Parathėnie
Pėr
shkak se bota ėshtė nėn ndikimin e djallit, ajo na ofron shumė mundėsi pėr
tu larguar nga Krishti dhe pėr tiu drejtuar mėkatit. Ndoshta i kuptojmė
mėnyrat qė pėrdor djalli pėr tė na bėrė skllevėr, por cila duhet tė jetė
pėrgjigja jonė kur prezantohemi me tundimin?
Duhet
tė jemi vigjilentė
Qė
tė mos na mposhtė Satanai, sepse ne i dimė qėllimet e tij
(2 Korintasve 2:11).
Si
tė krishterė, ne duhet tė jemi vigjilentė ndaj faktit se armiku i shpirtrave
tanė dhe armiku i Perėndisė, Satanai, ėshtė shumė dinak. Ai nuk vonon qė
tė na mposhtė, nė momentin kur ia lejojmė vetes tė dėgjuarit e gėnjeshtrave
dhe mashtrimeve tė tij. Si ushtarė tė Krishtit, kurrė nuk duhet tė kapemi nė
befasi, por pėrkundrazi, duhet tė qėndrojmė tė patundur kundėr tė gjitha
qėllimeve (ose planeve) dinake tė djallit. Kjo do tė thotė qė vazhdimisht
duhet tė mbajmė mend se Zoti na ka dhėnė mandatin dhe na ka fuqizuar pėr tė
qėndruar tė patundur nė besimin e Krishtit. Ti,
pra, duro pjesėn tėnde tė vuajtjeve, si njė ushtar i mirė i Jezu Krishtit.
Sepse asnjė nga ata qė shkojnė ushtarė nuk ngatėrrohet me punėrat e jetės,
qė ti pėlqejė atij qė e mori ushtar (2 Timoteut 2:3-4). Lufto luftėn
e drejtė tė besimit (1 Timoteut 6:12).
Nuk
duhet tė habitemi nga sulmet e Satanait
Jini
tė pėrmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundėrshtari juaj, djalli, sillet rreth e
qark si njė luan vrumbullues, duke kėrkuar cilin mund tė pėrpijė. Kundėrshtojeni,
duke qėndruar tė patundur nė besim, sepse e dini se tė njėjtat vuajtje po i
heqin vėllezėrit tuaj tė shpėrndarė nėpėr botė
(1 Pjetrit 5:8-9).
Besimtari
nuk duhet tė zihet kurrė nė befasi nga djalli. Tė rrish zgjuar do tė
thotė tė jesh syhapur dhe gati pėr ēfarėdo lloj sulmi tė armikut. Sulmet
surprizė ndodhin vetėm atėherė kur ne i largojmė sytė nga Zoti dhe bėhemi
egoistė. A nuk do tė ishim vigjilentė, po ta dinim se njė luan vrumbullues
ka dalė nga kafazi nė kopshtin zoologjik? Nuk ka arsye pse tė kemi frikė nga
luani djall, por duhet ti rezistojmė atij me besim.
Duhet
ta ruajmė mendjen tonė
Por
druaj se, ashtu si gjarpėri e gėnjeu Evėn me dinakėrinė e tij, kėshtu edhe
mendja juaj tė mos prishet duke u shmangur nga thjeshtėsia ndaj Krishtit
(2 Korintasve 11:3).
Djalli
sulmon nė fillim nė kėtė drejtim: nė mendjen tonė. Po arriti qė tė na bėjė
ta heqim pėrkrenaren e shpėtimit (Efesianėve
6:17), atėherė ai na kontrollon mendjen, duke na e mbushur atė me mendime dhe
me mosbesim. Kur mendja bėhet skllav i djallit, atėherė djalli e ka shumė tė
lehtė pastaj qė ta robėrojė tė gjithė qėnien e personit. Vetėm ndėrhyrja
hyjnore mund ta ēlirojė atė njeri, i cili e ka lejuar djallin qė ta fusė nė
kurth. Dhe tė vijnė nė vete, duke shpėtuar nga
laku i djallit, qė i ka zėnė robėr tė vullnetit tė tij (2
Timoteut 2:26).
