Me
anė tė besimit Enoku u zhvendos qė tė mos shikonte vdekje dhe nuk u gjet mė,
sepse Perėndia e kishte zhvendosur; sepse para se tė merrej, ai pati dėshmimin
se i kishte pėlqyer Perėndisė (Hebrenjve 11:5).
Parathėnie
Ēfarė presim nga jeta tani qė i pėrkasim Perėndisė? Ndoshta pyetja mund tė bėhet ndryshe: Ēpres qė tė bėj Perėndia pėr mua? Tė gjithė i kemi pėrjetuar mrekullitė, bekimet, rehatinė dhe paqen e Zotit, por cili ėshtė reagimi ynė ndaj vuajtjes dhe dhembjes?
Jeta e krishterė nuk ka tė bėjė me ne, por me Krishtin dhe me atė qė Ai po bėn brenda nesh. Sepse pėr mua tė jetuarit ėshtė Krishti dhe tė vdekurit fitim (Filipianėve 1:21). Unė u kryqėzova bashkė me Krishtin dhe nuk rroj mė unė, po Krishti rron nė mua; dhe ajo jetė qė tani jetoj nė mish, e jetoj nė besimin e Birit tė Perėndisė, qė mė deshi dhe dha veten pėr mua (Galatasve 2:20). Tė gjithė duam qė ta kemi jetėn nėn kontrollin tonė dhe shpesh nuk pranojmė ta lemė Perėndinė tė na drejtojė. Duke vepruar nė kėtė mėnyrė, e pengojmė ecjen tonė me Tė.
Besimi ėshtė tė rėnit dakort me Perėndinė
A mund tė ecin bashkė dy veta, nė rast se nuk
janė marrė vesh mė parė? (Amosi 3:3).
A biem dakort me Perėndinė pėr ēdo gjė? Ka nga ata qė nuk janė dakort me Perėndinė lidhur me krijimin, shpėtimin dhe shenjtėrinė. Por, po nuk ramė dakort me Zotin, atėherė nuk mund tė ecim me Tė. Njė devijim sado i vogėl nga doktrinat themelore tė besimit, njė kompromis i fjalės sė Perėndisė, apo njė refuzim pėr tė mos jetuar jetė tė shenjta tregon se nuk egziston asnjė bazė pėr tu shoqėruar me Perėndinė.
Izraeli e la pas dore tė zbatuarit e fjalės sė Perėndisė dhe zgjodhi rrugėn e mėkatit kundėr Tij: Vetėm ju kam njohur midis tėrė familjeve tė dheut; prandaj unė do tju ndėshkoj pėr tė gjitha paudhėsitė tuaja (Amosi 3:2). Ata mund tė ktheheshin prapė tek pozita e bekuar qė kishin patur mė parė, vetėm po tė pendoheshin. Po tė mos e ndajmė veten nga mėkati, atėherė do tė shohim se mėkati do tė na ndajė nga Perėndia: Por paudhėsitė tuaja kanė shkaktuar njė ndarje midis jush dhe Perėndisė tuaj, dhe mėkatet tuaja kanė bėrė tė fshihet fytyra e tij prej jush, qė tė mos ju dėgjojė mė (Isaia 59:2).
Besimi ėshtė ndershmėri personale
Por ju jeni fis i zgjedhur, priftėri mbretėrore,
njė komb i shenjtė, njė popull i fituar, qė tė shpallni mrekullitė e atij
qė ju thirri nga terri nė dritėn e tij tė mrekullueshme (1 Pjetrit
2:9).
Ēpo mundohemi tė fshehim? A duket sikur jemi tė shenjtė dhe tė drejtė
pėrpara tė tjerėve, ndėrkohė qė po mbajmė tė fshehur atė mėkat sekret,
tė cilin e refuzojmė ta rrėfejmė? Perėndia na i sheh zemrat dhe Ai di gjithēka
rreth mėkatit dhe shtirjes. Ai dėshiron qė ne tė jemi njerėz me integritet
(me ndershmėri). Edhe pa besim ėshtė e pamundur
ti pėlqesh Atij, sepse ai qė i afrohet Perėndisė duhet tė besojė se Perėndia
ėshtė, dhe se ėshtė shpėrblenjėsi i atyre qė e kėrkojnė atė (Hebrenjve
11:6). Si mund tė shpresojmė se po na pėlqen Perėndia, kur nė jetėn tonė
egziston mėkat i parrėfyer? Jo vetėm drejtuesit e kishave, por tė gjithė tė
krishterėt duhet tė [kenė] dėshmim tė mirė edhe
ndėr tė jashtmit, qė tė mos [shahen] dhe tė [bien] nė lakun e djallit
(1 Timoteut 3:7). Ky ėshtė dėshmimi i mirė i atij, qė ka besim tė vėrtetė
tek Perėndia (Hebrenjve 11:2, 39).
