2 Gjonit :8-13
Jetojmė nė njė epokė kur fjala kyēe pėr tė pasur unitet mes njerėzve ėshtė toleranca. Por, a nuk ėshtė kjo fjalė thjesht njė parullė, qė mbulon kompromisin dhe uljen e vlerės sė tė vėrtetės biblike? Ērezultat ka arritur toleranca, pėrveē faktit se e ka ēarmatuar kishėn, duke ia hequr fuqinė qė ia kishte dhėnė Perėndia? Nė shek. I (pas Krishtit), disa kisha kishin bėrė kompromis me mėsuesit e rremė dhe pasojat e kėtij kompromisi ishin tė dukshme.
Bėni kujdes se mos
humbni frytin e gjėrave tė kryera, por bėni nė mėnyrė tė merrni njė shpėrblim
tė plotė (2 Gjonit: 8).
Nuk ka dyshim se nė kėtė tekst,
Gjoni nuk po bėn fjalė pėr humbjen e shpėtimit, por, pėrkundrazi, duket
sikur ai e pėrqėndron diskutimin e tij tek humbja e shpėrblimeve. Ata qė e
kompromentojnė sadopak tė vėrtetėn, do ta humbasin shpėrblimin e plotė. Njė
besimtar mund tė ketė bėrė shumė vepra tė mrekullueshme pėr Zotin dhe nė
fund, e humb shpėrblimin, sepse e holloi (ose e dobėsoi) dhe e nėnvlerėsoi
fjalėn e Perėndisė. Nuk ka rėndėsi vetėm fillimi i jetės sonė tė
krishterė, por edhe mbarimi i saj. Shpėrblimi i plotė iu jepet vetėm
atyre, qė e duan dhe i shėrbejnė me tė vėrtetė Zotit me
gjithė zemrėn [e tyre], me gjithė shpirtin
[e tyre], me gjithė forcėn [e tyre] dhe
me gjithė mendjen [e tyre]
(Luka 10:27).
Apostulli Pal thotė se ata qė
ndjekin rrugė jobiblike, do ta humbasin shpėrblimin: Sepse
askush nuk mund tė hedhė themel tjetėr pėrveē atij qė ėshtė hedhur, i
cili ėshtė Jezu Krishti. Dhe, nė qoftė se dikush ndėrton mbi kėtė themel
ar, argjend, gurė tė ēmuar, dru, sanė, kashtė, vepra e secilit do tė
shfaqet, sepse dita do ta tregojė; sepse do tė zbulohet me anė tė zjarrit,
dhe zjarri do tė provojė veprėn e secilit e ēlloji ėshtė. Nė qoftė se
vepra qė dikush ka ndėrtuar mbi themelin qėndron, ai do tė marrė njė shpėrblim,
nė qoftė se vepra e tij digjet, ai do tė pėsojė humbje, por ai vetė do tė
shpėtohet, si pėrmes zjarrit (1 Korintasve 3:11-15). Ata qė bėjnė
edhe mė shumė kompromis, p.sh. kur e shtrėmbėrojnė Biblėn sipas qejfit, do
ta humbin shpėtimin: Dhe nėse dikush heq nga fjalėt
e librit tė kėsaj profecie, Perėndia do ti heqė pjesėn e tij nga libri i
jetės nga qyteti i shenjtė, dhe nga gjėrat qė janė pėrshkruar nė kėtė
libėr (Zbulesa 22:19).
Kushdo qė shkon tej
dhe nuk qėndron nė doktrinėn e Krishtit, nuk ka Perėndi; kush qėndron nė
doktrinėn e Krishtit, ka Atin dhe Birin
(2 Gjonit: 9).
Kompromentimi i fjalės sė Perėndisė
mund tė vijė si rezultat i mėkatit nė jetėn e mėsuesit tė rremė. Ky mėsues
do ti ndryshojė doktrinat e Krishtit si pretekst pėr ta larguar vėmendjen
e botės nga gabimet e tij. Ata qė mėkatojnė, mund tė vijnė tek Krishti pėr
tė gjetur falje: Po ti rrėfejmė mėkatet tona,
ai ėshtė besnik dhe i drejtė qė tė na falė mėkatet dhe tė na pastrojė
nga ēdo paudhėsi (1 Gjonit 1:9). A nuk ėshtė gjė inkurajuese, kur
shohim se Gjoni nuk e ngriti veten lart, ashtu siē e ngrinin mėsuesit e rremė?
