Qoftė
bekuar Perėndia edhe Ati i Zotit tonė Jezu Krisht, i cili me anė tė mėshirės
sė tij tė madhe na rilindi pėr njė shpresė tė gjallė me anė tė
ringjalljes sė Jezu Krishtit prej sė vdekurish, pėr njė trashėgim tė
paprishshėm, tė panjollė dhe tė pafishkur, qė ėshtė ruajtur nė qiejt pėr
ju, qė nga fuqia e Perėndisė me anė tė besimit jeni tė ruajtur, pėr shpėtimin
gati pėr tu zbuluar nė kohėt e fundit
(1 Pjetrit 1:3-5).
Parathėnie
Shumica e njerėzve sot jetojnė nė
pasiguri tė llojeve nga mė tė ndryshmet. Bota, e cila nuk i jep dot pėrgjigje
domosdoshmėrisė mė tė madhe tė njeriut, na thotė qė tė bėhemi trima,
apo tė pretendojmė se jemi tė siguruar. Ata qė nuk e kanė Krishtin, fshihen
pas materializmit, fesė dhe lavdėrimit tė vetvetes, por, po tua gėrvishtim
sadopak sipėrfaqen e zemrės sė tyre, do tė shohim pėrbrenda ndjenja
pasigurie. Nė fakt, asgjė nė kėtė tokė nuk ofron siguri tė vėrtetė.
Ēmund tė themi pėr besimin tonė
nė Krishtin? Shpėtimi duhet tė jetė pika mė e siguruar, kur vjen puna tek
ēėshtja e sigurisė. E megjithatė, shumica e tė krishterėve nuk kanė
siguri tė plotė nė zemrat e tyre. Le ti
afrohemi me zemėr tė vėrtetė, me siguri tė plotė besimi (Hebrenjve
10:22). Pjetri na thotė se jemi tė ruajtur nga
fuqia e Perėndisė me anė tė besimit, pėr shpėtimin (1 Pjetrit
1:5). Fjala tė ruajtur do tė thotė tė mbrojtur, d.m.th. Perėndia
na mbron nė ēdo situatė gjatė gjithė jetės. Dhe
paqja e Perėndisė, qė ia tejkalon ēdo zgjuarėsie, do tė ruajė zemrat
tuaja dhe mendjet tuaja nė Krishtin Jezus (Filipianėve 4:7).
]Tė Ruajtur nga
Premtimet e Krishtit
Qė kushdo qė beson nė
tė tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme. Sepse Perėndia e
deshi aq botėn, sa dha Birin e tij tė vetėmlindurin, qė, kushdo qė beson nė
tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme (Gjoni
3:15-16).
Kėto vargje na tregojnė, pėrveē tė
tjerave, se besimtari nuk mund tė humbasė kurrė (d.m.th. nuk mund tė humbė
dhe tė shkatėrrohet plotėsisht), n.q.s. ai beson me tė vėrtetė nė Jezusin.
Nėse Zoti do ta humbiste qoftė edhe njė besimtar tė vetėm, qė i beson Atij
me tė vėrtetė, atėherė Ai nuk do tė ishte Shpėtimtari ynė. Ky
ėshtė vullneti i Atit qė mė ka dėrguar: qė unė tė mos humbas asgjė nga
tė gjitha ato qė ai mė ka dhėnė, por ti ringjall nė ditėn e fundit
(Gjoni 6:39). Po qe se Satanai do tė mund ta largojė njė besimtar nga jeta e
pėrjetshme, atėherė kjo do tė thotė se ai ka fuqi mė tė madhe sesa Perėndia.
Dhe unė u jap atyre jetėn e pėrjetshme dhe nuk do
tė humbasin kurrė, e askush nuk do ti rrėmbejė nga dora ime. Ati im, qė
mi dha, ėshtė mė i madh se tė gjithė; dhe askush nuk mund ti rrėmbejė
nga dora e Atit tim. Unė dhe Ati jemi njė (Gjoni 10:28-30).
