Galatasve 5:16-25
A po ecim me tė vėrtetė sipas Frymės?A mund ta vėrejmė veprimtarinė e Tij nė jetėn tonė? Nga e dimė se po ecim nė rrugė tė drejtė? Shumė tė krishterė pėrpiqen ti ndreqin gabimet e tyre, duke u munduar ta imitojnė jetėn tokėsore tė Jezusit. Por ata e zbulojnė shumė shpejt se kjo detyrė ėshtė e pamundur pėr tu kryer. Imitimi ėshtė gjė e cekėt dhe pa jetė. Nė vend tė tij, Zoti dėshiron qė ne ta identifikojmė veten me Tė. Kjo do tė thotė qė, ne nuk pėrpiqemi sė jetuari jetėn e Tij, por Ai jeton jetėn e Tij pėrmes nesh. Si besimtarė qė jemi, ne kemi privilegjin e marrjes sė jetės ringjallėse tė Krishtit. Kjo ėshtė e vetmja mėnyrė, me anė tė sė cilės mund tė ecim sipas Frymės. Por, si realizohet kjo nė jetėn tonė tė pėrditshme?
Dhe unė them: Ecni sipas Frymės dhe nuk do ta pėrmbushni dėshirat e mishit, sepse mishi ka dėshira kundėr Frymės, dhe Fryma ka dėshira kundėr mishit; dhe kėto janė tė kundėrta me njėra-tjetrėn, qė ju tė mos bėni ato qė dėshironi. Por nė qoftė se udhėhiqeni nga Fryma, ju nuk jeni nėn ligj (Galatasve 5:16-18).
Besimtari, qė dėshiron ta nderojė Zotin, duke jetuar nė shenjtėri, do tė ballafaqohet me opozitė, jo gjithmonė nga jashtė, por veēanėrisht nga pėrbrenda. Meqėnėse besimtari ėshtė njė krijesė e re dhe tė gjitha
gjėrat e vjetra kanė shkuar (2 Korintasve 5:17), atėherė Satanai do tė bėjė tė pamundurėn pėr tia mbushur mendjen atij (d.m.th. besimtarit), qė tė veprojė sipas mishit. Kur nė shpirtin tonė fillon njė luftė e tillė civile, atėherė djalli ia ka arritur qėllimit tė tij, pėr tė na e larguar vėmendjen prej Krishtit. Bota, djalli dhe mishi bėhen aleatė tė njėri-tjetrit nė luftė kundėr atij, qė dėshiron tė ecė sipas Frymės. Ata duan tė na plagosin rėndė, qė ne tė mos avancojmė nė Zotin.
a) Bota
Mos e doni botėn, as gjėrat qė janė nė botė. Ne qoftė se ndokush do botėn, dashuria e Atit nuk ėshtė nė tė, sepse gjithēka qė ėshtė nė botė, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetės, nuk vjen nga Ati, por nga bota. Dhe bota kalon me lakminė e saj; por ai qė bėn vullnetin e Perėndisė mbetet pėrjetė (1 Gjonit 2:15-17).
Dashuria qė i tregojmė botės, shumė shpejt do tė na e shkatėrrojė besimin tonė tek Krishti. Bota, me paperėndishmėrinė e saj, imoralitetin dhe shpirtin e antikrishtit, ėshtė bėrė shkaktare e shumė tė krishterėve, qė e kanė braktisur Krishtin. Sepse Dema mė la, sepse deshi kėtė botė (2 Timoteut 4:10). Neve na duhet tė pėrzihemi me botėn, (sepse jetojmė nė tė), por nuk ka arsye pse tė infektohemi nga bota.
b) Djalli
Jini tė pėrmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundėrshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si njė luan vrumbullues, duke kėrkuar cilin mund tė pėrpijė (1 Pjetrit 5:8).
Satanai do tė zėrė nė befasi, jo tė humburit, por tė shpėtuarit. Ai gjithmonė kėrkon ta shkatėrrojė besimin e besimtarėve. Nė ēdo hap tė rrugės sė krishterė, ai do tė vendosė aq shumė kurthe dhe bllokada, sa tė jetė e mundur. Ne ecim sipas Frymės, por edhe ai ecėn: ecėn pėr tė na ndaluar!
c) Mishi
Dhe unė them: Ecni sipas Frymės dhe nuk do ta pėrmbushni dėshirat e mishit, sepse mishi ka dėshira kundėr Frymės, dhe Fryma ka dėshira kundėr mishit; dhe kėto janė tė kundėrta me njėra-tjetrėn, qė ju tė mos bėni ato qė dėshironi. Por nė qoftė se udhėhiqeni nga Fryma, ju nuk jeni nėn ligj (Galatasve 5:16-18).
Kur pėrmendim mishin, nuk e kemi fjalėn pėr trupin fizik. Trupi ėshtė mjeti qė pėrdor mėkati, pėr tė na mbajtur larg Perėndisė. Kur Fryma e Shenjtė ėshtė Zot i trupit tonė, atėherė ne ecim sipas vullnetit tė Tij dhe i bindemi udhėheqjes sė Tij. N.q.s. mėkati e kontrollon trupin, atėherė ne jetojmė sipas dėshirave mishore (trupore). Kėshtu pra, nėpėrmjet mishit, ne i referohemi natyrės mėkatare tė njeriut. Kėtė Pali e quajti njeriu i vjetėr qė korruptohet me anė tė lakmive tė gėnjeshtrės (Efesianėve 4:22). Kjo natyrė e vjetėr u kryqėzua me Krishtin: Duke ditur kėtė: se njeriu ynė i vjetėr u kryqėzua me tė, qė trupi i mėkatit mund tė jetė anuluar dhe qė ne tė mos i shėrbejmė mė mėkatit (Romakėve 6:6). Por Satanai do ta ringjallė kėtė njeri tė vjetėr (natyrėn tonė mėkatare), nė momentin kur ne fillojmė ti shėrbejmė mėkatit, sepse, a nuk ishte djalli ai, qė e futi mėkatin brenda njeriut qė nga fillimi? Mishi vazhdimisht i kundėrvihet natyrės sonė tė re shpirtėrore.
