Studime mbi librin e 2 Gjonit (Pjesa 2)

  2 Gjonit :4-6

Parathėnie

Nė kėtė pjesė studimi, Gjoni na tregon rėndėsinė e tė ruajturit tė sė vėrtetės brenda pėr brenda kishės lokale. Po tė mos mbrohet e vėrteta biblike, atėherė, shumė shpejt, gabimi do t’ia zėrė vendin asaj, dhe si papritur, ky gabim do tė besohet nė vend tė sė vėrtetės. Nė kėto vargje, apostulli bėn dallimin mes tė vėrtetės dhe gabimit, dashurisė dhe urrejtjes, si edhe mes kishės dhe botės.

Mėsimi qė jepet nė kėto pak vargje, na shfaq arsyen pse tė krishterėt, si nė mėnyrė individuale, ashtu edhe si kishė, duhet tė vazhdojnė t’i binden Perėndisė, duke praktikuar tė vėrtetėn nė jetėn e tyre tė pėrditshme. Ne duhet t’i rezistojmė ēdo lloj mėsuesi dhe mėsimi tė rremė, qė e shtrembėron sadopak fjalėn e Perėndisė.

Tė ecurit nė tė vėrtetė  

“U gėzova fort qė gjeta disa nga bijtė e tu duke ecur nė tė vėrtetėn, sipas urdhėrimit qė morėm nga Ati” (2 Gjonit: 4).

Ē’do tė thotė shprehja “tė ecėsh nė tė vėrtetėn”? A nuk do tė thotė, vallė, qė ta praktikosh tė vėrtetėn nė jetėn e pėrditshme? E vėrteta  nuk ėshtė diēka qė vetėm besohet, por ajo pėrfshin edhe vėnien e saj nė praktikė. Kjo shprehje ėshtė njėsoj si tė “ecim nė dritė” (1 Gjonit 1:7), dhe tė ecim “nė druajtjen e Zotit” (Veprat e Apostujve 9:31). Patjetėr qė kjo ėshtė mėnyra, me tė cilėn ecim “sipas Frymės” dhe nuk pėrmbushim “dėshirat e mishit” (Galatasve 5:16). Prandaj, tė ecėsh nė tė vėrtetėn, do tė thotė tė jetosh sipas fjalės sė Perėndisė dhe t’i dorėzohesh Frymės sė Shenjtė. Njė bindje e tillė ndaj fjalės sė Perėndisė i dha shkak Gjonit qė tė gėzohej.

Shenjtėria nuk ėshtė njė vendim i yni, por ėshtė njė urdhėrim prej Perėndisė. “Nėse mė doni, zbatoni urdhėrimet e mia” (Gjoni 14:15)… “Por ashtu si ėshtė i shenjtė ai qė ju thirri, tė jini edhe ju tė shenjtė nė gjithė sjelljen tuaj, sepse ėshtė shkruar: “Jini tė shenjtė, sepse unė jam i shenjtė” (1 Pjetrit 1:15-16). A nuk do tė thotė kjo se ata qė janė vetėm “dėgjues” tė sė vėrtetės, por jo “bėrės” tė saj, nė fakt nuk jetojnė sipas sė vėrtetės? “Dhe bėhuni bėrės tė fjalės dhe jo vetėm dėgjues, qė gėnjejnė vetveten” (Jakobi 1:22). Nga ana tjetėr, “ai qė do tė shikojė me vemendje ligjin e pėrsosur, i cili ėshtė ligji i lirisė, dhe ngulmon nė tė, duke mos qenė njė dėgjues harraq, por njė bėrės i veprės, ai do tė jetė i lumtur nė veprimtarinė e vet” (Jakobi 1:25). Vini re se si Jakobi e lidh bėrėsin “e fjalės” me “bėrėsin e veprės”. E vėrteta qė ėshtė brenda nesh, duhet tė manifestohet nė jetėn tonė tė pėrditshme.

Jo njė zbulim i ri    

“Dhe tani tė lutem ty, zonjė, jo sikur po tė shkruaj njė urdhėrim tė ri, por atė qė kishim pasur nga fillimi, qė ta duam njėri-tjetrin” (2 Gjonit: 5).

