1 Samuelit 17
Tė gjithė ndoshta i mbajmė mend shprehjet e drejtuara ndaj atyre, qė na ngacmonin brenda oborrit tė shkollės, kur ishim tė vegjėl, si p.sh.: Gurėt dhe shkopinjtė qė ti i hedh kundėr meje, mund tė mė lėndojnė trupin, por sharjet e tua smė bėjnė dot asgjė. Nė studimin e sotėm, do tė diskutojmė historinė e Davidit dhe Goliathit. Si duhet tiu pėrgjigjemi Goliathėve tanė? A mund ti besojmė Perėndisė sė Davidit?
Goliathi ishte 2m 85 cm i gjatė. Ai do tė ishte dukur si njė kullė e lartė nė sytė e ushtrive tė Izraelitėve dhe tė Filistenjve. Figura e kėtij gjigandi, sė bashku me mungesėn e besimit tė tyre tek Perėndia, i kishte paralizuar dhe frikėsuar shumė Izraelitėt. Goliathi, pa dyshim, qė ishte njeri i fuqishėm, ngaqė vetėm heshta (ushta) i peshonte 13,5 kg. Por, tė qėnit kaq i gjatė, e bėnte atė tė ishte i ngadalshėm dhe e pengonte tė lėvizte me shpejtėsi. Izraelitėt do tė ishin tmerruar fare, kur e panė Goliathin tė hyjė nė fushėn e betejės, me parzmoren ngjyrė ari, e cila ndoshta shkėlqente si urė zjarri nėn dritėn e diellit (shiko 1 Samuelit 17:1-7). Davidi, nga ana tjetėr, ishte djalė i ri (ndoshta mes moshės 17-25 vjeē), ndryshe nga ēthuhet nė kėngėt e fėmijėve se ai ishte njė djalė i vogėl. Ai ishte bari (1 Samuelit 17:20), nuk kishte pėrvojė ushtarake, prandaj armatura qė i dha Sauli, iu duk e papėrshtatshme pėr tu veshur (1 Samuelit 17:38-39). Por, nė sytė e Davidit, Goliathi ishte njėlloj si luani apo ariu, me tė cilėt ai ishte mėsuar tė luftonte, tek kulloste delet.
Goliathi ishte i frikshėm, Izraelitėt ishin tė frikėsuar, por Davidi kishte besim.
Nė vend qė tė zgjidhte armėt e shkatėrrimit nė masė tė kohės sė tij, Davidi zgjodhi njė raketė, qė dinte ta gjuante. E dinte se kjo armė do tė gjuante nė shenjė, edhe mė mirė madje sesa njė bombė, qė drejtohet me rreze lazer. Disa kanė sugjeruar se pesė gurėt qė zgjodhi Davidi, pėrfaqėsojnė emrin e Jezusit. Ka shumė mundėsi qė zgjedhja e kėtyre gurėve tė jetė njė akt profetik, qė simbolizon atė qė do ti ndodhte Goliathit dhe katėr vėllezėrve tė tij (2 Samuelit 21:15-22). Goliathi vėrtet ishte njeri i ashpėr dhe i fortė, por ai u vra vetėm me njė gur tė lėmuar. Po nė tė njėjtėn mėnyrė, edhe Antikrishti dhe mbretėria e tij do tė shkatėrrohen me anė tė njė guri (Danieli 2:34-35).
Davidi e paralajmėroi Goliathin rreth rrezikut qė vjen, kur dikush fyen ushtrinė e Perėndisė. Kjo botė gjen kėnaqėsi tė madhe, kur tallet me krishtėrimin, por Perėndia po i dėgjon dhe po i mban shėnim fjalėt dhe veprimet e njerėzve. Ata qė fyejnė Zotin Jezus Krisht, harrojnė se nė kampin tonė mund tė ndodhet njė David, i cili ėshtė gati ti mundė ata dhe ta ringjallė kishėn. Ndoshta tani mund tė duket e pranueshme tallja dhe fyerja e emrit tė Krishtit, apo lavdėrimi i gjigandit tė evolucionit, por do tė vijė dita kur edhe ky gjigand do tė rrėzohet.
