjillin sipas Judės. Arsyeja e vetme pėr kėtė gjendet tek fjalėt e Jezusit tek Gjoni 3:20, “Sepse kushdo qė bėn gjėra tė mbrapshta e urren dritėn dhe nuk vjen te drita, qė tė mos zbulohen veprat e tij”. Njerėzit nuk duan ta dėgjojnė tė vėrtetėn, sepse e dinė se mėnyra e paperėndishme e jetesės sė tyre do tė gjykohet prej sė vėrtetės. Pėrkundrazi, atyre iu pėlqen tė dėgjojnė predikues, qė nuk i bėjnė tė ndihen tė ofenduar. S’ka dyshim, pra, qė kishat tona janė tė mbushura plot e pėrplot me argėtues dhe shakaxhinj, tė cilėt i vėnė bashkėsitė e ndryshme nė gjumė shpirtėror. Po ashtu, nuk ėshtė pėr t’u habitur qė ka kaq shumė pėrkthime tė ndryshme tė Biblės, tė cilat e kanė ulur standartin e dlirėsisė dhe shenjtėrisė tė fjalės sė Perėndisė.

Rebelė dhe gėnjeshtarė

Pse u pėrpoq populli i Izraelit nė kohėn e Isaias, qė t’ua mbyllte gojėn profetėve tė Perėndisė? Arsyeja ishte e njėjtė si atėherė, ashtu edhe sot: besimtarėt e sotėm ngrenė krye kur dėgjojnė njė pastor apo predikues tek iu flet kundėr mėkatit dhe tė jetuarit si bota, apo kur iu flet rreth shenjtėrisė dhe propagandimit tė saj. Nė fakt, Perėndia vetė na e jep shkakun se pse njerėzit dėshirojnė tė dėgjojnė vetėm gjėra tė kėndshme: “Sepse ky ėshtė njė popull rebel, janė bij gėnjeshtarė, bij qė nuk duan tė dėgjojnė ligjin e Zotit” (Isaia 30:9).

Kėta njerėz nuk donin ta dėgjonin mė fjalėn e Perėndisė. Tė pakta janė ato vende sot ku mėsohet fjala e gjallė e Perėndisė. Predikuesit dhe pastorėt e kanė kompromentuar veten me “bijtė gėnjeshtarė”, prandaj edhe iu predikojnė atyre “gjėra tė kėndshme” dhe pėrralla. Ata predikojnė njė ungjill shoqėror dhe humanist, tė cilin do t’ua kishte zili edhe Nėnė Tereza! Ata i argėtojnė turmat, duke iu treguar histori tė egzagjeruara tė udhėtimeve tė tyre vetjake nėpėr vende tė ndryshme, apo duke iu treguar anekdota tė kota. Ata nuk thonė gjė kundėr pijanecėve qė ndodhen nė kishė, por, nė tė njėjtėn kohė, as nuk ngrihen pėr tė folur rreth fjalės besnike tė Perėndisė. Katedra e kishės ėshtė kthyer nė njė “skenė pėr tė kėnaqur auditorin”, nė vend qė tė jetė vendi ku Bibla ngrihet lart dhe lavdėrohet. Atėherė tė krishterėt nuk janė mė nė gjendje ta kuptojnė se po mashtrohen nga predikues tė pandershėm dhe nga shakaxhinj tė marrė, qė qėndrojnė tek katedra. E marrin kallėp ēdo “valė tė re” neverie, sepse nuk e dinė se ē’thotė Bibla. Po qe se ēdo i krishterė do ta hiqte Biblėn e vet nga rafti, atėherė do tė ndodhte stuhia mė e fuqishme e pluhurit qė ka patur ndonjėherė bota!

