Teksti
i studimit: Jozueu 24
Parathėnie
Dhurata
e besimit na jepet nė momentin kur besojmė nė Krishtin. Pikėrisht nė atė
moment, mes Perėndisė dhe mėkatarit tė penduar nėnshkruhet njė besėlidhje
(apo marrėveshje), rezultati i sė cilės ėshtė jeta e pėrjetshme. Megjithėse
kjo marrėveshje ndodh njė herė e pėrgjithmonė, ka momente nė rrugėn tonė
tė besimit tė krishterė, kur e ndjejmė nevojėn pėr ta rinovuar atė marrėveshje.
Ta
marrim nė konsideratė tė kaluarėn
Pastaj
Jozueu mblodhi tė gjitha fiset e Izraelit nė Sikem, dhe thirri pleqtė e
Izraelit, krerėt, gjykatėsit dhe oficerėt e tij, qė u paraqitėn pėrpara
Perėndisė. Dhe Jozueu i tha tėrė popullit: "Kėshtu flet Zoti, Perėndia
i Izraelit: "Nė kohėrat e kaluara, etėrit tuaj, si Terahu, ati i
Abrahamit dhe i Nahorit, banonin matanė lumit dhe u shėrbenin perėndive tė
tjera. Unė mora atin tuaj Abrahamin nga ana tjetėr e lumit, e bėra tė kalojė
nėpėr gjithė vendin e Kanaanit, shumėzova pasardhėsit e tij dhe i dhashė
Isakun. Isakut i dhashė Jakobin dhe Esaun; Esaut i dhashė si trashėgimi malin
e Seirit; por Jakobi dhe bijtė e tij zbritėn nė Egjipt. Pastaj dėrgova
Moisiun dhe Aaronin dhe godita Egjiptin me atė qė bėra nė mes tė tij;
pastaj ju nxora jashtė. Kėshtu nxora nga Egjipti etėrit tuaj, dhe ju arritėt
nė det. Egjiptasit i ndoqėn etėrit tuaj me qerre dhe me kalorės deri nė
Detin e Kuq. Por ata i klithėn Zotit, dhe ai vendosi njė errėsirė tė dendur
midis jush dhe Egjiptasve; pastaj hodha mbi ta detin, qė i mbuloi; dhe sytė
tuaj panė atė qė u bėra Egjiptasve. Pastaj qėndruat pėr njė kohė tė
gjatė nė shkretėtirė. Unė ju ēova nė vendin e Amorejve, qė banonin matanė
Jordanit; ata luftuan kundėr jush dhe unė jua dhashė nė dorė; ju pushtuat
vendin e tyre dhe unė i shpartallova para jush. Pastaj Balaku, bir i Tsiporit,
mbret i Moabit, u ngrit pėr tė luftuar Izraelin; dhe dėrgoi tė thėrrasė
Balaamin, djalin e Beorit, qė tju mallkonte; por unė nuk desha tė dėgjoj
Balaamin; prandaj ai ju bekoi me tė madhe, dhe ju ēlirova nga duart e Balakut.
Kaluat pastaj Jordanin dhe arritėt nė Jeriko; banorėt e Jerikos luftuan kundėr
jush; kėshtu bėnė Amorejtė, Perezejtė, Kananejtė, Hitejtė, Girgasejtė,
Hivejtė dhe Jebusejtė; por unė jua dorėzova nė dorė. Dhe ēova para jush
grerėzat, qė i bėnė tė ikin para jush, ashtu si kishte ndodhur me dy mbretėrit
e Amorejve; por kjo nuk ishte meritė e shpatės ose e harkut tėnd. Dhe ju
dhashė njė tokė pėr tė cilėn nuk kishit punuar dhe qytete qė nuk i kishit
ndėrtuar, dhe ju banuat nė to; dhe tani hani frytin e vreshtave dhe tė
ullishteve qė nuk keni mbjellė" (Jozueu 24:1-13).