Vini re se ai e pėrdor foljen nė vetėn e parė shumės (rrėfejmė).
Ata qė mėsojnė doktrina nė kundėrshtim me Biblėn, e lartėsojnė veten dhe
lėnė tė kuptohet se janė pa mėkat: Po tė themi
se skemi mėkatuar, e bėjmė atė gėnjeshtar dhe fjala e tij nuk ėshtė nė
ne (1 Gjonit 1:10). Kėta njerėz nuk qėndrojnė as nė tė vėrtetėn,
as nė Krishtin, prandaj ata nuk e kanė Perėndinė nė jetėn e tyre.
Heqja dorė nga besimi nė Krishtin
nuk vjen vetėm si rezultat i besimit nė doktrina tė rreme, por gjithashtu
edhe nga tė praktikuarit e kėtyre doktrinave. Ajo qė besojmė, transmetohet nė
jetėn tonė tė pėrditshme. Ata qė qėndrojnė nė doktrinat e Krishtit pa
devijuar prej tyre, ata e kanė edhe Atin, edhe Birin. Kushdo
qė mohon Birin, ska as Atin; kushdo qė njeh Birin, ka edhe Atin. Ajo qė ju,
pra, dėgjuat nga fillimi le tė qėndrojė nė ju; nė qoftė se ajo qė dėgjuat
nga fillimi qėndron nė ju, edhe ju do tė qėndroni nė Birin dhe nė Atin.
Dhe ky ėshtė premtimi qė ai na bėri: jeta e pėrjetshme (1 Gjonit
2:23-25). Kjo marrėdhėnie me Perėndinė nuk arrihet me anė tė tė zbatuarit
tė besimit nė mėnyrė fetare, por arrihet nėpėrmjet bindjes ndaj fjalės sė
gjallė tė Perėndisė.
Nė qoftė se dikush
vjen tek ju dhe nuk sjell kėtė doktrinė, mos e pranoni nė shtėpi dhe mos e
pėrshėndetni, sepse ai qė e pėrshėndet bėhet pjestar nė veprat e tij tė
liga (2 Gjonit: 10-11).
Besimtarėt nuk duhet ti pėrkrahin nė asnjė lloj mėnyre mėsuesit e rremė, madje as ti pėrshėndesin nė emrin e Perėndisė, as ti ftojnė pėr vizitė nė shtėpitė e tyre. Po ti inkurajosh sadopak kėta mėsues, atyre iu duket se ti je dakort, si me mėsimet e tyre jobiblike, ashtu edhe me veprat e tyre tė liga. Nėse kemi shoqėri me ta, atėherė jemi nė rrezik tė sė mashtruarit prej tyre: Ju shkrova kėto gjėra pėr ata qė kėrkojnė tju gėnjejnė (1 Gjonit 2:26). Sidoqoftė, skemi nevojė fare qė tė marrim mėsim prej tyre: Dhe, sa pėr ju, vajosja qė keni marrė prej tij qėndron nė ju dhe nuk keni nevojė qė ndokush tju mėsojė; por, duke qenė se vajosja e tij ju mėson ēdo gjė dhe ėshtė e vėrtetė e nuk ėshtė gėnjeshtėr, qėndroni nė tė ashtu sikurse ju mėsoi (1 Gjonit 2:27). Shprehja pa kompromis mund tė duket e ashpėr nė klimėn shpirtėrore tė ditėve tė sotme, por tė mos-kompromentuarit ėshtė i domosdoshėm pėr mbrojtjen e Ungjillit.
Megjithse kisha shumė
gjėra pėr tju shkruar, nuk desha ta bėjė me letėr dhe bojė, por
shpresoj tė vij te ju dhe tju flas me gojė, qė gėzimi juaj tė jetė i
plotė. Bijtė e motrės sate tė zgjedhur tė pėrshėndesin. Amen
(2 Gjonit: 12-13).
Gjoni kishte dėshirė ta shihte e
ti bėnte njė vizitė kėsaj kishe, prandaj edhe i shkroi vetėm njė letėr
tė shkurtėr. Nėpėrmjet vizitės sė tij personale, ai kishte pėr qėllim qė
tė mblidhej bashkė me anėtarėt besnikė tė kėsaj kishe dhe tua
shpjegonte mė nė detaje ato qė iu kishte shkruar.
Page created 22 April 2006