Pa ndershmėri, besimi ėshtė hipokrizi. A mundet qė bota tia vėrė
gishtin ndonjė mėkati nė jetėn tonė?
Besimi do tė thotė tė jesh ungjillues
Ligji i sė vėrtetės ishte nė gojėn e tij dhe asnjė ēoroditje nuk gjindej mbi buzėt e tij; ai ecte bashkė me mua nė paqe e nė ndershmėri dhe shpėtoi shumė njerėz nga paudhėsia (Malakia 2:6).
Po qe se ecim me Perėndinė me besim dhe shenjtėri tė vėrtetė, atėherė do arrijmė ta dallojmė gjendjen e dėshpėruar tė tė humburve, atėherė do tė kėnaqemi sė ndari Lajmin e mirė me sa mė shumė njerėz qė tė jetė e mundur. Ata qė ecin me Perėndinė, i kthejnė tė tjerėt mbrapsht nga mėkati. Zoti Jezus Krisht ka thėnė: Shkoni, pra, dhe bėni dishepuj nga tė gjithė popujt duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Frymės sė Shenjtė, dhe duke i mėsuar tė zbatojnė tė gjitha gjėrat qė unė ju kam urdhėruar. Dhe ja, unė jam me ju gjithė ditėt, deri nė mbarim tė botės. Amen (Mateu 28:19-20). Ndoshta kemi shkuar, por nuk u kemi treguar atyre tėrė tė vėrtetėn! A shqetėsohemi se mos, ndoshta, do tė na tallin, po qe se iu flasim pėr shenjtėrinė dhe drejtėsinė? Si mendojmė se do tė shkėlqejmė nė prani tė Perėndisė, nėse nuk e shpallim fjalėn e jetės? Ata qė kanė dituri do tė shkėlqejnė si shkėlqimi i kupės qiellore dhe ata qė do tė kenė ēuar shumė nė drejtėsi, do tė shkėlqejnė si yjet pėrjetė (Danieli 12:3).
Pėrfundim
Perėndisė i pėlqeu besimi i Enokut. Asgjė nuk ia zė dot vendin besimit personal. Nėse mundohemi ta kėnaqim Perėndinė duke bėrė vepra tė mira, apo nėpėrmjet adhurimit, studimit tė Biblės, apo lutjes, do tė dėshtojmė. Edhe njerėzit fetarė mund ti bėjnė tė gjitha kėto gjėra, pa patur njė marrėdhėnie tė gjallė me Perėndinė. Por, ėshtė besimi ai qė bėn qė kėto gjėra tė pranohen nga Perėndia. Njerėzit fetarė dinė diēka rreth Perėndisė, por ata nuk e njohin vėrtet Atė. Kjo shikohet nė jetėn e tyre. Mund tua vėmė gishtin tė tjerėve dhe tė themi se ata nuk ecin me Perėndinė, por ēmund tė themi pėr veten tonė? A ecim ne besnikėrisht me Tė? Si reagojmė kur ndodhemi nė situata tė vėshtira?
Perėndia i shpėrblen ata qė ecin me Tė (Hebrenjve 11:6) dhe pėr ta, Ai ka pėrgatitur njė vend pushimi dhe paqeje tė pėrjetshme. Ata qė ecin me Perėndinė, duke i besuar Atij, do tė shkojnė nė tė njėjtin vend, nė tė cilin u zhvendos edhe Enoku. Do tė na duket e vėshtirė pėr tė ecur me Perėndinė plot besim, vetėm atėherė kur nuk pranojmė ta pėrulim jetėn tonė para Tij dhe ta ngremė Atė mė lart se gjithēka tjetėr. Tė ecurit me Perėndinė ėshtė besim i vėrtetė.
Nė dritėn e Fjalės sė Tij,
Sa shumė qė na e ndriēon rrugėn lavdia e Tij!
Kur bėjmė vullnetin e Tij tė mirė,
Ai banon me ne,
Dhe
me tė gjithė ata, qė i besojnė dhe i binden.
Page created 22 April 2006