Nė
kėtė pasazh, Jozueu iu kujton Izraelitėve tė kaluarėn e tyre tė shquar,
sidomos qė prej Abrahamit deri tek ēlirimi i mahnitshėm prej Egjiptit. Asgjė
nga ato qė ndodhėn, nuk ishte si rezultat i fuqisė, apo meritės sė tyre,
por ishte nė pėrputhje me marrėveshjen qė bėri Perėndia me Abrahamin.
Izraelitėt ishin populli i Perėndisė nėpėrmjet besimit.
Dhiata
(ose besėlidhja) e Re ėshtė themeluar me anė tė gjakut tė Zotit tonė Jezu
Krisht. Mėkatari bėhet fėmijė i Perėndisė, vetėm nėpėrmjet hirit tė
Perėndisė, dhe jo nėpėrmjet vlerės apo drejtėsisė sė mėkatarit. Ta
dini, pra, se ata qė janė nga besimi janė bij tė Abrahamit. Dhe Shkrimi,
duke parashikuar se Perėndia do ti shfajėsonte kombet me anė tė besimit,
ia dha mė pėrpara Abrahamit lajmin e mirė: Tė gjitha kombet do tė
bekohen nė ty. Prandaj ata qė themelohen mbi besimin bekohen bashkė me tė
besueshmin Abraham (Galatasve 3:7-9). Ne, si johebrenj, nuk jemi pasardhėsit
e Abrahamit, ngaqė kemi tė njėjtėn ADN, por jemi pasardhėsit e tij nėpėrmjet
besimit nė drejtėsinė e Krishtit. A nuk mund ti hedhim sytė pas nga e
kaluara dhe ta falenderojmė Perėndinė pėr kėtė shpėtim tė mrekullueshėm,
si edhe pėr tė gjitha ato momente kur Ai na ka ēliruar nga armiku?
Ta
marrim nė konsideratė besnikėrinė tonė
Prandaj
tani tia kini frikėn Zotit dhe shėrbejeni me ndershmėri dhe besnikėri;
hiqni perėnditė tė cilėve u shėrbyen etėrit tuaj matanė lumit dhe nė
Egjipt, dhe vihuni nė shėrbim tė Zotit. Dhe nė rast se ju duket njė gjė e
keqe ti shėrbeni Zotit, zgjidhni sot kujt doni ti shėrbeni, o perėnditė
tė cilėve u shėrbyen etėrit tuaj matanė lumit, o perėnditė e Amorejve, nė
vendin e tė cilėve ju banoni sot; sa pėr mua dhe pėr shtėpinė time do
ti shėrbejmė Zotit". Atėherė populli u pėrgjigj dhe tha: "Larg
qoftė qė ne tė braktisim Zotin pėr tu shėrbyer perėndive tė tjera!
Sepse Zoti, Perėndia ynė, ėshtė ai qė na nxori ne dhe etėrit tanė nga
vendi i Egjiptit, nga shtėpia e skllavėrisė, qė ka bėrė mrekullira tė mėdha
para syve tanė dhe qė na ka mbrojtur gjatė gjithė rrugės qė bėmė dhe
midis gjithė popujve nė mes tė tė cilėve kemi kaluar; dhe Zoti ka dėbuar
para nesh tėrė popujt dhe Amorejtė qė banonin nė kėtė vend; prandaj ne do
ti shėrbejmė Zotit, sepse ai ėshtė Perėndia ynė". Por Jozueu i tha
popullit: "Ju nuk mund ti shėrbeni Zotit, sepse ai ėshtė njė Perėndi
i shenjtė, njė Perėndi ziliqar; ai nuk do ti falė shkeljet dhe mėkatet
tuaja. Kur ta braktisni Zotin dhe tu shėrbeni perėndive tė huaja, ai do tė
kthehet pėr tju bėrė keq dhe pėr tju konsumuar pas aq tė mirave qė
ju ka bėrė". Dhe populli i tha Jozueut: "Jo, ne do ti shėrbejmė
Zotit". Atėherė Jozueu i tha popullit: "Ju jeni dėshmitarė kundėr
vetvetes, pse keni zgjedhur pėr vete Zotin pėr ti shėrbyer!". Ata iu
pėrgjigjėn: "Jemi dėshmitarė!". Jozueu tha: "Hiqni, pra, perėnditė
e huaja qė janė nė mes tuaj dhe pėruleni zemrėn tuaj Zotit, Perėndisė sė
Izraelit!". Populli iu pėrgjigj Jozueut: "Ne do ti shėrbejmė
Zotit, Perėndisė tonė, dhe do ti bindemi zėrit tė tij" (Jozueu
24:14-24).
