Zoti Jezus Krisht e di se ēkemi nė zemėr. Ai i di mendimet qė kemi nė mendje. E di se sa tė fortė e kemi besimin dhe se sa tė madhe e kemi urinė dhe etjen nė shpirtin tonė. Pėr shkak tė marrėdhėnies qė kemi me Tė, ne mund ti besojmė Atij ēdo detaj tė jetės sonė. Nuk mund ti shmangemi faktit se Ai na njeh ashtu siē jemi nė tė vėrtetė.
Dhe kur qe nė Jeruzalem pėr festėn e Pashkės, shumė vetė besuan nė emrin e tij duke parė shenjat qė bėnte (Gjoni 2:23).
Sot shumė vetė besojnė nė Jezusin, ngaqė kanė parė mrekullitė e Tij. Ca tė tjerė e ndjekin Jezusin pėr shkak tė ndonjė pėrvoje emocionuese nė tė kaluarėn. Ėshtė e mundur tė kesh njė nivel tė tillė besimi, por tė mos kesh njė marrėdhėnie personale me Krishtin. Ai nuk u zė besė kėtyre njerėzve, sepse e di se ēkanė ata nė zemėr (Gjoni 2:24). Nga ana e jashtme, ata mund tė duken sikur kanė besim tek Zoti, por ky besim ėshtė i cekėt dhe dėshmia e tyre ėshtė mishore dhe e egzagjeruar. Jezusi nuk ka nevojė qė ndokush tė jepte dėshmi pėr njeriun, sepse ai e dinte ēkishte pėrbrenda njeriut (Gjoni 2:25). Pse iu duket e domosdoshme njerėzve qė ta egzagjerojnė tė vėrtetėn, kur bėhet fjalė pėr mrekullitė e kryera nė shėrbesat e tyre? Vallė, ēarsye kanė qė veprojnė kėshtu? Pėrgjigja ėshtė zakonisht: Paraja! Zoti i njeh kėta njerėz dhe iu shmanget atyre.
Zoti iu zė besė atyre qė e njohin Atė personalisht, pavarėsisht nga mrekullitė. Njerėz tė tillė kanė besim nė fjalėn e Tij dhe dėshirojnė tė jetojnė jetė tė shenjta para Tij. Ata nuk presin qė ta ngopin barkun me ushqim apo me emocion, e pastaj ti besojnė Atij. Ata qė e ndjekin Zotin ngaqė duan fitim apo sukses pėr veten e tyre, nuk janė aspak tė interesuar pėr sakrifikimin e mishit (ose vetes sė tyre). Vini re se mėsuesit qė predikojnė besim dhe pasuri me bollėk, nuk flasin kurrė pėr shenjtėrim dhe ndarje nga bota.
Midis farisenjve ishte njė njeri me emrin Nikodem, njė krer i Judenjve. Ky erdhi natėn te Jezusi dhe i tha: Mėsues, ne e dimė se ti je njė mėsues i ardhur nga Perėndia, sepse askush nuk mund tė bėjė shenjat qė bėn ti, nė qoftė se Perėndia nuk ėshtė me tė (Gjoni 3:1-2).
Edhe pse ishte prift, Nikodemi nuk e njihte Perėndinė me tė vėrtetė. Ai erdhi tek Jezusi, sepse nė shpirt kishte njė uri tė madhe pėr tė vėrtetėn. Ishte shkollar i mbaruar, e megjithatė ishte po aq i humbur (i pashpėtuar), sa edhe mė i keqi i tė gjithė mėkatarėve. Nuk kishte shumė dallim mes tij dhe shumicės sė njerėzve qė shkojnė nėpėr shėrbesa fetare nė ditėt e sotme. Ata kanė dėgjuar rreth Perėndisė, dhe ndoshta mund tė dinė edhe pak gjėra nga Bibla, por nuk kanė njė marrėdhėnie personale me Zotin. Ndryshe nga kėta njerėz fetarė, Nikodemi e dinte se ai ishte mėkatar dhe se kishte nevojė pėr njė Shpėtimtar. Kujt iu drejtua, atėherė? Atyre priftėrinjve nė tempull, qė kishin mė shumė autoritet sesa ai? Jo. Ai e dinte se ata ishin po aq tė vdekur shpirtėrisht, sa ēishte edhe ai vetė. Ai iu drejtua Krishtit pėr njė rrugėzgjidhje.