Dhe veprat e mishit janė tė zbuluar dhe janė: kurorėshkelja, kurvėria, ndyrėsia, shthurja, idhujtaria, magjia, armiqėsimi, grindjet, xhelozitė, mėritė, zėnkat, pėrēarjet, tarafet, smira, vrasjet, tė dehurit, grykėsia dhe gjėra tė ngjashme me kėto, pėr tė cilat po ju paralajmėroj, si kurse ju thashė edhe mė parė, se ata qė i bėjnė kėto gjėra nuk do tė trashėgojnė mbretėrinė e Perėndisė. Por fryti i Frymės ėshtė: dashuria, gėzimi, paqja, durimi, mirėdashja, mirėsia, besimi, zemėrbutėsia, vetėkontrolli. Kundėr kėtyre gjėrave nuk ka ligj (Galatasve 5:19-23).
Perėndia na ka dhėnė Frymėn e Tij tė Shenjtė, me qėllim qė tė ecim sipas drejtėsisė dhe shenjtėrisė, dhe jo sipas standarteve tė botės. Sapo tė fillojmė tė hedhim hapat e para dhe ta ndjekim Zotin, do tė vėmė re dallimin midis ecjes sipas Frymės dhe ecjes sipas mishit.
Nė kėtė pasazh biblik, Pali na tregon se frytet e Frymės dhe veprat e mishit janė nė kundėrshtim tė plotė me njėra-tjetrėn. Veprat kryhen nga njerėzit, por fryti ėshtė produkt i krijimit. Veprat e mira dhe tė liga manifakturohen nga njeriu, por vetėm Fryma e Shenjtė mund tė prodhojė frytin e pėrjetshėm, karakterin e Krishtit nė jetėn tonė. Njė besimtar, qė ecėn sipas Frymės, i sjell lavdi Perėndisė me frytshmėrinė e tij tė begatė.
Edhe ata qė janė tė Krishtit e kanė kryqėzuar mishin bashkė me pasionet dhe lakmitė tė tij. Nė qoftė se rrojmė nė Frymė, nė Frymė edhe duhet tė ecim (Galatasve 5:24-25).
Shėrbesa e Frymės sė Shenjtė bėn qė, nė Krishtin, besimtari tė jetė fitimtar mbi botėn, mishin dhe djallin. Disa nuk e pranojnė mundėsinė e jetės fitimtare tė krishterė dhe preferojnė qė tė jenė triumfatorė nė vdekje. Prandaj edhe kėta njerėz e refuzojnė doktrinėn e shenjtėrisė! Besimi na nevojitet vetėm pėr sa jemi gjallė nė kėtė botė, sepse siē thotė edhe Gjoni: Sepse ēdo gjė qė ka lindur nga Perėndia e mund botėn; dhe kjo ėshtė fitorja qė e mundi botėn: besimi ynė. Cili ėshtė ai qė e mund botėn, veē se ai qė beson se Jezusi ėshtė Biri i Perėndisė? (1 Gjonit 5:4-5). Jeta e krishterė mund tė jetė njė jetė fitimtare nė kėtė botė tė tanishme, sepse, pėrndryshe, pse e dėrgoi Perėndia, atėherė, Frymėn e Shenjtė nė kėtė botė? Duhet ta mbajmė mend se Krishti vdiq pėr tė na ēliruar nga mėkati: Nė fakt mėkati nuk do tė ketė mė pushtet mbi ju (Romakėve 6:14).
Nuk ka asgjė sekrete rreth mėnyrės, me anė tė sė cilės e mposhtim tundimin dhe mėkatin, apo rreth mėnyrės se si mund tė jetojmė njė jetė fitimtare dhe tė frytshme nė Krishtin. E vetmja gjė qė na duhet tė bėjmė, ėshtė tė ecim sipas Frymės, apo me fjalė tė tjera, tė jemi tė vdekur ndaj mėkatit dhe tė gjallė nė Krishtin. Nėse pėrpiqemi ta imitojmė Krishtin, shumė shpejt do tė dėshtojmė. Por, kur vetja jonė ėshtė e vdekur dhe ne e lejojmė Atė tė jetojė pėrmes nesh, atėherė do tė jemi fitimtarė. Unė u kryqėzova bashkė me Krishtin dhe nuk rroj mė unė, po Krishti rron nė mua; dhe ajo jetė qė tani jetoj nė mish, e jetoj nė besimin e Birit tė Perėndisė, qė mė deshi dhe dha veten pėr mua (Galatasve 2:20). Mos harroni, nė shėrbesėn tonė ndaj Perėndisė, ne tė gjithė ballafaqohemi me tė njėjtat pengesa, si edhe ai, qė e ka braktisur Zotin. Dallimi mes nesh dhe atij qėndron kėtu: ai ka marrė vendimin qė tė ecė sipas mishit, por, me anė tė hirit tė Perėndisė, ne dėshirojmė tė ecim sipas Frymės.
Page created 16 April 2006