Pastaj Eliseu u kthye nė
Gilgal; kishte rėnė zia e bukės nė vend. Ndėrsa dishepujt e profetėve
ishin ulur pėrpara tij, ai i tha shėrbėtorit tė tij: "Vėr mbi zjarr
kusinė e madhe dhe pėrgatit njė supė pėr dishepujt e profetit". Njeri
prej tyre qė kishte dalė ndėr fusha pėr tė mbledhur barėra, gjeti njė bimė
tė egėr kacavarėse, prej sė cilės mblodhi kolokuintidet dhe mbushi veshjen
e tij me to; pastaj u kthye dhe i copėtoi nė kusinė e supės, megjithėse nuk
e dinte se ēishin. Pastaj ua zbrazėn supėn burrave qė ta hanin, por ata e
provuan dhe thanė: "Vdekja ėshtė nė kusi, o njeri i Perėndisė,"
dhe nuk mundėn ta hanė. Eliseu urdhėroi atėherė: "Mė sillni miell".
E hodhi nė kusi, pastaj tha: "Ua zbrazni njerėzve qė ta hanė". Dhe
nuk kishte mė asgjė tė keqe nė kusi. (2 Mbretėrve 4:38-41).
Nė kohėn e Eliseut, kishte rėnė zi buke. Sot ka rėnė zia e fjalės sė Perėndisė: Ja, do tė vijnė ditėt," thotė Zoti, Zoti, "gjatė tė cilave unė do tė dėrgoj urinė nė vend, jo uri pėr bukė dhe etje pėr ujė, por mė tepėr pėr tė dėgjuar fjalėt e Zotit. Ata do tė shkojnė duke u endur nga njė det nė tjetrin, nga veriu nė lindje, do tė rendin sa andej dhe kėtej nė kėrkim tė fjalės tė Zotit, por nuk do ta gjejnė (Amosi 8:11-12). Nė shumė kisha, Bibla nuk predikohet, por, edhe kur pėrmendet, shumė pak vetė e besojnė atė. Nė vend qė tė predikojnė tė vėrtetėn, shumė pastorė iu ofrojnė bashkėsive tė tyre njė dietė filozofike, humaniste dhe rrėfimi pozitiv. Sėshtė pėr tu habitur, pra, se ka kaq shumė njerėz qė janė analfabetė ndaj Biblės! Sėshtė pėr tu habitur, gjithashtu, qė nė kombin tonė ka rėnė uria e fjalės sė Perėndisė! Njerėzit nuk e dinė se nė kusi ka vdekje.
Sa herė qė nuk predikohet e vėrteta, populli i Perėndisė vdes nga uria. Sa herė qė nuk tregohet e tėra kėshilla e Perėndisė, gabimi shumė shpejt lėshon rrėnjė: Sepse nuk u tėrhoqa prapa pėr tė mos ju treguar gjithė kėshillėn e Perėndisė. Tregoni kujdes, pra, pėr veten tuaj dhe pėr gjithė tufėn, nė mes tė sė cilės Fryma e Shenjtė ju ka vėnė ju kujdestarė qė tė kullotni kishėn e Perėndisė, tė cilėn ai e ka fituar me gjakun e tij. Nė fakt unė e di se, pas largimit tim, do tė hyjnė midis jush ujqėr grabitqarė, qė nuk do ta kursejnė tufėn, edhe vetė midis jush do tė dalin njerėz qė do tė flasin gjėra tė ēoroditura qė tė tėrheqin pas vetes dishepujt (Veprat e Apostujve 20:27-30). Besimtarėt gjithmonė shkatėrrohen pėr mungesė njohurish (Osea 4:6). Filozofia, humanizmi dhe ungjilli pozitiv kurrė nuk kanė arritur ta zhdukin urinė shpirtėrore, por janė bėrė, nė fakt, shkaku i saj. Ky problem mund tė zgjidhet vetėm duke u kthyer tek Fjala e pastėr e Perėndisė: Nėse dikush flet, le ta bėjė si tė shpallė orakullit tė Perėndisė (1 Pjetrit 4:11).