Brezi i ri

Brezi i ri i tė krishterėve tė sotėm ka njė dėshirė tė pangopur pėr atė qė nuk ėshtė nė pėrputhje me fjalėn e Perėndisė. E ngaqė duan tė dėgjojnė vetėm “gjėra tė kėndshme”, ata presin qė ēdo predikues qė takojnė, tė bjerė dakort me mėsimet e rreme dhe mėnyrėn e paperėndishme tė tė jetuarit. Sa shumė habiten kėta njerėz, kur hyjnė nė njė vend (kishė) ku Bibla nuk kompromentohet dhe mėsimi i saj ėshtė serioz, ngre lart Krishtin, shkatėrron mėkatin dhe vajos Frymėn e Shenjtė! Kėta njerėz ofendohen nga fjalėt qė vijnė nga Perėndia. Si i pėrgjigjen ata dlirėsisė sė fjalės sė Perėndisė? A gjunjėzohen para tė vetmit Zot dhe Shpėtimtar? Jo, pėrkundrazi, ata iu kundėrvihen atyre qė dėshirojnė tė jetojnė jetė tė drejta, duke i konsideruar ata si gjyqtarė dhe legalistė (d.m.th. si njerėz qė zbatojnė pikė pėr pikė ligjin e Moisiut). Kėta “bij gėnjeshtarė” nuk e dinė se Bibla thotė se “njeriu qė ėshtė frymėror gjykon ēdo gjė dhe vetė nuk ėshtė i gjykuar nga asnjeri” (1 Korintasve 2:15). Pėr kėtė arsye, edhe gomari i Balamit i kupton gjėrat e Perėndisė mė shumė sesa ē’i kuptojnė kėta tė krishterė!

Gėnjimi

Profetit Mikajah iu desh tė ballafaqohej me mėsuesit e rremė tė kohės sė tij, qė i thoshin: “Lajmėtari qė kishte shkuar tė thėrriste Mikajahun i foli kėshtu dhe tha: "Ja, fjalėt e profetėve pėrputhen duke shpallur gjėra tė mira pėr mbretin; tė lutem, fjala jote tė jetė si ajo e secilit prej tyre, dhe shpall edhe ti gjėra tė mira" (1 Mbretėrve 22:13). Por Mikajahu e refuzoi kėtė lėvizje universale (ekumenike) nė Dhiatėn e Vjetėr. Ai kishte marrė vendim pėr ta mos kompromentuar besimin e tij nė Perėndinė, e pėr tė mos i bėrė qejfin Mbretit Ashab me “fjalė tė kėndshme”. Perėndia kishte vendosur njė “frymė gėnjeshtare” nė gojėn e profetėve, sepse ata e kishin mohuar fjalėn e Tij tė shenjtė (1 Mbretėrve 22:23). Zemrat e njerėzve sot janė tė ngurtėsuara ndaj sė vėrtetės, pėr shkak tė fjalėve lajkatare tė mėsuesve tė tillė tė rremė. Ata i besojnė asaj qė nuk ėshtė nė pėrputhje me fjalėn e Perėndisė, sepse kanė qejf tė dėgjojnė gjėra qė ua kėnaqin mishin (dėshirėn trupore). Shumė vetė po mashtrohen prej frymėrave gėnjeshtare, sepse ata kanė rebeluar kundėr Biblės. Apostulli Pal ka thėnė: “E prandaj Perėndia do t’u dėrgojė atyre njė gėnjim qė do t’i bėjė tė gabojnė, qė t’i besojnė gėnjeshtrės, qė tė dėnohen tė gjithė ata qė nuk i besuan sė vėrtetės, por pėrqafuan ligėsinė!” (2 Thesalonikasve 2:11-12). Ky ėshtė ndėshkimi i Perėndisė ndaj njė populli, tė cilit i pėlqejnė mė shumė “gjėrat e kėndshme” sesa e vėrteta. Njė predikues qė ua bėn qejfin njerėzve, ėshtė shkatėrrimtari i shpirtrave tė tyre. A nuk merakosen fare kėta njerėz se po udhėhiqen drejt mallkimit? Ata nuk duan tė dėgjojnė mėsime rreth drejtėsisė dhe shenjtėrisė, sepse po kėnaqen me “kėnaqėsitė e padrejtėsisė”.

Ungjilli i “gjėrave tė kėndshme” do tė pėrgatisė rrugėn pėr ardhjen e Antikrishtit dhe tė fesė sė tij tė vetme mbarė-botėrore. Pali na paralajmėron se antikrishti do tė jetė ai, ardhja e tė cilit “do tė bėhet me anė tė veprimit tė Satanit, bashkė me ēudira, shenja dhe mrekullish tė rreme” (2 Thesalonikasve 2:9). Ai do tė jetė dikush, i cili do tė fuqizohet nga Satanai pėr tė mashtruar botėn. Pa dyshim, ai do tė pėrdorė lajka dhe “gjėra tė kėndshme” pėr tė fituar zemrat dhe jetėt e njerėzve. Pali madje na tregon se cilėt do tė jenė ata qė do t’u zėnė besė gėnjeshtrave tė Antikrishtit: “Dhe nga ēdo mashtrim ligėsie pėr ata qė humbin, sepse nuk pranuan ta duan tė vėrtetėn pėr tė qenė tė shpėtuar” (2 Thesalonikasve 2:10).