Duhet
tė jemi seriozė dhe tė menēur lidhur me jetėn tonė tė krishterė (shiko mė
sipėr 1 Pjetrit 5:8-9). Duhet qė
vazhdimisht (ēdo ditė) ta rifreskojmė mendjen me fuqinė pastruese tė fjalės
sė Perėndisė. Prandaj, ngjeshni ijėt e mendjes
suaj, rrini zgjuar (1 Pjetrit 1:13)
Dhe
mos u konformoni me kėtė botė, por transformohuni me anė tė ripėrtėritjes
sė mendjes suaj, qė tė provoni cili ėshtė i miri, i pėlqyeri dhe i pėrsosuri
vullnet i Perėndisė (Romakėve 12:2)
Qė
ta shenjtėrojė pasi e pastroi me larjen e ujit me anė tė fjalės (Efesianėve
5:26).
Duhet
ta dimė limitin tonė
Prandaj
ai qė mendon se qėndron mė kėmbė, le tė shohė se mos bjerė. Asnjė
tundim nuk ju ka gjetur juve, pėrveē se tundimi njerėzor; por Perėndia ėshtė
besnik dhe nuk do tė lejojė qė tju tundojnė pėrtej fuqive tuaja, por me
tundimin do tju japė dhe rrugė dalje, qė ju tė mund ta pėrballoni
(1 Korintasve 10:12-13).
Djallit
i pėlqejnė ata, qė mendojnė se mund ta mundin atė me forcat e tyre. Njerėz
tė tillė, qė mburren se mund ta luftojnė Satanain, zhduken shpejt. Nuk mund
ta mposhtim djallin me anė tė fuqisė sė vullnetit tonė apo me anė tė
ndonjė mėnyre tjetėr njerėzore. Pėrkundrazi, na duhen armė dhe armaturė tė
siguruara nga Perėndia. Sepse, edhe pse ecim nė
mish, nuk luftojmė sipas mishit, sepse armėt e luftės sonė nuk janė prej
mishi, por tė fuqishme nė Perėndinė pėr tė shkatėrruar fortesat, qė tė
hedhim poshtė mendimet dhe ēdo lartėsi qė ngrihet kundėr njohjes sė Perėndisė
dhe t'ia nėnshtrojmė ēdo mendim dėgjesės sė Krishtit (2
Korintasve 10:3-5; shiko gjithashtu Efesianėve 6:10-18). Duhet ta marrim nė
konsideratė limitin tonė (d.m.th. sa jemi nė gjendje tė mbajmė mbi supe)
dhe ti qėndrojmė sa mė larg situatave tunduese: Hiqni
dorė nga ēdo dukje e ligė. Dhe Perėndia i paqes ju shenjtėroftė ai vetė tėrėsisht;
dhe gjithė fryma juaj, shpirt e trup, tė ruhet pa tė metė pėr ardhjen e
Zotit tonė Jezu Krisht (1 Thesalonikasve 5:22-23).
Duhet tė mbėshtetemi tek Zoti
Sepse, duke qenė se ai
vetė hoqi kur u tundua, mund tu vijė nė ndihmė atyre qė tundohen
(Hebrenjve 2:18).
Zoti Jezu Krisht u ballafaqua me tė
njėjtat sulme dhe tundime tė djallit, njėsoj si ne (shiko Mateu 4:1-11). Ai
na ka vėnė nė dispozicion tė njėjtat armė dhe armaturė, qė i pėrdori
edhe Ai vetė pėr tiu rezistuar tundimeve (shiko Efesianėve 6:10-18). Duhet
tė mbėshtetemi tek Ai, jo vetėm kur sulmohemi nga djalli, por gjatė gjithė
ditės. Kjo ėshtė pjesė pėrbėrėse e asaj qė Jakobi e quan nėnshtrim
ndaj Perėndisė: Nėnshtrojuni, pra, Perėndisė,
kundėrshtoni djallin dhe ai do tė largohet nga ju! (Jakobi 4:7).
Pėrfundim
Duhet ti konsiderojmė tė gjitha tundimet ashtu siē janė nė tė vėrtetė, d.m.th. si pėrpjekje tė Satanait pėr tė na larguar nga Krishti, nga shenjtėria dhe nga besimi. E kemi parė, pra, se mund ti rezistojmė ēdo lloj sulmi tė tij me anė tė fuqisė sė Zotit, sepse Ai na ka premtuar: Mos ki frikė, sepse unė tė kam ēliruar, tė kam thirrur me emėr; ti mė pėrket mua. Kur do tė kalosh pėrmes ujėrave unė do tė jem me ty, ose do tė kalosh lumenjtė, nuk do tė tė mbytin; kur do tė ecėsh nėpėr zjarr, nuk do tė digjesh dhe flaka nuk do tė tė konsumojė (Isaia 43:1-2).
Page created 11 March 2006