Si tė krishterė, ne jemi tė
ruajtur nga fuqia e Perėndisė,
ndėrkohė qė ushtrojmė besim tek Ai, prandaj nuk kemi frikė nga ferri
apo nga asgjė mbi tokė. Romakėve 8:35-39 na jep njė listė prej 17 gjėrash,
qė nuk mund tė na ndajnė nga Perėndia: Kush do tė
na ndajė nga dashuria e Krishtit? Pikėllimi, a ngushtica, a pėrndjekja, a
uria, a tė zhveshurit, a rreziku, a shpata? Siē ėshtė shkruar: Pėr ty po
vritemi gjithė ditėn; u numėruam si dele pėr therje. Por nė tė gjitha kėto
gjėra ne jemi mė shumė se fitimtarė pėr hir tė atij qė na deshi. Sepse unė
jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjėjt, as pushtetet, as fuqia dhe as
gjėrat e tashme as gjėrat e ardhshme, as lartėsitė, as thellėsitė, as
ndonjė tjetėr krijesė, nuk do tė mund tė na ndajė nga dashuria e Perėndisė
qė ėshtė nė Jezu Krishtin, Zotin tonė. Po, ne jemi mė shumė se
fitimtarė, por vetėm pėr hir tė atij qė na deshi.
Tė Ruajtur nga Lutjet e Krishtit
Duke arritur pėrmbushjen
e besimit tuaj, shpėtimin e shpirtrave
duke kėrkuar tė njohin kohėn dhe
rrethanat qė tregonte Fryma e Krishtit qė ishte nė ta, dhe qė dėshmonte qė
mė parė pėr vuajtjet qė do tė vinin mbi Krishtin dhe pėr lavditė qė do tė
pasonin
por ashtu si ėshtė i shenjtė ai qė ju thirri, tė jini edhe ju tė
shenjtė nė gjithė sjelljen tuaj
(1 Pjetrit 1:9, 11, 15).
Zoti i ruan ata qė i besojnė, me qėllim
qė ata tė marrin trashėgiminė e premtuar. Ajo qė shkruan Pjetri nė kėtė
varg, i ngjan lutjes sė Jezusit pėr ata qė e ndjekin: Unė
lutem pėr ta, nuk lutem pėr botėn, po pėr ata qė mė ke dhėnė, sepse janė
tė tutė
O Atė i shenjtė, i ruaj ata nė emrin tėnd, ata qė mė ke dhėnė,
qė tė jenė njė sikurse ne!.. Por tani unė po vij te ti dhe i them kėto gjėra
nė botė, qė gėzimi im tė bėhet i plotė nė ta
Unė nuk kėrkoj qė ti
ti heqėsh nga bota, por qė ti ti mbrosh nga i ligu. Shenjtėroji nė tė
vėrtetėn tėnde; fjala jote ėshtė e vėrteta
Tani unė nuk lutem vetėm pėr
ta, por edhe pėr ata qė do tė besojnė nė mua me anė tė fjalės sė
tyre (Gjoni 17:9, 13, 15, 17, 20). Ėshtė e mahnitshme tė meditojmė
mbi kėtė fakt, qė Jezusi, vetėm pak orė para kryqėzimit tė Tij, u lut
lidhur me sigurinė tonė. Ndoshta ne mund tė mos kemi shumė besim tek lutjet
e tė tjerėve, por ska dyshim qė duhet ti inkurajojmė zemrat tona me
lutjen e Jezusit pėr ne!
Tė Ruajtur nga Priftėria e Krishtit
Pėr
mė tepėr ata qenė bėrė priftėrinj nė numėr tė madh, sepse vdekja nuk i
linte tė qėndronin pėr gjithnjė, kurse ai, mbasi qėndron pėr jetė tė jetės,
ka priftėri tė patjetėrsueshme, prandaj edhe mund tė shpėtojė plotėsisht
ata qė me anė tė tij i afrohen Perėndisė, sepse gjithmonė rron qė tė ndėrmjetėsojė
pėr ta (Hebrenjve 7:23-25).
Priftėria e Krishtit ėshtė e
pandashme nga lutjet qė Ai bėri pėr ne mbi tokė. Madje edhe tani, si Kryeprift
i Madh (Hebrenjve 4:14), Ai vazhdon tė ndėrmjetėsojė pėr hirin
tonė. Teksti i mėsipėrm na mėson se Jezusi ėshtė i pėrjetshėm, nė
gjendje pėr tė shpėtuar plotėsisht, dhe se Ai ndėrmjetėson pėr ne. Ai na
ruan dhe na mbėshtet gjatė gjithė jetės sonė tė krishterė: Ai
mund tu vijė nė ndihmė atyre qė tundohen (Hebrenjve 2:18), duke
bėrė qė ne ti afrohemi, pra, me guxim fronit tė
hirit, qė tė marrim mėshirė e tė gjejmė hir, pėr tė pasur ndihmė nė
kohė nevoje (Hebrenjve 4:16).
Tė ruajtur nga Prania e Krishtit
Nuk do tė tė lė, nuk
do tė tė braktis (Hebrenjve
13:5).