Tė paktė janė ata qė duan ta dėgjojnė fjalėn e sigurtė tė Perėndisė sot. E kanė shkėmbyer Biblėn me atė qė duket sikur ėshtė njė model mė i mirė, njė model i “kėndshėm” dhe i bukur nga ana e jashtme. Ata dėshirojnė shėndet, pasuri, histori tė egzagjeruara dhe gėnjeshtra tė plota.

Tė predikuarit e sė vėrtetės        

Kam njė fjalė pėr t’u thėnė atyre qė predikojnė me besnikėri fjalėn e Perėndisė, pavarėsisht se ē’thonė mėsuesit e rremė, universalistėt, apo mashtruesit e tjerė: vazhdoni tė bėni atė qė Perėndia ju ka thirrur pėr ta bėrė. Fryma e Shenjtė na ka thėnė se do tė vijnė kohė tė tilla, por Ai kurrė nuk na urdhėron qė tė heqim dorė e ta braktisim besimin. Pavarėsisht sesa e kushtueshme mund tė jetė, ne duhet tė vazhdojmė nė kėtė rrugė: “Prediko fjalėn, ngul kėmbė me kohė e pa kohė, kritiko dhe qorto, kėshillo me ēdo durim e doktrinė. Sepse do tė vijė koha kur njerėzit nuk do ta durojnė doktrinėn e shėndoshė, por, sipas ėndjeve tė veta, do tė mbledhin grumbull mėsues pėr tė gudulisur veshėt dhe do t’i largojnė veshėt nga e vėrteta e do t’i sjellin drejt pėrrallave. Por ti rri syēelė nė ēdo gjė, duro vuajtjet, kryeje punėn e ungjilltarit, pėrmbushe plotėsisht shėrbesėn tėnde” (2 Timoteut 4:2-5).

Pėrfundim

Shumė nga tė krishterėt qė duken sikur e adhurojnė Perėndinė, nuk e tolerojnė (nuk e pranojnė) mėsimin/doktrinėn e shėndoshė. Pėrkundrazi, ata duan tė argėtohen. Nuk ėshtė pėr t’u ēuditur atėherė, kur ata shkojnė nė kėrkim tė predikuesve dhe mėsuesve, tė cilėt iu gudulisin veshėt. Perėndia po rrit sot njė brez njerėzish, tė cilėt do tė predikojnė rreth mėkatit, pendimit, ndarjes nga bota dhe jetesės sė shenjtė. Ky brez besimtarėsh do tė persekutohet, do tė shahet, do tė bojkotohet, por do ta dijė se ku qėndron vėrtet bekimi i Perėndisė. Ky brez nuk do t’u predikojė “gjėra tė kėndshme” atyre qė duan tė sigurohen se mund tė jenė akoma tė krishterė, nė njė kohė qė jetojnė nė rebelim tė dukshėm para fjalės sė Perėndisė. Ky brez ka Shpatėn e Frymės nė gojė, dhe jo njė hekur tė skuqur, qė i bėn shpirtėrisht tė vdekur trutė e dėgjuesve: “Dhe Fryma e thotė shkoqur se nė kohėt e fundit disa do ta mohojnė besimin, duke u vėnė veshin frymėve gėnjeshtare dhe doktrinave tė demonėve, qė flasin gėnjeshtra me hipokrizi, tė damkosur nė ndėrgjegjen e tyre” (1 Timoteut 4:1-2). Nė njė shoqėri ku nuk njihet Bibla, ne duhet tė jemi shėrbėtorė besnikė tė Perėndisė, duke deklaruar fjalėn e mirė, besnike dhe tė fuqishme tė sė vėrtetės, e cila e shpėton dhe e ēliron shpirtin e njeriut.

“Do ta njihni tė vėrtetėn dhe e vėrteta do t’ju bėjė tė lirė” (Gjoni 8:32).

BACK

Page created 2 June 2006