Me
fjalėn besnikėri, nėnkuptojmė tė gjithė pėrkushtimin, devocionin
dhe bindjen qė i kemi premtuar Zotit qė nė fillim. Kjo do tė thotė se duhet
tė kthehemi tek dashuria jonė e parė
(Zbulesa 2:4). Jozueu i bėn thirrje popullit qė tė marrė vendim se kujt do
ti shėrbejė. A do ti shėrbejnė Perėndisė, apo do tė vazhdojnė tė
adhurojnė idhujt e sė kaluarės? Ata kanė pėrpara njė tė ardhme tė shkėlqyer
nė Tokėn e Premtuar, por nuk iu lejohet qė tė marrin me vete gjėrat e
neveritshme tė jetės sė vjetėr. Jozueu iu tha atyre se edhe familja e
Abrahamit dikur kish adhuruar perėndi tė huaja: Etėrit
tuaj, si Terahu, ati i Abrahamit dhe i Nahorit, u shėrbenin perėndive tė
tjera (Jozueu 24:2). Por Abrahami iu largua idhujtarisė, si pėrgjigje
ndaj thirrjes sė Perėndisė. Prandaj, po qe se populli izraelit do me tė vėrtetė
qė ta ndjekė Zotin, atėherė ai nuk duhet tė ngatėrrohet me paganizmin.
Edhe ne e kemi njė trashėgimi nė Krishtin: Qoftė
bekuar Perėndia edhe Ati i Zotit tonė Jezu Krisht, i cili me anė tė mėshirės
sė tij tė madhe na rilindi pėr njė shpresė tė gjallė me anė tė
ringjalljes sė Jezu Krishtit prej sė vdekurish, pėr njė trashėgim tė
paprishshėm, tė panjollė dhe tė pafishkur, qė ėshtė ruajtur nė qiejt pėr
ju, qė nga fuqia e Perėndisė me anė tė besimit jeni tė ruajtur, pėr shpėtimin
gati pėr tu zbuluar nė kohėt e fundit (1 Pjetrit 1:3-5). Nuk duhet
ta kompromentojmė asnjėherė kėtė marrėveshje tė besėlidhjes qė kemi me
Perėndinė, sepse edhe ne jemi thirrur qė tė heqim dorė nga jeta e vjetėr,
nė mėnyrė qė ti shėrbejmė Perėndisė sė Gjallė. Prandaj
nėse dikush ėshtė nė Krishtin, ai ėshtė njė krijesė e re; gjėrat e
vjetra kanė shkuar; ja, tė gjitha gjėrat u bėnė tė reja (2
Korintasve 5:17). Dhe nga Jezu Krishti, dėshmitari besnik, i parėlinduri prej sė
vdekurish dhe Princ i mbretėrve tė dheut. Atij qė na deshi dhe na lau nga mėkatet
tona nė gjakun e tij, dhe na bėri mbretėr dhe priftėr pėr Perėndinė dhe
Atin e tij, atij i qoftė lavdi dhe pushtet nė shekuj tė shekujve. Amen
(Zbulesa 1:5-6).