Kėto fjalė, tė cituara nga Ligji i
Pėrtėrirė, na tregojnė se si Zoti ėshtė me ne nė ēdo hap, pavarėsisht
se ēmund tė na ndodhė gjatė jetės. Tregohuni
tė fortė dhe trima, mos kini frikė, mos u trembni prej tyre, sepse Zoti, Perėndia
yt, ėshtė ai vetė qė ecėn me ty; ai nuk do tė tė lėrė dhe nuk ka pėr tė
tė braktisur (Ligji i Pėrtėrirė 31:6). Kjo e vėrtetė duhet tė
na largojė ēdo lloj frike dhe ankthi qė mund tė kemi. Kėshtu mund tė
themi, me plot besim: Perėndia ėshtė ndihmuesi im
dhe unė nuk do tė kem frikė; ēdo tė mė bėjė njeriu? (Hebrenjve
13:6). Kjo ėshtė e vėrtetė pėr tė gjithė ata qė e kanė vėnė besimin
tek Zoti: Kam vėnė besimin tim te Perėndia, nuk do
tė kem frikė. Ēfarė mund tė mė bėjė njeriu? (Psalmi 56:11) dhe
Zoti ėshtė pėr mua; unė nuk do tė kem fare frikė; ēfarė mund tė mė
bėjė njeriu? (Psalmi 118:6). Jezusi na premton se prania e Tij do tė
jetė me tė gjithė ata qė e ndjekin vullnetin e Tij. Dhe
duke i mėsuar tė zbatojnė tė gjitha gjėrat qė unė ju kam urdhėruar. Dhe
ja, unė jam me ju gjithė ditėt, deri nė mbarim tė botės (Mateu
28:20).
Jo vetėm kaq, por ne kemi gjithashtu
edhe praninė banuese tė Frymės sė Shenjtė: Dhe
unė do ti lutem Atit dhe ai do tju japė njė Ngushėllues tjetėr, qė
do tė qėndrojė pėrgjithmonė me ju (Gjoni 14:16). Pali na shpjegon
se ne jemi tė vulosur me Frymėn e Shenjtė, nė momentin kur besojmė nė
Krishtin: Nė tė edhe ju, pasi e dėgjuat fjalėn e
sė vėrtetės, ungjillin e shpėtimit tuaj, dhe pasi besuat, u vulosėt me Frymėn
e Shenjtė tė premtimit (Efesianėve 1:13). Kjo do tė thotė se shpėtimi
ėshtė njė marrėveshje e pėrfunduar, e firmosur dhe e vulosur nga Perėndia.
Kjo vulosje zgjat gjatė gjithė jetės sonė nė tokė: Dhe
mos e trishtoni Frymėn e Shenjtė tė Perėndisė, me tė cilin u vulosėt pėr
ditėn e shpengimit (Efesianėve 4:30), d.m.th. derisa tė arrijmė nė
Qiell, i cili ėshtė kapari i trashėgimisė tonė,
pėr shpengimin e plotė tė zotėrimit tė blerė, pėr lėvdim tė lavdisė sė
tij (Efesianėve 1:14). Kjo vulė mbetet e paprishur, pėr sa kohė qė
ne nuk e trishtojmė Frymėn, duke mos iu
bindur tė vėrtetės, qė Ai na e shfaq: Nėse mė
doni, zbatoni urdhėrimet e mia. Dhe unė do ti lutem Atit dhe ai do tju
japė njė Ngushėllues tjetėr, qė do tė qėndrojė pėrgjithmonė me ju,
Frymėn e sė Vėrtetės, qė bota nuk mund ta marrė, sepse nuk e sheh dhe nuk
e njeh; por ju e njihni, sepse qėndron me ju dhe do tė jetė nė ju (Gjoni
14:15-17).
Pėrfundim
Nuk ka asgjė nė kėtė jetė qė
rron pėrgjithnjė. Madje edhe sistemi mė i mirė i sigurimit (p.sh. i alarmit
tė njė shtėpie) ėshtė i dobėt. Mund tė blejmė sa tė duam siguracion dhe
siguri pėr tė mbrojtur veten dhe pronėn tonė, por sapo tė vdesim, tė
gjitha kėto sdo kenė asnjė vlerė.
Djema tė rinj, tė mos
duam me fjalė, as me gjuhė, por me vepra dhe nė tė vėrtetė. Dhe nga kjo ne
dimė se jemi nė tė vėrtetėn dhe do ti bindim zemrat tona para atij
(1 Gjonit 3:18-19).
Asgjė nuk ėshtė e garantuar se nuk do tė humbė, pėrveē asaj qė ėshtė e ruajtur nga fuqia e Perėndisė.
Page created 18 March 2006