Tė mėsosh prej shkatėrrimit

“Jozafati, bir i Asas, filloi tė mbretėrojė mbi Judėn vitin e katėrt tė Ashabit, mbret i Izraelit. Jozafati ishte tridhjetė e pesė vjeē kur filloi tė mbretėrojė, dhe mbretėroi njėzet e pesė vjet nė Jeruzalem. E ėma quhej Azubah dhe ishte bijė e Shilhit. Ai ndoqi tėrė rrugėt e Asas, atit tė tij, dhe nuk u largua prej tyre, duke bėrė atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e Zotit. Megjithatė vendet e larta nuk u hoqėn; kėshtu populli vazhdonte tė ofronte flijime dhe tė digjte temjan nė vendet e larta. Dhe Jozafati jetonte nė paqe me mbretin e Izraelit. Pjesa tjetėr e bėmave tė Jozafatit, trimėritė e tij dhe luftrat e tij a nuk janė vallė tė shkruara nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Judės? Ai zhduku nga vendi mbeturinat e atyre qė merreshin me kurvėri dhe, qė kishin mbetur nga koha e Asas, atit tė tij. Nė atė kohė nuk kishte asnjė mbret nė Edom, por vetėm njė pėrfaqėsues i mbretit. Jozafati bėri qė tė ndėrtohen anije nė Tarshish pėr tė vajtur nė Ofir, qė tė kėrkohej ar, por anijet nuk arritėn kurrė tė dalin nė det, sepse u shkatėrruan nė Etsion-Geber. Atėherė Ashaziahu, bir i Ashabit, i tha Jozafatit: "Lejo qė shėrbėtorėt e mi tė hipin mbi anijet bashkė me shėrbėtorėt e tu". Por Jozafati nuk pranoi. Jozafatin e zuri gjumi bashkė me etėrit e tij dhe u varros bashkė me ta nė qytetin e Davidit, atit tė tij. Nė vend tė tij mbretėroi i biri Jehoram. Ashaziahu, bir i Ashabit, filloi tė mbretėrojė mbi Izraelin nė Samari vitin e shtatėmbėdhjetė tė Jozafatit, mbretit tė Judės, dhe mbretėroi dy vjet mbi Izraelin. Ai bėri atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit dhe ndoqi rrugėn e atit tė tij, tė nėnės sė tij dhe atė tė Jeroboamit, birit tė Nebathit, qė e kishte bėrė Izraelin tė kryente mėkate. U vu nė shėrbim tė Baalit dhe ra pėrmbys pėrpara tij, duke shkaktuar zemėrimin e Zotit, Perėndisė tė Izraelit, pikėrisht ashtu si kishte vepruar i ati” (1 Mbretėrve 22:41-53).

“Pas kėsaj Jozafati, mbret i Judės, u lidh me Ashaziahun, mbretin e Izraelit, qė vepronte me paudhėsi; ai u lidh me tė pėr tė ndėrtuar anije qė tė shkonin nė Tarshish; i pajisėn anijet nė Etsion-Geber. Atėherė Eliezeri, bir i Dodavahut nga Mareshah, profetizoi kundėr Jozafatit, duke thėnė: "Nga qė je bashkuar me Ashaziahun, Zoti ka shkatėrruar veprat e tua". Kėshtu anijet u shkatėrruan dhe nuk arritėn dot nė Tarshish” (2 Kronikave 20:35-37).

Parathėnie
Shpesh harxhojmė shumė kohė duke u pėrgatitur pėr ngjarje tė sė ardhshmes, si p.sh. pėr pushime, vizita, apo pėr festa. Dėshirojmė tė kemi makinė, shtėpi apo rroba tė reja. Nuk ėshtė gabim tė dėshirosh gjėra tė tilla, por ėshtė gabim kur nuk kėrkojmė vullnetin e Perėndisė lidhur me kėto gjėra. Sa shumė qė dėshpėrohemi kur i humbasin tė gjitha ato gjėra pėr tė cilat kemi punuar shumė, ose kur planet tona nuk realizohen! Por, kur ndodhemi nė situata tė tilla, a ia bėjmė ndonjėherė pyetjen vetes nėse mos vallė ishte Perėndia Ai qė na i shkatėrroi planet? Shumė pak vetė e dinė se Zoti  e ka si ‘biznes’ shkatėrrimin. Ai mund t’i shkatėrrojė shpresat, planet dhe ėndrrat tona egoiste.

