Tė pėrgatitur pėr Fitore

“A nuk e dini se ata qė vrapojnė nė pistė, vėrtetė vrapojnė tė gjithė, por vetėm njė e fiton ēmimin? Vraponi nė mėnyrė qė ta merrni. Dhe kushdo qė merr pjesė nė garė kontrollon veten nė tė gjitha; dhe ata e bėjnė kėtė pėr tė marrė njė kurorė qė prishet, kurse ne pėr njė kurorė qė nuk prishet. Unė, pra, vrapoj, por jo sikur jam i pasigurt; kėshtu luftoj, por jo sikur rrah erėn; madje e mundoj trupin tim dhe e nėnshtroj, se mos, pasi t’u kem predikuar tė tjerėve, tė bėhem pėr t’u pėrjashtuar.” (1 Korintasve 9:24-27).

Parathėnie

Gjithmonė do tė ketė nga ata njerėz, tė cilėt nuk kanė fare dėshirė pėr tė avancuar drejt njė jete mė tė thellė shpirtėrore, por qė, pėrkundrazi, kėnaqen thjesht duke i mbajtur ngrohtė karriget nė kishė! Ka nga ata tė tjerėt, qė pėrpiqen, qė pėrmes veprave tė mira, tė ri-fitojnė ato vite qė iu kanė shkuar kot, duke filluar qė nga dita kur e pranuan Krishtin nė zemėr. Disa tė tjerė mundohen qė tė mos i harrojnė emocionet qė provuan kur erdhėn pėr herė tė parė nė besim, por, duke vepruar kėshtu, ata harrojnė se duhet tė hedhin hapa tė mėtejshme drejt maturisė. Tė paktė janė ata besimtarė qė synojnė tė korrin bekimet e njė jete pėrkushtimi besnik. Kėta besimtarė nuk pranojnė qė tė dorėzohen lehtė, por e kanė seriozisht besimin e tyre. Ata janė tė gatshėm tė ecin pėrtej asaj rruge qė pranohet nga tė gjithė si rrugė normale, por, qė nė tė vėrtetė ėshtė krishtėrim formal.

Kėrko fitoren

Pali na jep arsyet se pėrse ėshtė e rėndėsishme qė tė kėrkojmė tė fitojmė: “A nuk e dini se ata qė vrapojnė nė pistė, vėrtetė vrapojnė tė gjithė, por vetėm njė e fiton ēmimin? Vraponi nė mėnyrė qė ta merrni” (1 Korintasve 9:24). Kur kėsaj jete t’i vijė fundi, a nuk duam qė, nga goja e Shpėtimtarit, tė dėgjojmė tė na thuhen ato fjalė tė lavdishme: “Tė lumtė, shėrbėtor i mirė dhe besnik” (Mateu 25:23)?

Problemi qėndron kėtu: jo ēdo njeri qė e nis garėn, do ta mbarojė. Shumica e atyre qė synojnė drejt shenjtėrisė dhe besnikėrisė, do tė lodhen e do tė ulen pėr tė pushuar buzė rrugės. Ndoshta ata pėrpiqen tė jetojnė jetė tė shenjtėruara duke bėrė vepra tė mira, apo duke zbatuar rregullat pikė pėr pikė. Fatkeqėsisht, kėta njerėz gjithmonė i shohin me pėrēmim tė tjerėt, qė duket sikur nuk janė aq tė mirė sa ata vetė. Ata nuk pėrparojnė dot, ngaqė, ndoshta, kanė mėkat personal nė zemėr, atė mėkat qė i qarkon vazhdimisht duke i joshur (Hebrenjve 12:1). Zėrat qė i thėrrasin sa majtas, djathtas, ua tėrheqin vėmendjen, duke i bėrė qė tė mos vrapojnė mė tej: “Ju vraponit bukur; kush ju ka penguar qė tė mos i bindeni sė vėrtetės?” (Galatasve 5:7). Ata qė do tė marrin kurorėn, do tė jenė vetėm ata qė arrijnė vijėn e finishit, me besimin e tyre tė paprishur gjatė vrapimit: “Ai qė do tė ngulmojė deri nė fund, do tė shpėtohet” (Marku 13:13)… “Po rend drejt synimit, drejt ēmimit tė thirrjes sė lartme tė Perėndisė nė Krishtin Jezus” (Filipianėve 3:14). Perėndia do t’i nderojė pėrjetėsisht tė gjithė ata qė i besojnė Atij plotėsisht.

Rėndėsia e fitores

Kėtu bėhet fjalė pėr shpėrblimin tonė tė pėrjetshėm, i cili ndodhet nė rrezik. Nuk po sugjerojmė se do tė humbim shpėtimin, por se, pėr shkak tė pakujdesisė, mosbindjes dhe mungesės sė entuziazmit, do tė na hiqen nga duart shpėrblime tė caktuara: “Vepra e secilit do tė shfaqet, sepse dita do ta tregojė; sepse do tė zbulohet me anė tė zjarrit, dhe zjarri do tė provojė veprėn e secilit e ē’lloji ėshtė. Nė qoftė se vepra qė dikush ka ndėrtuar mbi themelin qėndron, ai do tė marrė njė shpėrblim, nė qoftė se vepra e tij digjet, ai do tė pėsojė humbje, por ai vetė do tė shpėtohet, si pėrmes zjarrit” (1 Korintasve 3:13-15).