Ta
marrim nė konsideratė premtimin tonė
Kėshtu
Jozueu lidhi atė ditė njė besėlidhje me popullin, dhe i dha statutet dhe
dekretet nė Sikem. Pastaj Jozueu shkroi kėto gjėra nė librin e ligjit tė
Perėndisė; dhe mori njė gur tė madh dhe e vendosi aty, poshtė lisit, pranė
shenjtėrores sė Zotit. Jozueu i tha pastaj tėrė popullit: "Ja, ky gur
do tė jetė njė dėshmitar kundėr nesh, sepse ai i dėgjoi tėrė fjalėt qė
na tha Zoti; ai, pra, do tė shėrbejė si dėshmitar kundėr jush, me qėllim qė
tė mos e mohoni Perėndinė tuaj". Pastaj Jozueu e ktheu popullin nė
vendin ku ishte mė parė, secili nė trashėgiminė e vet (Jozueu
24:25-28).
Shprehja
lidh njė besėlidhje do tė
thotė tė presėsh njė besėlidhje nėpėrmjet sakrifikimit tė kafshėve.
Kafsha ndahej mė dysh, dhe pastaj ata qė ishin dakort me besėlidhjen, ecnin
midis dy gjysmave tė trupit tė kafshės. Kushdo qė e thyente kėtė besėlidhje,
e dinte mirė se ndėshkimi qė do tė merrte, do tė ishte i njėjtė me atė tė
kafshės sė sakrifikuar. Dhe do ti jap
njerėzit qė kanė shkelur besėlidhjen time dhe nuk kanė zbatuar fjalėt e
besėlidhjes qė kishin lidhur para meje, duke kaluar nė mes pjesėve tė viēit
qė e kishin ndarė mė dysh: princat e Judės dhe princat e Jeruzalemit, eunukėt,
priftėrinjtė dhe tėrė populli i vendit qė kaluan nė mes tė pjesėve tė
viēit, do ti jap nė dorė tė armiqve tė tyre dhe nė dorė tė atyre qė
kėrkojnė jetėn e tyre; dhe kufomat e tyre do tė shėrbejnė si ushqim pėr
shpendėt e qiellit dhe pėr kafshėt e tokės (Jeremia 34:18-20).
Shumė
prej nesh dinė sadopak rreth kultit tė kohėve tė sotme, tė quajtur Mbajtėsit
e Premtimit. Faktikisht, ata dhe shumė prej tė krishterėve, janė thyerės
tė premtimit, ashtu siē ishin izraelitėt nė kohėn e Jozueut. Nė tė vėrtetė,
Zoti ėshtė i vetmi Ai qė e mban premtimin. Kur u lidh besėlidhja mes
Abrahamit dhe Perėndisė, ishte Perėndia Ai qė eci vetėm midis pjesėve tė
trupit tė kafshėve tė sakrifikuara, duke na treguar se Abrahamit i mbetej vetėm
qė ti besonte dhe ti bindej Zotit. Por me tė perėnduar dielli dhe me tė zbritur errėsira, na del para
syve njė furrė qė nxjerr tym dhe njė pishtar i zjarrtė qė kalon pėrmes
kafshėve tė ndarė. Po atė ditė Zoti bėri njė besėlidhje me Abramin duke
i thėnė: "Unė u jap pasardhėsve tė tu kėtė vend, nga pėrroi i
Egjiptit deri nė lumin e madh, lumin e Eufratit (Zanafilla 15:17-18).
Ngaqė Perėndia ėshtė Mbajtės i premtimit, Ai premton se do ta bėjė
realitet ēdo fjalė qė thotė: Kėshtu
do tė jetė fjala ime e dalė nga goja ime; ajo nuk do tė mė kthehet bosh mua,
pa kryer atė qė dėshiroj dhe pa realizuar plotėsisht atė pėr tė cilėn e
dėrgova (Isaia 55:11). Premtimi i pėrjetshėm i Perėndisė bėhet plotėsisht
realitet tek sakrifica faj-shlyerėse e Krishtit. Ne duhet qė vazhdimisht
tia kujtojmė vetes premtimin besnik tė Perėndisė: Sepse
tė gjitha premtimet e Perėndisė janė nė atė "po" dhe nė atė
"amen," pėr lavdi tė Perėndisė nėpėrmjet nesh (2
Korintasve 1:20). Me anė tė tė cilave na u dhuruan premtimet e ēmueshme dhe shumė tė
mėdha, qė nėpėrmjet tyre tė bėheni pjestarė tė natyrės hyjnore, duke i
shpėtuar prishjes qė ėshtė nė botė pėr shkak tė lakmisė (2
Pjetrit 1:4).