Planet egoiste
“Jozafati bėri qė tė ndėrtohen anije nė Tarshish pėr tė vajtur nė Ofir, qė tė kėrkohej ar, por anijet nuk arritėn kurrė tė dalin nė det, sepse u shkatėrruan nė Etsion-Geber” (1 Mbretėrve 22:48). Ofiri nė Arabi ishte vend i famshėm pėr pastėrtinė e arit tė tij. Jozafati kishte thurur plane tė mėdha, nė mėnyrė qė ta rriste pasurinė e kombit tė vet. Ai kishte mundėsi ta kthente mbretėrinė e Judas ashtu siē kishte qenė nė tė shkuarėn: “Mbreti Salomon ndėrtoi edhe njė flotė nė Etsion-Geber, nė afėrsi tė Elathit, mbi bregun e Detit tė Kuq, nė vendin e Edomit. Hirami dėrgoi mbi anijet e flotės shėrbėtorėt e tij, marinarė qė e njihnin detin, me qėllim qė tė punonin me shėrbėtorėt e Salomonit. Ata shkuan nė Ofir, ku morėn katėrqind e njėzet talente ari dhe ia sollėn Salomonit” (1 Mbretėrve 9:26-28). Jozafati e donte Zotin me gjithė shpirt: “Zoti ishte me Jozafatin, sepse ai eci nė rrugėt e para tė Davidit, atit tė tij. Ai nuk kėrkoi Baalin, por kėrkoi Perėndinė e atit tė tij dhe eci sipas urdhėrimeve tė tij dhe jo sipas bėmave tė Izraelit. Prandaj Zoti e pėrforcoi mbretėrinė nė duart e tij. Tėrė Juda i ēonte dhurata Jozafatit, dhe ai pati me shumicė pasuri dhe lavdi. Zemra e tij u forcua nė rrugėt e Zotit dhe ai hoqi pėrsėri vendet e larta dhe Asherimėt nga Juda” (2 Kronikasve 17:3-6). Por ai ishte gati tė largohej nga Zoti nė tė njėjtėn mėnyrė siē u largua edhe Salomoni. Jozafati donte tė bėhej shumė i pasur! Ai nuk e pyeti Perėndinė lidhur me planet e veta, por thjesht mori vendim dhe ndėrtoi anije pėr tė mbartur pasurinė (arin). Nė vend qė tė konsultohej me Perėndinė, ai i kėrkoi ndihmė mbretit tė lig Ashaziahu.
Jozafati nuk e kishte gabim qė donte ta shtonte pasurinė dhe lavdinė e Judas, por shpesh planet egoiste e fshehin kokėn e tyre prapa fasadės sė mendimeve tė mira. Perėndia e dinte motivacionin e vėrtetė tė Jozafatit, ndaj edhe ia shfaqi atij hapur mėkatin sekret. Gjithashtu, ajo qė donte tė bėnte Jozafati, ishte nė kundėrshtim me urdhėrimin e Perėndisė tė gjendur tek Ligji i Pėrtėrirė 17:17, qė bėn fjalė pėr mbretėrit: Ai (mbreti) “nuk duhet tė grumbullojė pėr vete njė sasi tė madhe argjendi dhe ari”. Perėndia do tė ndėrhyjė edhe nė planet tona egoiste. Nėse e do me tė vėrtetė Zotin, atėherė nuk duhet tė mėrzitesh kur Ai t’i shkatėrron planet! Ai do ta pėrdorė kėtė shkatėrrim pėr tė na kthyer tek thesari i vėrtetė : “Mos mblidhni pėr vete thesare mbi tokė, ku i brejnė tenja dhe ndryshku, dhe ku vjedhėsit shpėrthejnė dhe vjedhin, pėrkundrazi mblidhni pėr vete thesare nė qiell, ku as tenja as ndryshku nuk prishin dhe ku vjedhėsit nuk shpėrthejnė dhe nuk vjedhin. Sepse ku ėshtė thesari juaj do tė jetė edhe zemra juaj” (Mateu 6:19-21).

Shpuarja e tullumbaces
“Atėherė Eliezeri, bir i Dodavahut nga Mareshah, profetizoi kundėr Jozafatit, duke thėnė: "Nga qė je bashkuar me Ashaziahun, Zoti ka shkatėrruar veprat e tua". Kėshtu anijet u shkatėrruan dhe nuk arritėn dot nė Tarshish” (2 Kronikave 20:37).
Sapo i deklarojmė idetė tona tė mėdha, do tė dalė dikush dhe do t’i shkatėrrojė! Perėndia e ka gati gjilpėrėn e Tij pėr tė shpuar ‘tullumbacen’ e krenarisė sonė. Ai i zotėron si mjetet, ashtu edhe mėnyrat e veta pėr t’i shkatėrruar planet tona. Eliezeri duhet tė ketė qenė trim, kur foli hapur kundėr planeve tė mbretit, sidomos kur mbreti kishte shpenzuar shumė nga pasuritė e kombit pėr tė ndėrtuar anijet. Pse do i shkatėrronte anijet Perėndia? Sepse Jozafati kishte bėrė aleancė me mbretin Ashazia, dhe jo me Perėndinė.
Sa herė e hedhim tej besimin tonė, nė mėnyrė qė ta rehatojmė mishin (ose natyrėn mėkatare)! Zgjedhim arin nė vend tė Perėndisė dhe argjendin nė vend tė besimit.

