Studime mbi librin e 2 Gjonit (Pjesa 1)

2 Gjonit :1-3

Parathėnie

Shumica e anėtarėve tė kishės sė hershme ia atribuan kėtė letėr apostullit Gjon, i cili mund tė ketė qenė i thyer nė moshė, nė kohėn e shkruarjes sė saj (viti 90-95, pas Krishtit). Fjala “plaku” nuk i referohet moshės sė Gjonit, por mėnyrės sė respektit qė tregonte kisha ndaj tij. Nė kėtė periudhė, Gjoni ishte i vetmi apostull qė kish mbetur gjallė, nga ata qė e kishin parė Zotin Jezus Krisht me sytė e tyre. Ėshtė interesante tė vėrehet se ai nuk e konsideron veten si kreu i apostujve, por me pėrulėsi, thotė se ai ėshtė njėri prej tyre. Gjoni shėrbeu nė kishat pėrreth Azisė sė Vogėl, ku pėrfshiheshin, pa dyshim, edhe shtatė kishat e pėrmendura tek Zbulesa.

Letra e Dytė e Gjonit ėshtė njė letėr mė personale sesa e Para, edhe pse ajo trajton shkurtimisht disa nga ēėshtjet e pėrmendura tek Letra e Parė. Nuk ėshtė njė letėr e pėrgjithshme, por i drejtohet vetėm njė kishe.

Zonja e zgjedhur dhe bijtė e saj

“Plaku; zonjės sė zgjedhur dhe bijve tė saj qė i dua nė tė vėrtetė, dhe jo vetėm unė, por edhe tė gjithė ata qė e kanė njohur tė vėrtetėn” (2 Gjonit:1).

Siē e pėrmendėm edhe mė lart, “plaku” ėshtė vetė Gjoni. Disa e kanė pėrdorur fjalėn e kėtij teksti pėr tė mbėshtetur idenė e qeverisjes sė kishės me anė tė “pleqve”, por Gjoni nuk po thotė se ai ka ndonjė pozitė drejtuese nė kėtė kishė. “Zonja e zgjedhur” nuk do tė thotė pastorja femėr, siē sugjerojnė disa. Pėrkundrazi, kjo shprehje pėrdoret pėr kishėn lokale. “Bijtė” janė anėtarėt e kishės nė fjalė. Fjala tė “zgjedhur” tregon se anėtarėt e kėsaj kishe nuk pranonin qė ta kompromentonin tė vėrtetėn. S’ka dyshim se ata qė janė tė “zgjedhur”, e mbrojnė tė vėrtetėn biblike dhe e vėnė nė praktikė shenjtėrinė vetjake dhe dashurinė e vėrtetė kristiane! “Vishuni, pra, si tė zgjedhur tė Perėndisė, shenjtorė dhe tė dashur, me dhembshuri tė brendshme, mirėsinė, pėrulėsinė, zemėrbutėsinė dhe me durimin, duke duruar njeri tjetrin dhe duke falur njeri tjetrin, nėqoftėse dikush ankohet kundėr njė tjetri; dhe sikundėr Krishti ju ka falur, ashtu bėni edhe ju. Dhe, pėrmbi tė gjitha kėto gjėra, vishni dashurinė, qė ėshtė lidhja e pėrsosmėrisė. Dhe paqja e Perėndisė, pėr tė cilin ju u thirrėt nė njė trup tė vetėm, tė mbretėrojė nė zemrat tuaja; dhe jini mirėnjohės! Fjala e Krishtit banoftė nė ju me begatinė e vet; nė ēdo dituri, mėsoni dhe kėshilloni njeri tjetrin me psalme, himne dhe kėngė frymėrore, duke kėnduar Zotit me hir nė zemrat tuaja! Dhe ēdo gjė qė tė bėni, me fjalė a me vepėr, t’i bėni nė emėr tė Zotit Jezus, duke e falėnderuar Perėndinė Atė nėpėrmjet tij” (Kolosianėve 3:12-17).

Kėtė kishė e donin shumė; nė fakt, ajo i linte mbresa tė pashlyera kujtdo qė binte nė kontakt me tė. Kjo dashuri e krishterė bazohej fuqimisht tek e vėrteta. Kjo dashuri pėr tė vėrtetėn ėshtė themeli i vetėm pėr unitet mes kishave, sepse kjo dashuri duhet tė jetė faktori i pėrbashkėt, qė i lidh sė bashku tė gjitha kishat, qė besojnė tek Bibla.

E vėrteta e pėrjetshme

“Pėr shkak tė sė vėrtetės qė qėndron nė ne dhe do tė jetė me ne pėrjetė” (2 Gjonit:2).

 Gjoni nuk e donte kėtė kishė thjesht si kishė, por e donte “pėr shkak tė sė vėrtetės”. Gjon Uesli e pėrshkruan kėtė dashuri si “njė princip tė gjallė besimi dhe shenjtėrie” (shkėputur nga libri: “Shėnime mbi Dhiatėn e Re”). Duke pėrdorur shprehje tė njėjta, apostulli Pal tregon se si ai dha gjithēka qė kishte, ndėrkohė qė u shėrbente tė tjerėve: “Dhe kėtė e bėj pėr hir tė ungjillit, qė tė bėhem edhe unė pjestar i tij” (1 Korintasve 9:23). “Sepse ne nuk predikojmė, pra, veten tonė, por Jezu Krishtin, Zotin, dhe jemi shėrbėtorėt tuaj pėr hir tė Jezu Krishtit” (2 Korintasve 4:5).

