Zanafilla
13:1-13 dhe Zanafilla 19
Si
Abrahami, ashtu edhe Loti morėn bekime tė shumta nga Perėndia. Ata kishin nė
zotėrim aq shumė bagėti, saqė iu duhej tė ndaheshin nė dy kampe. Duke qenė
se ishte mė i madh, Abrahami mund ti kishte zgjedhur i pari kullotat pėr
bagėtitė dhe kopetė e tij. Por, pėrkundrazi, ai i dha leje nipit tė tij qė
tė zgjidhte i pari. Loti zgjodhi fushėn e ujitur tė Jordanit, sepse kjo iu duk sikur do tia
rriste shansin atij pėr tu pasuruar mė shumė. Po qe se Loti do tė kishte
shkuar nė drejtimin tjetėr, atėherė Abrahami do kishte zgjedhur Jordanin.
Por, a do ta kompromentonte Abrahami besimin e tij, ashtu siē bėri Loti? Nuk
ka shumė tė ngjarė qė kjo tė ishte e vėrtetė, sepse zemra e Abrahamit
ishte e drejtė ndaj Perėndisė. E vėrteta qėndron kėshtu: Loti do tė
largohej nga besimi pavarėsisht se nė ēvend ndodhej. Mund tė shohim shtatė
faza tė shkatėrrimit shpirtėror tė Lotit, siē pėrshkruhet tek Zanafilla.
Atėherė
Loti ngriti sytė dhe pa tėrė fushėn e Jordanit. Para se Zoti tė kishte
shkatėrruar Sodomėn dhe Gomorėn, ajo ishte e tėra e ujitur deri nė Coar, si
kopshti i Zotit, si vendi i Egjiptit (Zanafilla 13:10).
Loti donte
tė ndodhej aty ku mblidheshin tė gjithė ata njerėz qė dukeshin tė suksesshėm.
Fusha ishte e pėrsosur pėr tė mbajtur bagėti dhe pėr tė mbjellė grurė e
prodhime tė tjera. Ai e bėri syrin qorr ndaj mėkatit dhe ligėsisė sė
dukshme tė Sodomės, me qėllim qė tė fitonte pasuritė e botės. Ai zgjodhi
atė qė ishte e pėrkohshme, nė vend tė asaj qė ėshtė e pėrjetshme. Po tė
kishte njė zemėr qė nė fillim dėshironte tė kėrkonte udhėheqjen e Perėndisė,
atėherė Loti do tė bekohej begatisht sė bashku me Abrahamin. Dhe
Zoti i tha Abramit, mbas ndarjes sė Lotit prej tij: "Ēo tani sytė e tu
dhe shiko nga vendi ku je drejt veriut e jugut; drejt lindjes dhe perėndimit. Tėrė
vendin qė sheh, unė do tė ta jap ty dhe pasardhėsve tė tu, pėr gjithnjė.
Dhe do ti bėj pasardhėsit e tu si pluhurin e tokės; prandaj nė se dikush
mund tė llogarisė pluhurin e tokės, do tė mund tė llogarisė edhe pasardhėsit
e tu. Ēohu nė kėmbė, bjeri rreth e qark vendit, sepse unė do tė ta jap ty".
Atėherė Abrami i ngriti ēadrat e tij dhe vajti tė banojė nė liset e Mamres,
qė ndodhen nė Hebron; dhe aty ndėrtoi njė altar kushtuar Zotit (Zanafilla
13:14-18). Loti nuk i ndėrtoi Zotit njė altar, ngaqė ai po ndėrtonte mbretėrinė
e tij tė bazuar nė dėshirat e tij egoistike.
Kėshtu
Loti zgjodhi pėr vete tėrė fushėn e Jordanit dhe filloi tizhvendosė
drejt lindjes ēadrat e veta: Kėshtu u ndanė njėri nga tjetri (Zanafilla
13:11).
Loti e
mori vendimin e tij. Toka pjellore rreth Sodomės ishte parajsė nė sytė e tij.
