Tė jesh apo tė mos jesh

“Por ashtu si ėshtė i shenjtė ai qė ju thirri, tė jini edhe ju tė shenjtė nė gjithė sjelljen tuaj, sepse ėshtė shkruar: 
“Jini tė shenjtė, sepse unė jam i shenjtė”
(1 Pjetrit 1:15-16).

Parathėnie

Herezitė dhe tė keqkuptuarit e Biblės shkaktohen atėherė kur nuk ia vėmė veshin fjalėve qė pėrdor Perėndia pėr tė na mėsuar njė doktrinė. Madje, tė mos marrit parasysh e fjalėve edhe mė tė vogla tė Biblės, mund ta bėjė lexuesin qė ta keqkuptojė njė tekst fare tė thjeshtė. Sa herė i neglizhojnė besimtarėt fjalėt, tė cilat gjenden kudo nė Bibėl, si p.sh.: “n.q.s.”, “por”, apo “prandaj”! Nė kėtė studim, do t’i hedhim njė sy asaj fjale tė vogėl, por shumė tė rėndėsishme, fjalės “tė jesh”.

Ē’do tė thotė fjala “tė jesh”?

Nė anglisht, fjala “tė jesh” ka kuptime tė ndryshme. Kėto kuptime varen nga konteksti i fjalisė. Nė vargun e mėsipėrm (1 Pjetrit 1:15-16), kjo fjalė pėrdoret pėr tė shprehur “detyrim apo domosdoshmėri” (sipas fjalorit tė ri tė Oksfordit nė anglisht). Fjala “tė jesh” (nė anglisht, “be”) e ka prejardhjen nga fjala e vjetėr angleze “beon”, e cila pėrdorej nė vend tė fjalėve “jam, bėhem, lind, dhe qėndroj”. Ka vetėm dy mėnyra pėr ta pėrkthyer fjalėn “tė jesh” tek vargu 1 Pjetrit 1:15-16:

1)      Tė qėndrosh i shenjtė - tė rrish nė gjendje shenjtėrie

2)      Tė bėhesh i shenjtė - Tė bėhesh ai/ajo qė nuk je pėr momentin

Dy pikėpamje, njė pėrfundim

Disa thonė se besimtari bėhet i shenjtė, nė momentin kur rilindet (d.m.th. kur e pranon Jezusin pėr herė tė parė nė zemrėn e tij). Tė tjerė thonė se kjo pėrvojė ėshtė pjesė e njė bekimi tė dytė, qė shijohet nė njė moment tė mėvonshėm nė jetėn e krishterė. Sidoqoftė, ėshė e papranueshme tė deklarohet se kjo pėrvojė nuk ėshtė e domosdoshme pėr tė patur dhe pėr ta ruajtur njė jetė tė shenjtė.

Ne e pranojmė se besimtari bėhet i shenjtė nė momentin e shpėtimit, dhe se shenjtėria ėshtė pjesė e proēesit tė maturisė, derisa besimtari ta shohė Zotin ballė pėr ballė. Por, siē vihet re gjithashtu, shumica e tė krishterėve arrijnė nė njė moment krize nė jetėn e tyre dhe e pranojmė faktin se ata nuk janė aty ku duhet tė jenė. E kuptojnė nevojėn pėr shenjtėri dhe shenjtėrim, prandaj synojnė qė ta mposhtin mėkatin. Komentatorėt Jamieson, Fausett dhe Brown thonė se fjala greke “kai” (“tė jesh”) do tė thotė “tė bėhesh”. Mė tej ata shtojnė se “veprat e fėmijėve tregojnė sesa i ngjajnė ata Atit”. Ata qė e mohojnė nevojėn pėr shenjtėrim praktik, e kanė kokėn tė zhytur nė rėrė dhe jo nė Fjalėn e Gjallė tė Perėndisė.

Pse ėshtė pėrdorur pikėrisht fjala “tė jesh”?

Ata qė deklarojnė se janė tė shenjtė dhe qė e mohojnė nevojėn pėr shenjtėrim ditor e praktik, duhet ta shpjegojnė arsyen se pse e pėrdor Pjetri fjalėn “tė jini” nė tekstin e mėsipėrm. N.q.s. kėta njerėz duan ta ruajnė tė pagabuar teologjinė e tyre, atėherė ata duhet ta lexojnė tekstin kėshtu: “Ju jeni tė shenjtė” dhe jo “jini tė shenjtė”.

Apostulli Pjetėr i inkurajon lexuesit e tij qė tė jenė (tė bėhen) ata persona qė nuk janė pėr momentin (d.m.th. besimtarė tė shenjtė), ose qė tė vazhdojnė tė qėndrojnė tė shenjtė. I njėjti arsyetim mund tė jepet edhe lidhur me fjalėt e Jezusit tek Mateu 5:48, “Jini, pra, tė pėrkryer, ashtu siē ėshtė i pėrsosur Ati juaj, qė ėshtė nė qiej”. Ē’vlerė do tė kishte dhėnia e kėtij urdhėrimi, po qe se besimtari nuk do tė mund t’i shmangej dot pėrsosshmėrisė dhe tė qėnurit i shenjtė? Mos harroni, nuk ka fjalė tė tepėrta nė librin e Perėndisė: “Sepse nė tė vėrtetė ju them: Deri sa qielli dhe toka, tė kalojnė asnjė jotė a asnjė pikė e ligjit nuk do tė kalojnė, para se tė plotėsohet gjithēka” (Mateu 5:18).