Kjo botė, dhe fatkeqėsisht edhe kisha po ashtu, po vdes shpirtėrisht, prej mungesės sė Ungjillit. Krishti na ka dhėnė Bukėn e Jetės (Gjoni 6:35), me qėllim qė ta ndajmė atė me familjen tonė, me miqtė dhe komshinjtė. Ėshtė pėrgjegjėsia jonė qė tu tregojmė atyre tė vetmin burim tė jetės sė pėrjetshme.
Me qėllim qė ti ushqenin ata qė ishin tė uritur, shėrbėtorėt e Eliseut mblodhėn ato barėra qė kujtonin se ishin tė ngrėnshme. Por barėrat e bėnė helm supėn, e cila, po qe se do tė hahej prej tyre, do tė shkaktonte vdekje shumė mė shpejt sesa vetė uria!
Shumė vetė mendojnė se ata po ushqehen me Fjalėn e Perėndisė. Por nuk e dinė se nė kusi ka vdekje. Ata qė janė tė uritur, e pranojnė me gėzim helmin e doktrinės sė rreme. Ky helm mund tė jetė i pakėt nė sasi, por ai e prish gjithēka qė bie nė kontakt me tė: A nuk e dini se pak maja e mbrun gjithė brumin? (1 Korintasve 5:6). Po qe se ndonjėri sugjeron se nė kusi ka vdekje, atėherė atij njeriu i vihet etiketa e fariseut qė zbaton pikė pėr pikė ligjin, apo e atij qė gjuan heretikėt. Edhe 99% e helmit pėr minjtė ėshtė i padėmshėm, por sa njerėz guxojnė ta hanė atė helm? Nuk mund tua bėjmė qejfin atyre pastorėve, qė predikojnė Ungjillin tė pėrzierė me gabime. Doktrina e rreme, sado e parėndėsishme tė jetė, duhet larguar, sepse pėrndryshe, vdekja do tė vazhdojė tė mbetet nė kusi. Duhet tė rrimė sy-hapur e tė shohim se ēpo futet nė kusi, sepse gabimi mund tė fshihet shumė lehtė pas mantelit tė sė vėrtetės: Ruhuni nga profetėt e rremė, tė cilėt vijnė te ju duke u shtėnė si dele, por pėrbrenda janė ujqėr grabitqarė (Mateu 7:15).
Po, ėshtė e vėrtetė se ka shumė pastorė qė janė tė sinqertė, por ata mund tė jenė sinqerisht tė gabuar, nėse predikojnė doktrinė tė rreme. Edhe shėrbėtori i Eliseut kujtoi se po vepronte mirė, por, po tė mos ndėrhynte vetė Eliseu, ky shėrbėtor do ti kishte sėmurur tė gjithė shokėt e tij. Megjithatė, para se tua bėjmė me gisht tė tjerėve, duhet ti hedhim mirė njė sy vetes tonė: Analizoni veten tuaj a jeni nė besim; provoni veten tuaj! A thua nuk e njihni vetveten se Jezu Krishti ėshtė nė ju? Veē nė qofshi tė pėrjashtuar (2 Korintasve 13:5).
Sa herė qė e shohim se nė kusi ka vdekje, le tė hedhim nė tė miellin e Fjalės sė Perėndisė, sepse vetėm ai mund ta zhdukė helmin e gabimit. Tė predikuarit dhe tė mėsuarit e tė vėrtetės sė gjallė do tė rezultojnė nė dy gjėra: Do tė shkatėrrojnė vdekjen shpirtėrore dhe do tė ushqejnė tė uriturit. Kur nė kusi tė mos ketė mė asgjė tė keqe, atėherė mund tua zbrasim supėn tė tjerėve, qė ta hanė e tė ngopen.
Pėrfundim
Ushqimi mund tė duket i ngrėnshėm, por prapėseprapė mund tė ketė helm brenda. Gjėrat nuk janė gjithmonė ashtu siē duken nga ana e jashtme. Si besimtarė qė jemi, e kemi pėr detyrė qė tė bėhemi ekspertė, kur vjen puna tek siguria e ushqimit: Shumė tė dashur, mos i besoni ēdo frymė, por i vini nė provė frymėrat pėr tė ditur nėse janė nga Perėndia, sepse shumė profetė tė rremė kanė dalė nė botė (1 Gjonit 4:1).
Page created 23 June 2006