Davidi u ngrit kundėr Goliathit me emrin e Zotit nė gojė dhe nė zemėr (1 Samuelit 17:45). Nė fakt, ai skish nevojė pėr gurėt; ato ishin thjesht si mjete pėr tu parė nga tė dyja ushtritė. Pėr kėtė bari, fitorja ishte fituar me kohė, qė para se tė niste lufta. Po nė tė njėjtėn mėnyrė, edhe ai njeri qė vėrtet beson tek Perėndia, arrin fitore para betejės. Nuk ishte guri ai qė i theu brinjėt Goliathit, por ishte emri i Zotit.
Davidi kishte besim dhe kishte marrė vendim se do ti rezistonte Filisteut, duke qėndruar i fortė nė Zotin. Tė bėsh diēka nė emėr tė Perėndisė, do tė thotė tė veprosh pėr shkak tė nderit tė Tij, dhe jo pėr shkak tė motivacioneve egoiste. Sot na nevojiten besimtarė, tė cilėt janė tė gatshėm qė ta provojnė faktin dhe fuqinė e Perėndisė sė Gjallė, tė cilin e pėrbuz bota.
Fuqia e plotė e besimit tė Davidit tek Perėndia e goditi Goliathin papritur nė mes tė ballit (1 Samuelit 17:42-49). Atė ditė, shpendėt e qiellit e hėngrėn me tė vėrtetė mishin e Goliathit. Ndėrkohė qė Goliathi gjendej i shtrirė pėrtokė pa ndjenja, Davidi mori shpatėn e gjigandit dhe ia preu kokėn (1 Samuelit 17:50-51).
Gjatė gjithė jetės sonė tė krishterė, ne kemi probleme tė mėdha e nga mė tė ndryshmet, qė kėrkojnė zgjidhje. Kėto probleme mund tė jenė: persekutim prej botės, miqve apo prej familjes, sėmundje, humbje e tė afėrmve, apo dilemė financiare. Ashtu si Davidi, edhe ne duhet ta vėmė besimin tonė tek Zoti nė ēdo drejtim. Ki besim tek Zoti me gjithė zemėr dhe mos u mbėshtet nė gjykimin tėnd; pranoje nė tė gjitha rrugėt e tua, dhe ai do tė drejtojė shtigjet e tua (Fjalėt e urta 3:5-6).
Nė Dhiatėn e Re, djajtė u dėbuan, sėmundjet u shėruan, tė vdekurit u ringjallėn dhe mijėra tė tjerė u lindėn pėr sė dyti nėpėrmjet emrit tė Zotit. Duhet tė mėsojmė qė tė flasim dhe tė veprojmė nė emrin e Krishtit ēdo ditė dhe nė ēdo situatė: Dhe ēdo gjė qė tė bėni, me fjalė a me vepėr, ti bėni nė emėr tė Zotit Jezus, duke e falėnderuar Perėndinė Atė nėpėrmjet tij (Kolosianėve 3:17). Emri i Jezusit nuk ėshtė njė etiketė qė e ngjisim nė fund tė lutjeve tona! Emri i Zotit ėshtė njė kala e fortė, tek ai turret i drejti dhe gjen siguri (Fjalėt e urta 18:20).
Tek qėndronte pėrpara Goliathit, Davidi ishte njė ushtri e pėrbėrė vetėm nga njė person. Por Perėndia ishte pėrkrah tij, prandaj edhe fitorja ishte e sigurtė, edhe pse shanset ishin tė dobėta. A e shihni se ēmund tė bėjė Perėndia me dikė qė i beson Atij? Rigjallja pėr tė cilėn lutemi shpesh, mund tė vijė atėherė kur, qoftė edhe njė njeri i vetėm ngrihet nė emėr tė Zotit dhe shpall fuqinė e Tij tė madhe. Ky njeri mund tė tallet nga bota dhe nga kisha, por nuk ka ushtri nė tokė apo nė ferr qė tė mund ta mposhtė besimtarin, qė e vė besimin tek fjala e Perėndisė.
Edhe pse kjo botė, e mbushur me
djaj, na kėrcėnon tė na shkatėrrojė,
Nuk do tė frikėsohemi, sepse Perėndia dėshiron qė e vėrteta e Tij tė
triumfojė pėrmes nesh:
Princi i Errėsirės vė buzėn nė gaz, por ne nuk dridhemi prej tij;
Mund ta durojmė inatin e tij, sepse, ja, atij po i vjen fundi,
Vetėm njė fjalė e vogėl do tė bėjė qė ai tė rrėzohet.
(Njė Kėshtjellė e Fuqishme ėshtė Perėndia Ynė, nga Martin Luteri)
Page created 7 April 2006