Gjoni nuk ishte si njė ungjilltar rrugėsh, qė predikonte tek njė kishė dhe kur largohej prej saj, nuk kujtohej nėse ajo kishė egzistonte apo jo. Ashtu siē e vėrteta e Perėndisė ėshtė gjithmonė me ata qė e duan fjalėn e Tij, ashtu e donte edhe Gjoni kishėn. Si mund tė ketė unitet, po qe se ky nivel i dashurisė pėr tė vėrtetėn nuk duket qartė nė zemrat e atyre qė e quajnė veten tė krishterė? “A mund tė ecin bashkė dy veta, nė rast se nuk janė marrė vesh mė parė?” (Amosi 3:3) “Fjala e Krishtit banoftė nė ju me begatinė e vet; nė ēdo dituri” (Kolosianėve 3:16). Ata qė e kanė kėtė dashuri pėr tė vėrtetėn, e vėrtetojnė se ata janė me tė vėrtetė bijtė e Perėndisė: “Jeni ringjizur jo nga njė farė qė prishet, por qė nuk prishet, me anė tė fjalės sė Perėndisė sė gjallė dhe qė mbetet pėrjetė” (1 Pjetrit 1:23).

Nė tė vėrtetė dhe nė dashuri    

“Hiri, mėshira dhe paqja qofshin me ju nga Perėndia Ati dhe nga Zoti Jezu Krisht, Biri i tė Atit, nė tė vėrtetė dhe nė dashuri” (2 Gjonit :3).

Vini re shprehjet qė pėrdor Gjoni tek tre vargjet e para: “I dua nė tė vėrtetė”, “Ata qė e kanė njohur tė vėrtetėn”, “Pėr shkak tė sė vėrtetės” dhe “Nė tė vėrtetė dhe nė dashuri”. A nuk theksohet kėtu rėndėsia e sė vėrtetės nė mes tė kishės lokale? Ėshtė e vėrteta ajo qė sjell dashurinė.

E vėrteta dhe dashuria janė themeli pėr hirin, mėshirėn, dhe paqen mes nesh. Po qe se kėto cilėsi nuk vėrehen tek njė kishė, atėherė kjo ėshtė provė se nė atė kishė nuk ka as dashuri pėr tė vėrtetėn, as unitet tė vėrtetė tė krishterė. Kishat qė kanė kėrkuar tė kenė unitet nė kurriz tė sė vėrtetės, thjesht kthehen nė klube humanitare dhe shoqėrore, ku ndjenjat gabimisht konsiderohen si dashuri. E vetmja rrugė pėrmes sė cilės mund tė arrijmė unitet, ėshtė rruga e tė ecurit nė tė vėrtetėn. “Derisa tė arrijmė tė gjithė te uniteti i besimit dhe tė njohjes sė Birit tė Perėndisė, te njė njeri i pėrsosur, nė masėn e shtatit tė plotėsisė sė Krishtit, qė tė mos jemi mė foshnja, tė lėkundur dhe tė transportuar nga ēdo erė doktrineje, nga mashtrimi i njerėzve, nga dinakėria e tyre nėpėrmjet gėnjeshtrave tė gabimit, por, duke thėnė tė vėrtetėn me dashuri, tė rritemi nė ēdo gjė drejt atij qė ėshtė kreu, Krishti. Prej tė cilit gjithė trupi, i lidhur mirė dhe i bashkuar, me anė tė kontributit qė jep ēdo gjymtyrė dhe sipas forcės sė ēdo pjese tė veēantė, shkakton rritjen e trupit, pėr ndėrtimin e vetes sė tij nė dashuri” (Efesianėve 4:13-16).

Hiri, mėshira dhe paqja janė cilėsi tė Atit Perėndi, Atit Bir dhe Atit Frymė e Shenjtė. Nėse duam qė tė jemi njė me Perėndinė, atėherė na duhet qė t’i kemi edhe kėto cilėsi: “Atė qė pamė dhe dėgjuam, ne po jua shpallim, qė edhe ju tė keni bashkėsi me ne; dhe bashkėsia jonė ėshtė me Atin dhe me Birin e tij, Jezu Krishtin” (1 Gjonit 1:3).  

Pėrfundim

Nė mėnyrė qė njė kishė tė pėrbėhet me tė vėrtetė nga “tė zgjedhurit”, atėherė duhet qė tė egzistojnė bashkarisht dhe nė mėnyrė tė pėrsosur si dashuria, ashtu edhe e vėrteta. Janė kėto gjėra ato qė e lartėsojnė kishėn e vėrtetė kristiane dhe e bėjnė atė tė dallohet nga kishat e tjera tė rreme.  

BACK

Page created 7 April 2006