Prej nesh kėrkohet disiplinė dhe zell. Ata (pėr tė cilėt e ka fjalėn Pali), tė cilėt dilnin fitimtarė nė lojrat olimpike, merrnin vetėm njė kurorė prej druri, qė prishej, por besimtari mund tė marrė njė kurorė tė pėrjetshme prej Krishtit: “Luftėn e mirė e luftova, e pėrfundova vrapimin, e ruajta besimin. Pas kėsaj mė pret gati kurora e drejtėsisė qė Perėndia, gjykatėsi i drejtė, do tė ma japė atė ditė, dhe jo vetėm mua, por edhe gjithė atyre qė presin me dashuri tė shfaqurit e tij” (2 Timoteut 4:7-8). Na duhet qė t’iu rezistojmė dredhive dhe kurtheve tė armikut: “Sepse beteja jonė nuk ėshtė kundėr gjakut dhe mishit, por kundėr principatave, kundėr pushteteve, kundėr sunduesve tė botės sė errėsirės tė kėsaj epoke, kundėr frymėrave tė mbrapshta nė vendet qiellore” (Efesianėve 6:12). Ai do tė bėjė tė pamundurėn qė tė na ndalojė sė vrapuari dhe tė na shkaktojė qė ta kompromentojmė qėndrimin tonė nė Krishtin. Kjo betejė zgjat gjatė gjithė jetės dhe nuk mund tė mėnjanohet: “Lufto luftėn e drejtė tė besimit” (1 Timoteut 6:12)… “Lum njeriu qė ngulmon nė provė, sepse kur del i aprovuar, do tė marrė kurorėn e jetės, tė cilėn Zoti ua premtoi atyre qė e duan” (Jakobi 1:12). Fitorja ėshtė e garantuar pėr tė gjithė ata qė i besojnė fjalės sė Perėndisė dhe me tė vėrtetė jetojnė njė jetė tė vėrtetė tė krishterė: “Me anė tė tė cilave na u dhuruan premtimet e ēmueshme dhe shumė tė mėdha, qė nėpėrmjet tyre tė bėheni pjestarė tė natyrės hyjnore, duke i shpėtuar prishjes qė ėshtė nė botė pėr shkak tė lakmisė” (2 Pjetrit 1:4).

Ruaju pakujdesisė

Mund ta humbasim gjithēka, nėse jemi tė vakėt nė jetėn tonė tė krishterė. Tek 1 Korintasve 9:27, Pali shkruan: “Madje e mundoj trupin tim dhe e nėnshtroj, se mos, pasi t’u kem predikuar tė tjerėve, tė bėhem pėr t’u pėrjashtuar”. Fjala “i pėrjashtuar” do tė thotė “i skualifikuar”. A duam qė nė fund tė jetės sonė tė marrim miratimin e Perėndisė? Apo jemi tė kėnaqur se do tė shkojmė nė Qiell, edhe pse mund t’i humbim shpėrblimet gjatė rrugės?

Pakujdesia mund tė mėnjanohet, nėse e hedhim poshtė atė qė na bėn tė skualifikuar: “Nė qoftė se syri yt i djathtė tė ēon nė mėkat, hiqe dhe flake larg teje, sepse ėshtė mė mirė pėr ty qė tė humbėsh njė nga gjymtyrėt e tua se sa tė hidhet nė Gehenėn gjithė trupi yt; dhe nė qoftė se dora jote e djathtė tė ēon nė mėkat, preje dhe hidhe larg teje, sepse ėshtė mė mirė qė tė humbėsh njė nga gjymtyrėt e tua se sa tė hidhet nė Gehena gjithė trupi yt” (Mateu 5:29-30). Ėshtė mė mirė qė tė humbim gjithēka nė kėtė botė, por tė mbetemi besnik ndaj Krishtit, sesa ta ruajmė gjithēka, por t’i humbim shpėrblimet. Po tė mos bėjmė asgjė, atėherė i kemi humbur me kohė shpėrblimet.

Pėrfundim

A jemi tė pėrgatitur pėr tė qenė fitimtarė, apo do tė vazhdojmė t’i shkojmė deri nė fund nga pas krishtėrimit sa pėr sy e faqe? Fitorja nuk ėshtė e lehtė, por Perėndia ka njė sasi hiri tė mjaftueshme pėr tė na ardhur nė ndihmė: “Hiri im tė mjafton” (2 Korintasve 12:9). Ai na ka pajisur gjithashtu me armatimin e Tij (shiko Efesianėve 6:13-18). Duhet tė jemi tė sigurtė dhe tė bindur se po jetojmė pėr Zotin. Nėse e kemi seriozisht se po i shėrbejmė Krishtit, atėherė nuk do tė lejojmė asgjė qė tė na pengojė drejt arritjes nė podiumin e fitimtarit: “Por ta falėnderojmė Perėndinė qė na jep fitoren me anė tė Zotit tonė Jezu Krisht” (1 Korintasve 15:57).

BACK

Page created 1 July 2006