Gjoni po ia kujtonte kėsaj kishe se dashuria pėr njėri-tjetrin nuk ishte njė mėsim i sapo-shpikur. Por tė njėjtin mėsim e gjejmė tė shkruar gjatė gjithė Biblės. Zoti Jezus Krisht iu tha dishepujve tė Tij: “Po ju jap njė urdhėrim tė ri: ta doni njėri-tjetrin; sikurse unė ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njėri-tjetrin. Prej kėsaj do t’ju njohin tė gjithė qė jeni dishepujt e mi, nėse keni dashuri pėr njėri-tjetrin” (Gjoni 13:34-35). Kjo dashuri duhet tė ruhet e tė mbrohet vazhdimisht, krahas sė vėrtetės. Zakonisht, arsyeja pse njė besimtar largohet nga Zoti, ėshtė fakti se ai ka pushuar sė jetuari sipas fjalės sė Perėndisė dhe nuk i do mė vėllezėrit: “Pa hequr dorė nga tė mbledhurit bashkė tonin, sikurse kanė zakon disa, por tė nxisim njeri tjetrin, aq mė tepėr se e shihni ditėn qė po afrohet” (Hebrenjve 10:25). T’i urresh besimtarėt e tjerė ėshtė njėlloj sikur tė ecėsh nė errėsirė shpirtėrore. “Ai qė thotė se ėshtė nė dritė dhe urren vėllanė e vet, ėshtė ende nė errėsirė. Ai qė e do vėllanė e vet qėndron nė dritė dhe nuk ka asgjė nė tė qė e bėn tė bjerė” (1 Gjonit 2:9-10).

Vini re shprehjen: “Qė ta duam njėri-tjetrin” (2 Gjonit: 5). Kjo shprehje nuk do tė ketė shumė kuptim dhe mund tė keqinterpretohet, po qe se “zonja” nė fjalė ėshtė njė “grua” me disa fėmijė, nė vend qė tė jetė njė kishė dhe bashkėsia e saj.

Tė ecurit nė dashuri

“Dhe kjo ėshtė dashuria, tė ecim sipas urdhėrimeve tė tij. Sikurse e dėgjuat nga fillimi, ky ėshtė urdhėrimi qė morėm, qė tė ecni nė tė” (2 Gjonit: 6).

Si mund tė fillojmė tė ecim nė dashuri, d.m.th. ta praktikojmė dashurinė nė jetėn e pėrditshme? Gjoni na shpjegon se dashuria e vėrtetė e krishterė mes besimtarėve ėshtė e mundur vetėm nėse secili prej nesh jeton sipas fjalės sė Perėndisė. Tek 1 Gjonit 5:2-3, ai shkruan: “Nga kjo ne dimė ti duam bijtė e Perėndisė: kur duam Perėndinė dhe zbatojmė urdhėrimet e tij. Sepse kjo ėshtė dashuria e Perėndisė: qė ne tė zbatojmė urdhėrimet e tij; dhe urdhėrimet e tij nuk janė tė rėnda”. Po e theksojmė pėrsėri, se uniteti ėshtė i pamundur tė arrihet, po qe se ai nuk bazohet fuqimisht tek fjala e Perėndisė. Nuk do tė arrijmė kurrė t’i duam tė tjerėt, po qe se nuk e duam Perėndinė dhe nuk iu bindemi urdhėrimeve tė Tij.

Pėrfundim

Ēfarė janė urdhėrimet? Ato janė detyrime, tė cilat Perėndia ia ka ngarkuar secilit prej nesh. Nuk mund tė zgjedhim siē duam vetė se cilin urdhėrim do ta pranojmė e cilin do ta refuzojmė. Disa prej kėtyre urdhėrimeve mund tė mos pranohen si tė vlefshme pėr kishėn apo shoqėrinė e sotme, por kjo gjė vėrteton atė ēėshtje, qė ngre Gjoni nė kėtė letėr. Tė gjitha urdhėrimet e Perėndisė janė tė vlefshme pėr ata qė e duan Atė. “Dhe ky ėshtė urdhėrimi i tij qė tė besojmė nė emrin e Birit tė tij Jezu Krisht dhe ta duam njeri-tjetrin si na urdhėroi ai” (1 Gjonit 3:23).

BACK

Page created 15 April 2006