Ndoshta ai mendoi se do ishte budalla po tė mos e zgjidhte kėtė tokė. Ajo qė
ne na duket e mirė dhe e kėndshme, mund tė jetė, nė fakt, e neveritshme
para Zotit. Djalli gjithmonė shtron tapetin mė tė mirė, pėr ti tėrhequr
mėkatarėt nė folenė e tij. Ai i bėn ata qė tė kujtojnė se janė tė rėndėsishėm,
derisa mė nė fund, ata bien nė kurthin e tij. Vendimet qė marrim, kanė
pasoja, tė cilave nuk mund tiu mėnjanohemi.
Abrami
banoi nė vendin e Kanaanit dhe Loti nė qytetet e fushės, duke arritur tė
ngrejė ēadrat e tij deri nė Sodomė (Zanafilla 13:12).
A
sishte vallė fusha e Jordanit e bukur dhe e
ujitur mirė? Pse i ngriti atėherė Loti ēadrat
e tij deri nė Sodomė? A se shihte dot se sa nė rrezik po e vinte
familjen dhe veten e tij, duke jetuar kaq afėr banorėve tė Sodomės? Dritat
vezulluese tė qytetit duhet ta kenė tunduar vazhdimisht Lotin, duke bėrė qė
ai tu afrohej atyre, ashtu siē i afrohet mushkonja dritės. Sa mė shumė qė
i shihte kėto drita, aq mė pak mėkatarė i dukeshin atij banorėt e Sodomės.
Ndoshta atij mund ti ketė shkuar nė mendje qė tu mėsonte dhe
predikonte atyre tė vėrtetėn dhe drejtėsinė.
Por
tė dy engjėjt arritėn nė mbrėmje nė Sodomė, ndėrsa Loti ishte ulur te
porta e Sodomės (Zanafilla 19:1).
Tani e
gjejmė Lotin, jo mė nė fushėn e Jordanit, por tė ulur nė portėn
e Sodomės. Kjo shprehje do tė thotė se ai ndoshta mund tė ketė qenė
gjykatės nė qytet, ose mund tė ishte punėsuar si roje tek porta. Ska
dyshim qė ai dinte gjithēka rreth mėkatit tė banorėve: Sa
i pa, ai u ngrit mė kėmbė pėr tu dalė pėrpara dhe u shtri me fytyrėn nė
tokė, dhe tha: "Zotėrinjtė e mi, ju lutem, hyni nė shtėpinė e shėrbėtorit
tuaj, kaloni aty natėn dhe lani kėmbėt; pastaj nesėr nė mėngjes mund tė
ēoheni shpejt dhe tė vazhdoni udhėn tuaj". Ata u pėrgjigjėn: "Jo;
do ta kalojmė natėn nė sheshin". Por ai nguli kėmbė aq shumė sa qė
ata erdhėn tek ai dhe hynė nė shtėpinė e tij. Ai u pėrgatiti njė banket
dhe poqi bukė pa tharm, dhe ata hėngrėn (Zanafilla 19:1-3).
Duket
sikur Loti nuk e kishte problem tė banonte mes mėkatarėve tė Sodomės. Perėndishmėria
e Abrahamit duhet tė ketė lėnė mbresa tek Loti, sepse ai e urrente me pasion
mėkatin e Sodomės: dhe e liroi tė drejtin Lot, qė helmohej nga sjellja imorale e kėtyre
tė ēoroditurve (sepse ky i drejtė banonte nė mes tyre e mundonte pėr ditė
shpirtin e tij tė drejtė duke shikuar dhe duke dėgjuar veprat e tyre tė
poshtra) (2 Pjetrit 2:7-8). Sa shumė mundėsi kishte Loti qė tu
predikonte dhe tu mėsonte atyre drejtėsinė dhe ēlirimin prej mėkatit!
Por gjatė qėndrimit tė tij nė Sodomė, ai do ta ketė kompromentuar edhe atė
pak besim qė kishte.
Dhe
tha: "Zotėrinjtė e mi, ju lutem, hyni nė shtėpinė e shėrbėtorit tuaj
(Zanafilla 19:2).
Loti nisi
tė jetojė nė njė ēadėr nė fushėn e ujitur mirė rreth Sodomės, por tani
ai ka njė shtėpi brenda mureve tė qytetit. Ai ishte brenda nė Sodomė dhe
Sodoma ishte brenda zemrės sė tij. Sa shumė kish rėnė nga besimi! E kishte
braktisur traditėn e perėndishme tė familjes sė Abrahamit dhe kishte
zgjedhur ujėrat e zeza tė Sodomės. Dikur ai kish qenė njė bari i pėrulur,
qė kujdesej pėr delet, por tani ai ishte njė gjykatės, qė pretendonte tė
qeveriste shpirtrat e atyre qė ishin nisur pėr nė ferr.