Tė mėsuarit prej shkatėrrimit
“Jozafati bėri qė tė ndėrtohen anije nė Tarshish pėr tė vajtur nė Ofir, qė tė kėrkohej ar, por anijet nuk arritėn kurrė tė dalin nė det, sepse u shkatėrruan nė Etsion-Geber” (1 Mbretėrve 22:48). Shkatėrrimi e bėri Jozafatin qė ta vinte re marrėzinė e tij. Vini re se Perėndia e disiplinon shėrbėtorin e Vet, por Ai nuk veproi kėshtu drejtpėrsėdrejti me mbretin Ashazia. Perėndia gjithmonė i ndreq ata qė i do : “Sepse Perėndia ndreq atė qė do dhe fshikullon ēdo bir qė i pėlqen” (Hebrenjve 12:6). Anijet u shkatėrruan mbi shkėmbinjtė e mprehtė tė Etsion-Geberit, ndoshta nga njė stuhi e fuqishme e dėrguar prej Perėndisė. Ai do i lejojė stuhitė pėr t’i shkatėrruar gjithashtu edhe planet tona. Stuhitė janė planifikuar pėr tė shkatėrruar ėndrrat tona tė marra dhe planet tona tė paperėndishme. Ai shkatėrron ambicionet jo tė shenjta tė atyre qė i shėrbejnė Atij. Po tė vini re ‘copa mbeturinash’ nė detin e jetės suaj, atėherė ėshtė mirė tė mėsoni prej tyre.

Njėherė bie macja nė kos!
“Atėherė Ashaziahu, bir i Ashabit, i tha Jozafatit: "Lejo qė shėrbėtorėt e mi tė hipin mbi anijet bashkė me shėrbėtorėt e tu". Por Jozafati nuk pranoi” (1 Mbretėrve 22:49). Duke i kėrkuar Jozafatit qė t’i rindėrtonin anijet, Ashaziahu donte ta sfidonte Perėndinė akoma edhe mė shumė, por Jozafati kishte mėsuar njė mėsim tė vlefshėm. Ai “nuk pranoi”, dhe kjo thėnie ėshtė njė dėshmi e mrekullueshme e dashurisė qė kishte mbreti Jozafat pėr Zotin. Ai e dinte se ē’do tė thotė tė “bjerė macja njėherė nė kos”! Nė vend qė tė shkonte me Ashaziahun e ligė, ai u kthye tek “dashuria e tij e parė” (Zbulesa 2:4).
A mėsojmė vallė ndonjėherė nga gabimet dhe shkatėrrimet e jetės sonė? Nganjėherė ai shkatėrrim mund tė lihet hapur qė ta shohin tė gjithė, tamam si njė monument pėr t’i parandaluar tė tjerėt pėr rrezikun qė ndodh kur nuk e pėrfshijnė Perėndinė nė planet e tyre, apo kur nuk e kėrkojnė vullnetin e Tij. Disiplina e Perėndisė nuk na jepet pėr tė na bėrė keq, por pėrkundrazi, ajo ėshtė e planifikuar pėr tė na sjellė drejt njė marrėdhėnieje mė tė afėrt me Tė.

Pėrfundim
Gjatė shekujve, Perėndia ka shkatėrruar shumė anije. Ai ka ndaluar plane, ėndrra dhe ide. Ai nuk dėshiron qė materializmi, apo ambicionet egoiste t’ia zėnė vendin shėrbesės sonė pėr Krishtin. Satanai do tė na ofrojė rindėrtimin e asaj qė ka shkatėrruar Perėndia, por ashtu si Jozafati, ne s’duhet tė pranojmė. Ndoshta ka ardhur koha ta vėmė edhe atė qė ėshtė shkatėrruar mbi altar, nė mėnyrė qė tė shkatėrrohet plotėsisht prej zjarrit tė shenjtė tė Perėndisė. Ai do qė tė jetė Zot i jetės sonė. 

Page created 28 January 2006