Dhe
njė grua, me emėr Lidia, qė ishte tregtare tė purpurtash, nga qyteti i
Tiatirės dhe qė e adhuronte Perėndinė, po dėgjonte. Dhe Zoti ia hapi zemrėn
pėr tė dėgjuar gjėrat qė thoshte Pali. Pasi ajo u pagėzua me familjen e
saj, na u lut duke thėnė: Nė qoftė se mė keni gjykuar se jam besnike
ndaj Zotit, hyni nė shtėpinė time dhe rrini. Dhe na detyroi tė pranojmė
(Veprat e Apostujve 16:14-15).
Lidia jetonte nė njė qytet tė zhytur thellė nė fenė pagane dhe nė idhujtari. Ajo dukej qė ishte njė grua e pasur, ngaqė boja e purpurt (e cila merrej prej njė lloj peshku) ishte shumė e shtrenjtė. Edhe pse Lidia e adhuronte Perėndinė ( ndoshta sipas zakonit tė judenjve), ajo nuk ishte e shpėtuar. I shkonte pas zakoneve fetare, por zemra e saj nuk ishte e hapur akoma ndaj Ungjillit, sepse deri nė atė moment, askush nuk i kishte folur asaj rreth sė vėrtetės. Fjalėt e Palit depėrtuan thellė nė zemrėn e saj dhe e bėnė tė lirė.
Nė tekstin tonė tė mėsipėrm, fjala zemėr i referohet mendjes apo intelektit. Kjo do tė thotė se Lidia i bluajti nė mendjen e saj tė gjitha ato gjėra qė kishte dėgjuar. Nuk ishin emocionet, por mendja e saj ajo qė u ndriēua nga drita hyjnore. Ēarls Ryrie shkruan: Zemra ėshtė kolltuku i vullnetit dhe i jetės intelektuale, emocionale, dhe shpirtėrore tė njeriut (Bibla Studiuese e Ryrie-it, botimi i zgjeruar, faqja 1975).
Ka shumė pasazhe nė Bibėl, ku fjala zemėr mund tė ketė vetėm kuptimin e fjalės mendje:
Por Jezusi, duke njohur mendimet e tyre, tha: Pse mendoni gjėra tė mbrapėshta nė zemrat tuaja? (Mateu 9:4).
Sepse zemra e kėtij populli ėshtė bėrė e pandjeshme, ata janė bėrė tė rėndė nga veshėt dhe kanė mbyllur sytė, qė nuk shohin me sy dhe nuk dėgjojnė me vesh, dhe nuk gjykojnė me zemėr dhe nuk kthehen, dhe unė ti shėroj (Mateu 13:15).
Sepse fjala e Perėndisė ėshtė e gjallė dhe vepruese, mė e mprehtė se ēdo shpatė me dy tehe dhe depėrton deri nė ndarjen e shpirtit dhe tė frymės, tė nyjeve dhe tė palcave, dhe ėshtė nė gjendje tė gjykojė mendimet dhe dėshirat e zemrės (Hebrenjve 4:12).
Besimi i vėrtetė buron nga mendja, e cila ėshtė e hapur nga Fryma e Perėndisė, sepse besimi mbėshtetet tek tė vėrtetat absolute dhe jo tek ndjenjat: Sepse me zemėr, njeriu beson nė drejtėsi dhe me gojė bėhet rrėfim pėr shpėtim (Romakėve 10:10) Sepse ecim nėpėrmjet besimit dhe jo nėpėrmjet vizionit (2 Korintasve 5:7).
Lidia e kishte tė pėrqėndruar vėmendjen tek predikimi i Palit. Ajo, jo vetėm qė besoi, por e vuri nė praktikė besimin e saj tė ri, duke u pagėzuar si njė besimtare dhe duke i inkurajuar tė tjerėt tė vepronin nė tė njėjtėn mėnyrė si ajo. Fryma e Shenjtė i hap zemrat vetėm nėpėrmjet fjalės sė Perėndisė. Njeriu gjen shpėtimin, vetėm atėherė kur ai/ajo e kupton dhe e pranon tė vėrtetėn. Pėr kėtė gjė bėn fjalė edhe Pali tek Efesianėve 1:18: Dhe tu ndriēojė sytė e mendjes suaj, qė tė dini cila ėshtė shpresa e thirrjes sė tij dhe cilat janė pasuritė e lavdisė sė trashėgimisė sė tij nė shenjtorėt. Nė komentimin qė i ka bėrė kėtij vargu, Xhon Ueslli ka shkruar kėshtu: Kėto (d.m.th. sytė e mendjes) janė tė mbyllura nga vetė natyra njerėzore. Ėshtė vetėm vepra e ēuditshme e Perėndisė ajo qė i bėn ato tė hapen (Shėnime mbi Dhiatėn e Re).