Atėherė
Loti doli e u foli dhėndurėve tė tij qė ishin martuar me bijat e tij, dhe
tha: "Ēohuni, largohuni nga ky vend, sepse Zoti do ta shkatėrrojė
qytetin". Por dhėndurėt e tij patėn pėrshtypjen se ai po bėnte shaka
(Zanafilla 19:14).
Loti e
kishte neglizhuar besimin e tij tek Perėndia. Ai nuk u mėsoi bijave tė tij
udhėn e shenjtėrisė, duke i lejuar qė tė martoheshin me jobesimtarė. Kur
vendosi tė flasė, askush nuk e besoi se e kishte seriozisht. Kur e kuptoi mėkatin
e tij, atėherė ishte shumė vonė pėr tiu treguar tė tjerėve pėr Zotin.
Loti ishte predikuesi i fundit i Sodomės (shiko pėrsėri 2 Pjetrit 2:7-8). Kur
Loti foli pėr gjykimin qė po vinte, njerėzit e konsideruan si komedian dhe
hipokrit. Askush nuk e respektonte. Ky
erdhi kėtu si i huaj, dhe dėshiron tė bėhet gjykatės! Tani do tė sillemi mė
keq me ty se sa me ata! (Zanafilla 19:9). Me njė fjalė, Loti kishte dėshtuar
nga ana shpirtėrore.
Por
Loti iu pėrgjegj atyre: "Jo, zoti im!
Ja, shėrbėtori yt gjeti hir para syve tė tu dhe ti u tregove
shpirtmadh ndaj meje, duke mė shpėtuar jetėn, por unė nuk do tė mund tė
arrij malin para se tė mė zėrė fatkeqėsia dhe unė tė vdes. Ja, ky qytet
ėshtė mjaft i afėrt pėr ta arritur dhe ėshtė i vogėl. Mė lėr, pra, tė
iki shpejt aty (a nuk ėshtė i vogėl?) dhe kėshtu do tė shpėtoj jetėn"
(Zanafilla 19:18-20).
Edhe pasi
ishte shpėtuar mrekullisht prej Sodomės, Loti nuk arriti ti besonte fjalės
sė Perėndisė. Ashtu si tė gjithė mėkatarėt, si ata qė janė larguar nga
besimi, dhe si tė gjithė ata qė kompromentohen, Loti mendonte se dinte mė
shumė sesa Zoti. Po tė kishte qenė njeri besimtar, ndoshta gruaja e tij nuk
do ti kishte kthyer sytė nga Sodoma: Por gruaja e Lotit solli kryet pėr tė shikuar prapa dhe u bė njė
statujė prej kripe (Zanafilla 19:26). Po qe se Loti do tė kishte qenė
njeri besimtar, ndoshta bijat e tij nuk do ta kryenin atė mėkat tė tmerrshmėm
(shiko Zanafilla 19:30-36). Shkatėrrimi shpirtėror i Lotit erdhi si rezultat i
mungesės sė besimit tė tij qė nga fillimi.
Vendimi i Lotit ishte me pasoja. Po ta kishte kėrkuar vullnetin e Zotit qė nė fillim, atėherė ai nuk do tė kompromentohej me banorėt e Sodomės dhe nuk do tua kishte ofruar bijat e tij atyre. Po ta kishte kėrkuar vullnetin e Zotit qė nga fillimi, atėherė asnjė nga ato gjėra qė i ndodhėn Lotit dhe familjes sė tij, nuk do tė kishin ndodhur fare. Loti e deshi botėn dhe gradualisht kjo dashuri e ēoi atė nė ujėrat e zeza tė saj. Vendimet tona vetjake gjithashtu nuk janė pa pasoja. Po tė mos i lutemi Zotit dhe ti kėrkojmė qė tė na shfaqė vullnetin e Tij, atėherė do tė na duhet tė jetojmė dhe tė vdesim me pasojat e vendimeve tona.
Page created 18 February 2006