A ish vizita e tij nė mes tė natės tek Krishti njė shenjė se kishte frikė, apo ishte thjesht ngaqė ai donte qė tė kishte njė bisedė tė qetė e pa ndėrprerje me Tė? Nganjėherė punėt e pėrditshme mund tė na grabisin kėnaqėsinė shpirtėrore, tė cilėn mund ta gjejmė vetėm tek Krishti. Edhe ne gjithashtu kemi nevojė tė shpenzojmė kohė nė praninė e Tij, me qėllim qė ta njohim Atė mė mirė. Nikodemi i kishte dėgjuar historitė, por donte ta takonte Jezusin ballė pėr ballė. Jezusi i zuri besė kėtij prifti qė kėrkonte shpėtim dhe i tregoi atij se ēfarė i nevojitej mė shumė: Jezusi iu pėrgjigj dhe tha: Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtete po tė them qė nėse njė nuk ka rilindur, nuk mund ta shohė mbretėrinė e Perėndisė. Nikodemi i tha: Po si mund tė lindė njeriu kur ėshtė plak? A mund tė hyjė ai pėr sė dyti nė barkun e nėnės sė vet dhe tė lindė? Jezusi u pėrgjigj: Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po tė them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund tė hyjė nė mbretėrinė e Perėndisė. Ēka lindur nga mishi ėshtė mish; por ēka lindur nga Fryma ėshtė frymė. Mos u mrrekullo qė tė thashė: "Duhet tė lindni pėrsėri" (Gjoni 3:4-7). Nikodemi mori pėrgjigjen qė i nevojitej, edhe pse ajo nuk ishte pėrgjigja qė priste. Zoti ēau mes pėr mes gjendjes shpirtėrore fetare tė Nikodemit dhe ia hapi zemrėn pėr ta ndihmuar atė tė shihte thelbin e problemit tė vet. Nikodemi kish nevojė tė rilindte pėrsėri, nėse donte tė shijonte njė marrėdhėnie tė drejtė me Perėndinė. Si do ta mbushim zemrėn, po qe se nuk vijmė tek Krishti? Vetėm Ai i di nevojat e secilit prej nesh. Nuk janė dėshirat mishore tė zemrave tė turmave qė kėrkojnė mrekulli, ato qė do tė pėrmbushen, por ėshtė dėshira e sinqertė e njė zemre tė uritur (Mateu 5:6).
Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po tė them qė nėse njė nuk ka rilindur, nuk mund ta shohė mbretėrinė e Perėndisė (Gjoni 3:3).
Jezusi na thotė edhe neve : Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė, po ju them . Ai as nuk na llaston, as nuk e pėrēmon mėkatin tonė, as nuk na lė qė tė zhytemi nė vetė-drejtėsi fetare. Ai do qė zemrat tona tė ndryshojnė. Mrekullia, tė cilės i shkojnė pas pasuesit e vėrtetė tė Tij, ėshtė mrekullia mė e madhe: mrekullia e pastrimit dhe e pėrtėritjes sė shpirtit.
Tė besuarit sa pėr sy e faqe mund tė duket si gjė e mirė, por pėrkrahėsit e kėtij lloj besimi nuk do tė marrin asgjė tė pėrjetshme nga Perėndia. Por ata qė kanė arsye tė drejta qė i shkojnė pas Atij, ata kurrė nuk do tė kthehen duarbosh. Nuk mund ta mashtrojmė Zotin e gjithėdijshėm, sepse Ai na njeh se cilėt jemi. Ti mė ke hetuar, o Zot, dhe mė njeh. Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim. Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim dhe i njeh thellė tė gjitha rrugėt e mia. Sepse, edhe para se tė jetė fjala mbi gojėn time ti, o Zot, e di atė plotėsisht (Psalmi 139:1-4).Page created 29 April 2006