Tė thuash atė qė shihet qartė 

 Njė nga komentatorėt e Dhiatės sė Re thotė: “Ne duhet qė jo vetėm t’i bindemi urdhėrimeve tė Perėndisė, por qė edhe tė synojmė ta imitojmė shenjtėrinė e Tij”. Pėrveē kėtij lloj arsyetimi, nuk shohim asnjė mėnyrė tjetėr pėr ta kuptuar vargun 1 Pjetrit 1:15-16. Disa e pranojmė se shenjtėria na jepet plotėsisht kur shpėtohemi; tė tjerė thonė se ajo ėshtė njė proēes i vazhdueshėm. Por tė gjithė duhet tė biem dakort se shenjtėria ėshtė e domosdoshme pėr besimtarėt, nė mėnyrė qė ata tė jenė si Krishti, tė perėndishėm dhe tė shenjtė nė sjellje dhe nė karakter, apo jo?

Shenjtėria dhe shenjtėrimi nėnkuptojnė ndarjen nga ajo qė s’ėshtė e shenjtė. Po tė mos jetė kėshtu, atėherė pėr ēfarė e ka fjalėn Pali kur shkruan: “Prandaj “dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni prej tyre, thotė Zoti, dhe mos prekni asgjė tė ndyrė, dhe unė do t’ju pranoj” (2 Korintasve 6:17)? A nuk e ka fjalėn Pali kėtu pėr atė qė shihet qartė, d.m.th. se besimtari nuk mund ta shijojė shoqėrinė (miqėsinė) e vėrtetė me Perėndinė, po qe se ai nuk jeton njė jetė me tė vėrtetė tė ndarė nga papastėrtia? Gjithashtu, ē’lloj interpretimi mund t’i bėjmė vargut 2 Korintasve 7:1 (“Duke i pasur kėto premtime, o tė dashur, le ta pastrojmė veten nga ēdo ndotje e mishit dhe e frymės dhe ta pėrfundojmė shenjtėrimin tonė nė druajtjen e Perėndisė”) ? pėrveēse atij interpretimi, qė bėn fjalė pėr shenjtėrinė praktike? Vetėm Perėndia mund tė na pastrojė nga mėkati, por ne duhet tė jemi tė gatshėm pėr ta pranuar njė pastrim tė tillė dhe pėr tė ecur ēdo ditė tė bindur ndaj Tij. Ēdo mėkat ėshtė vepėr jo e shenjtė dhe s’ka asnjė njeri qė tė thotė se ai/ajo nuk mėkaton. Kur besimtari mėkaton, atėherė ai del jashtė zonės sė shenjtėrisė: “Kush bėn mėkat, bėn edhe shkelje tė ligjit; dhe mėkati ėshtė shkelje e ligjit” (1 Gjonit 3:4). Por Perėndia e ka siguruar njė rrugė pėr besimtarin, qė tė kthehet pėrsėri tek shenjtėria: “Po t’i rrėfejmė mėkatet tona, ai ėshtė besnik dhe i drejtė qė tė na falė mėkatet dhe tė na pastrojė nga ēdo paudhėsi” (1 Gjonit 1:9).

Pėrfundim

“Ja, unė po ju dėrgoj si dele nė mes tė ujqėrve; jini, pra, tė mėnēur si gjarpėrinjtė dhe tė pastėr si pėllumbat” (Mateu 10:16). “Prandaj edhe ju jini gati, sepse Biri i njeriut do tė vijė nė atė orė kur ju nuk mendoni” (Mateu 24:44). “Dhe mos u konformoni me kėtė botė, por transformohuni me anė tė ripėrtėritjes sė mendjes suaj” (Romakėve 12:2). “Prandaj ju bėj thirrje tė bėheni imituesit e mi” (1 Korintasve 4:16). “Prandaj, o vėllezėrit e mi tė dashur, qėndroni tė fortė e tė patundur, duke tepruar pėrherė nė veprėn e Zotit” (1 Korintasve 15:58). “Por jini tė mirė dhe tė mėshirshėm njeri me tjetrin, duke e falur njėri-tjetrin, sikurse edhe Perėndia ju ka falur nė Krishtin” (Efesianėve 4:32). “Dhe bėhuni bėrės tė fjalės dhe jo vetėm dėgjues, qė gėnjejnė vetveten” (Jakobi 1:22). Ka shumė vargje, ku fjala “tė jesh” pėrdoret nė tė njėjtėn mėnyrė si tek vargu 1 Pjetrit 1:15-16. E shohim, pra, se ē’marrėzi do tė ishte po ta mohonim domosdoshmėrinė pėr tė cilėn bėjnė fjalė secili prej kėtyre vargjeve. Rėndėsia e vargjeve tė tilla, duke pėrfshirė edhe 1 Pjetrit 1:15-16, do tė humbiste, po qe se ne nuk i vėmė ato nė praktikė.

Le tė mos bėhemi fajtorė nė shtrėmbėrimin e Biblės, sepse i shkaktojmė dėm vetes (shiko 2 Pjetrit 3:16).

  Tė jesh, apo tė mos jesh i shenjtė: kjo ėshtė ēėshtja:
A ėshtė mė fisnike qė mendja tė vuajė thumbat dhe shigjetat e mėkatit,
Dhe tė vazhdojė tė jetojė nė mosbindje shumė,
Apo ėshtė mė mirė qė ajo ta dėgjojė zėrin e Frymės sė Shenjtė?
Tė kundėrshtuarit e Frymės ėshtė vdekje, ėshtė gjumė.

BACK

Page created 25 March 2006