Pėr
tė krishterin qė beson nė Bibėl, ėshtė e qartė se sot ka shumė profetė
tė rremė nė kishė, por si mund ta ruajmė veten nga doktrinat e tyre? Siē
shihet nė librin e Zbulesės, kisha nė Tiatirė ishte e korruptuar dhe e
kompromentuar. Besimtarėt e saj i toleruan mėsuesit e rremė, sidomos tė
ashtu-quajturėn profeteshė, tė cilėn Zoti e quajti Jezabel. Po
ta shohim nga ana historike, Jezabela ishte gruaja e ligė e mbretit Ashab tė
Izraelit. Ajo ishte nė gjendje ta bėnte pėr vete Ashabin, qė ta adhuronte
dhe ti shėrbente idhullit Baal dhe ēdo lloj tė lige tjetėr nė kombin
izraelit (shiko 1 Mbretėrve 16:31-33). Adhurimi i rremė dhe doktrina e rreme
janė tė lidhura ngushtė me njėra-tjetrėn. Kisha e sotme ka shumė pėr tė
mėsuar prej gabimeve tė Tiatirės.
Edhe
engjėllit tė kishės nė Tiatirė shkruaji: Kėto gjėra thotė Biri i Perėndisė,
ai qė ka sytė si flakė zjarri dhe kėmbėt e tij janė tė ngjashėm me bronz
tė shkėlqyeshėm (Zbulesa 2:18).
Emri
Tiatirė do tė thotė sakrifikim i vazhdueshėm. Shumė komentatorė
tė Biblės sugjerojnė se kjo kishė simbolizon epokėn kur u prezantua pėr
herė tė parė mesha e kishės katolike (rreth vitit 500 pas Krishtit), nė
kundėrshtim me sakrificėn e mjaftueshme tė Krishtit: Ai,
pėrkundrazi, pasi dha pėr gjithnjė njė flijim tė vetėm pėr mėkatet, u vu
tė rrijė nė tė djathtėn e Perėndisė (Hebrenjve 10:12).
Ka
shumė mundėsi qė apostulli Pal tė ketė dhėnė mėsim nė kėtė kishė
gjatė udhėtimit tė tij nė Azinė e Vogėl: Dhe kjo vazhdoi dy vjet me radhė, kėshtu qė tė gjithė banorėt e
Azisė, Judenj dhe Grekė, e dėgjuan fjalėn e Zotit Jezus (Veprat e
Apustujve 19:10). Edhe pse kjo kishė mund tė ketė patur njė themel sado tė
vogėl besimi, ky besim tek Perėndia shumė shpejt u kthye nė njė unitet tė
rremė, nė humanizėm dhe sentimentalitet. Tė gjithė e respektonin Tiatirėn,
sepse ajo ishte e famshme pėr sindikatat e saj tė shumta, qė mund tė kenė
qenė tipe kultesh, tė lidhura me adhurimin e zotrave (idhujve) tė ndryshėm.
Nga ana e jashtme, kjo kishė dukej e fortė, e qėndrueshme dhe e dashur, por
Zoti e shikonte me njė sy tjetėr. Sytė depėrtues tė Krishtit shpojnė thellė
nė fasadėn (ose pamjen e jashtme) tė fesė.
Unė
i njoh veprat e tua, dashurinė tėnde, besimin tėnd, shėrbimin tėnd, durimin
tėnd dhe di qė veprat e tua tė fundit janė mė tė shumta se tė parat. Por
kam disa gjėra kundėr teje, sepse ti e lejon gruan Jezabel, qė e quan veten
profeteshė, tė mėsojė dhe ti mashtrojė shėrbėtorėt e mi tė kurvėrojnė
dhe tė hanė gjėra tė flijiuara idhujve (Zbulesa 2:19-20).
Tiatira
ishte njė kishė e shquar, po ta krahasojmė me standartet e sotme. Pa dyshim,
ajo ishte njė kishė nė rritje, qė propagandonte me zell doktrinat e besimit
tė saj. Njerėzit e lavdėronin kėtė kishė, por Zoti e dėnonte!
Problemi
i Tiatirės qėndronte nė faktin se ajo kishte lejuar dhe inkurajuar njė
profeteshė tė rreme qė ti shėrbente kishės. Kjo ėshtė njėlloj sikur
ne ta lejojmė njė Budist, apo njė Mysliman tė predikojė nė kishėn e sotme.
Mėsimet e kėsaj profeteshe mund tė dukeshin njėlloj si fjala e Perėndisė,
por nė tė vėrtetė, ato ishin helme tė lyera me sheqerin e djallit. Doktrina
e saj bazohej nė unitetin e rremė tė shumė feve, duke i prezantuar nė kėtė
mėnyrė kishės sė Tiatirės idhujtarinė.
Dhe
i dhashė kohė qė tė pendohet pėr kurvėrinė e saj, por ajo nuk u pendua.