Ta
marrim nė konsideratė rrugėn tonė
Pas
kėtyre gjėrave Jozueu, bir i Nunit dhe shėrbėtor i Zotit, vdiq nė moshėn
njėqind e dhjetė vjeē, dhe e varrosėn nė territorin e pronės sė tij nė
Timnath-Serah, qė ndodhet nė krahinėn malore tė Efraimit, nė veri tė malit
Gaash. Izraeli i shėrbeu Zotit
gjatė gjithė jetės sė Jozueut dhe gjatė gjithė jetės sė pleqve qė
jetuan pas Jozueut dhe qė dinin tėrė veprat qė Zoti kishte bėrė pėr
Izraelin. Eshtrat e Jozefit, qė
bijtė e Izraelit kishin sjellė nga Egjipti, i varrosėn nė Sikem, nė pjesėn
e arės qė Jakobi ua kishte blerė bijve tė Hamorit, atit tė Sikemit, pėr njėqind
pjesė argjendi, dhe qė ishte pronė e bijve tė Jozefit. Pastaj vdiq edhe
Eleazari, bir i Aaronit, dhe e varrosėn nė malin, qė ishte pronė e birit tė
tij Finehas dhe qė ia kishin dhėnė nė krahinėn malore tė Efraimit (Jozueu
24:29-33).
Besimi
i ngjan njė udhėtimi tė vazhdueshėm deri nė fund tė jetės sonė mbi tokė.
E kemi pėr detyrė qė tė ecim nė rrugėn e drejtė. Jozueu jetoi deri nė
moshėn 110-vjeēare. Jozefi dhe Eleazari u varrosėn nė Tokėn e Premtuar. Kėta
burra kishin besim nė besėlidhjen, qė kish lidhur Perėndia me Abrahamin.
Lista e burrave dhe grave besnike tek Hebrenjve 11 na sjell nė mendje faktin se
besimi dhe bindja ndaj fjalės sė Perėndisė, sjell si pasojė pėrmbushjen e
premtimit: Tė gjithė kėta vdiqėn nė
besim, pa marrė premtimet e bėra, por i panė ato pėr se largu dhe u bindėn
dhe i pėrshėndetėn ato me gėzim duke rrėfyer se janė tė huaj dhe shtegtarė
mbi dhe (Hebrenjve 11:13).
Beteja
jonė nuk drejtohet kundėr njerėzve, por kundėr mėkatit dhe vetvetes. Nuk
luftojmė pėr tokė, por pėr Parajsėn. Nuk synojmė pushimin (d.m.th. lluksin,
paranė, argėtimin) e botės, por atė thesar qė gjendet tek shėrbesa ndaj
Perėndisė pėrmes besimit. Nė rrugėn tonė duhet tė udhėhiqemi gjithmonė
nėpėrmejt vullnetit tė Perėndisė: Fjala jote ėshtė njė llambė nė kėmbėn time dhe njė dritė nė
shtegun tim (Psalmi 119:105).
Pėrfundim
Izraelitėt premtuan se do ta ndiqnin Zotin, por skaluan as shumė vite pas vdekjes sė Jozueut dhe ata e braktisėn ligjin e Perėndisė, dhe adhuruan idhuj dhe tė ligėn (shiko Gjyqtarėt). Mosbindja dhe mosmarrja nė konsideratė e fjalės sė Perėndisė gjithmonė rezulton nė shkatėrrimin e besimit. Duhet ta marrim nė konsideratė tė kaluarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen; ta marrim nė konsideratė besnikėrinė, premtimet dhe rrugėn tonė. Prandaj ne duhet tu pėrmbahemi mė shumė atyre qė dėgjuam, se mos shkasim ndonjė herė nga ruga (Hebrenjve 2:1).
Page created 4 March 2006