E vėrteta e zhduk (e mėnjanon) gjithēka qė e mban mėkatarin tė larguar nga Perėndia. Nuk ka themel tjetėr shpėtimi pėrveē kėtij. Pėr tė siguruar shpėtimin, nuk mjafton vetėm qė tė zbatosh ritet fetare dhe ta adhurosh Perėndinė. Me anė tė urdhėrimeve tė tua unė pėrfitoj zgjuarėsinė; prandaj urrej ēdo shteg falsiteti. Fjala jote ėshtė njė llambė nė kėmbėn time dhe njė dritė nė shtegun tim (Psalmi 119:104-105) Zbulimi i fjalėve tė tua ndriēon dhe u jep mendje njerėzve tė thjeshtė (Psalmi 119:130) Atėherė Jezusi u tha Judenjve qė besuan nė tė: Nėse do tė qėndroni nė fjalėn time, jeni me tė vėrtetė dishepujt e mi; do ta njihni tė vėrtetėn dhe e vėrteta do tju bėjė tė lirė (Gjoni 8:31-32).
Zemrat (mendjet) e shumė njerėzve janė tė mbyllura ndaj sė vėrtetės, edhe pse ata nuk e kuptojnė kėtė gjė. Kjo vjen si pasojė e zemrės, qė bėhet e ngurtė dhe kokėfortė, por njė zemėr tė mbyllur kanė edhe ata qė janė tė zhytur nė tradita/zakone fetare. Pak rėndėsi ka sesa tė devotshėm apo sesa afėr Perėndisė mendojnė se janė kėta njerėz. Ėshtė vetė feja e rreme ajo qė i mban ata larg prej Ungjillit tė Krishtit. Jezusi konsiderohet si skandal pėr jetėn dhe fenė e atyre qė nuk janė tė shpėtuar. Si mund tė besoni ju, ju qė ia merrni lavdinė njėri-tjetrit dhe nuk kėrkoni lavdinė qė vjen vetėm nga Perėndia? (Gjoni 5:44) Por ne predikojmė Krishtin tė kryqėzuar, skandal pėr Judenjtė dhe marrėzi pėr Grekėt (1 Korintasve 1:23). Ashtu siē bėnte Lidia para se ta pranonte Krishtin, edhe sot shumė vetė i luten Perėndisė, por prapėseprapė ata nuk janė tė shpėtuar dhe Perėndia nuk i dėgjon lutjet e tyre. Zemra qė ėshtė vėrtet e dhėnė pas Perėndisė, kur prezantohet me fjalėn e Tij, pa dyshim, e beson dhe e pranon atė plotėsisht.
Zoti i hap zemrat e njerėzve sot pikėrisht nė tė njėjtėn mėnyrė dhe me tė njėjtat mjete, ashtu siē hapi edhe zemrėn e Lidias. Judenjtė nuk mund ta kuptojnė tė vėrtetėn, pėrsa kohė qė e mbajnė tė hedhur velin para syve: Por deri mė sot, kur lexohet Moisiu, njė vel mbetet mbi zemrat e tyre (2 Korintasve 3:15). Katolikėt, po ashtu, nuk mund tė shikojnė pėrtej traditave apo zakoneve tė tyre fetare. Ai qė beson tek evolucioni, nuk mund tė shohė (apo tė kuptojė) asgjė tjetėr pėrveē teorisė sė Darvinit. Po qe se kėto pengesa nuk do tė zhduken, atėherė kėta njerėz do tė vazhdojnė tė ecin nė gabim dhe do tė pėrfundojnė tė mallkuar. Qė tė hedhim poshtė mendimet dhe ēdo lartėsi qė ngrihet kundėr njohjes sė Perėndisė dhe tia nėnshtrojmė ēdo mendim dėgjesės sė Krishtit (2 Korintasve 10:5) Ligji i Zotit ėshtė i pėrsosur, ai e pėrtėrin shpirtin; dėshmia e Zotit ėshtė e vėrtetė dhe e bėn tė ditur njeriun e thjeshtė. Porositė e Zotit janė tė drejta dhe e gėzojnė zemrėn; urdhėrimet e Zotit janė te pastra dhe ndriēojnė sytė (Psalmi 19:7-8).
Page created 10 June 2006