Ja, unė e flakė atė nė njė shtrat vuajtjesh, dhe ata qė kurvėrojnė me tė,
nė shtrėngim tė madh, po nuk u penduan pėr veprat e tyre;
Dhe do ti godas me vdekje bijtė e saj; dhe tė gjitha kishat do tė
njohin se unė jam ai qė heton mendjet dhe zemrat; dhe do ti jap
gjithsecilit nga ju sipas veprave tė veta (Zbulesa 2:21-23).
Zoti
i mėshirshėm i dha kohė kėsaj gruaje qė tė pendohej. A do tė thotė kjo
se kjo grua ishte dikur njė besimtare e vėrtetė, por mė vonė ra nga besimi?
Zoti duhet ti ketė dėrguar lajmėtarė pėr ta paralajmėruar atė lidhur
me doktrinėn e rreme qė mėsonte ajo. Por Jezabela e refuzoi pendimin.
Predikimi i sillte asaj fitim tė madh nė qytetin e pasur tė Tiatirės. Kjo
Jezabelė po e shkatėrronte kishėn, ndaj Zoti do ta shkatėrronte atė.
Si
profetesha, ashtu edhe tė gjithė ata qė ndiqnin mėsimet e saj, do tė ndėshkoheshin
rreptė nga Perėndia. Nuk ka shpėtim pėr ata qė ndjekin me kėmbėngulje njė
doktrinė tė rreme, dhe qė e bėjnė veshin shurdh ndaj fjalės sė Perėndisė.
Kjo derdhje e zemėrimit tė Perėndisė do tė ketė si rezultat dy gjėra: sė
pari, do tė tregojė se Zoti nuk i toleron profetėt e rremė, dhe sė dyti, do
tė shėrbente si thirrje zgjimi pėr kishat e tjera. Ēdo besimtar i ēdo kishe
do tė gjykohet sipas veprave tė veta. Askush nuk mund ta fshehė mėkatin e
vet, duke fajėsuar mėsuesin e rremė.
Por
juve dhe tė tjerėve qė janė nė Tiatirė, qė nuk kanė kėtė doktrinė dhe
nuk i kanė njohur thellėsirat e Satanit, siē e quajnė ata, unė them: nuk do
tė vė barrė tjetėr mbi ju; Dhe kujt fiton dhe i ruan deri nė fund veprat e
mia, do ti jap pushtet mbi kombet; dhe ai do ti qeverisė ata me njė shufėr
hekuri dhe ata do tė thyhen si enė argjile, sikurse mora edhe unė pushtet
prej Atit tim; dhe unė do ti jap atij yllin e mėngjesit (Zbulesa
2:24, 26-28).
Shpesh,
tė mbrojturit e sė vėrtetės bėhet njė barrė e rėndė mbi supet tona,
sidomos kur shikojmė kishat rreth nesh, qė ndjekin doktrina tė rreme. Do
dalin profetė, qė me mėsimet e tyre tė mistershme, do ti habisin
ata qė mashtrohen lehtė. Por ne e dimė se kush janė kėta profetė dhe ēmėsime
mėsojnė. Edhe pse mban kėtė barrė mbi supe, besimtari mund tė dalė
fitimtar, duke i qėndruar besnik Zotit. Kėta fitimtarė janė tė vetmit qė
do tu lejohet ta ndajnė fitoren dhe lavdinė me Shpėtimtarin. Nuk kemi
nevojė pėr kurora vezulluese, kur na ndrit mbi kokė ylli
i mėngjesit.
Por
mbajeni fort atė qė keni, derisa tė vij
Kush ka veshė, le tė dėgjojė
atė qė Fryma u thotė kishave (Zbulesa 2:25, 29).
A
po e dėgjojmė me tė vėrtetė Frymėn e Shenjtė nė ditėt e sotme? A e dėgjoi
thirrjen e pendimit Tiatira? Historia na tregon se se dėgjoi. Kur flet pėr
besimtarėt e vėrtetė, Jezusi thotė: Ai
qė do tė ngulmojė deri nė fund do tė shpėtohet (Mateu 24:13). Kjo
do tė thotė se gjithmonė do tė egzistojė njė kishė (sado e vogėl qė tė
jetė), e cila do tė pėrhapė doktrinat e pastra tė fjalės sė Perėndisė.
Mbi kėtė shkėmb unė do tė ndėrtoj
kishėn time dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin atė (Mateu 16:18).
Bibla do tė jetė autoriteti ynė i pagabueshėm nė ēdo gjė qė ka lidhje me
besimin dhe jetėn e krishterė, derisa tė vijė Krishti.
Jetojmė nė njė shoqėri, e cila toleron gjithēka, me pėrjashtim tė sė vėrtetės biblike. Por si tė krishterė qė jemi, ne sduhet ti tolerojmė gabimet, apo fenė e rreme nė Trupin (Kishėn) e Krishtit. Duam qė jeta jonė tia arrijė standartit tė Perėndisė mbi tė vėrtetėn, shenjtėrinė dhe drejtėsinė. Ndryshe nga kisha e Tiatirės, ne duhet tia dedikojmė veten Zotit, dhe jo tė kompromentohemi me djallin.
Page created 18 February 2006